Të gjithë ata që mendojnë se Ilir Meta e
komplikoi krizën politike, I bien kot më qafë. Merita e vetme e Ilir Metës
është që e qartësoi krizën politike.
Kjo krizë është ngjizur qysh në fillim si një
lëvizje e përbashkët e Sali Berishës dhe Ilir Metës, njëri duke përdorur
opozitën dhe tjetri institucionin e Presidentit për të prodhuar një kaos dhe
destabilizim të vendit, me qëllim që kriza të negociohej me Ata, dhe Ata të
merrnin garancinë e duhur që nuk do ti prek më askush.
E gjithë kjo ka filluar si krizë paniku në
Korrik të vitit 2016, ndërkohë që po përpëliteshin të votonin Reformën në
Drejtësi. Rezistenca e tyre ndaj reformës ishte shembullore, e guximshme dhe
historike për parti që janë shpallur formalisht pro perëndimore.
Beteja më e madhe gjatë reformës u bë kundër
pranisë së ndërkombëtarëve në mekanizmat e vendimarrjes së institucioneve të
Vetingut dhe vazhdoi pas miratimit të reformës me sabotimin e ngritjes së
institucioneve për aq sa kishin mundësi.
E nisur si krizë paniku dhe e vazhduar si
panik I thelluar, kur askush nuk u ofroi një Pazar që ata do të ishin të
përfillur, ose të siguruar se nuk do tu ndodhte gjë, u shkua drejt zgjedhjeve
të vitit 2017, kur Lulzim Basha tentoi tu ik nga kontrolli, nën shpresat se do
të bënte një qeveri të përbashkët me Edi Ramën dhe do ishte faktor në negocimin
e fatitë të tyre. Prat ë bëhej shefi I tyre.
Fati e desh që as ai të mos faktorizohej pas
zgjedhjeve si humbës, dhe Sali Berisha I vuri atij zgjedhën në qafë, duke e
detyruar të ishte kryetar formal I PD, edhe më tutje, me kusht që tani të mos
bënte asgjë pa leje.
Prej vitit 2017, Shqipëria po duron
talebanizmin e dy liderëve politik Sali Berisha dhe Ilir Meta, njëri duke
shpuar me hosten, “kaun që i ka vënë të tërheq parmendën”, Lulzim Bashën dhe
tjetri në Presidencë duke bërë çështë e mundur të destabilizoj vendin duke
shkelur rregullisht kushtetutën, që nga dekretimet e ministrave, pengesën për
reformën dhe tani me daljen jashtë kontrollit, duke tentuar tu heq shqiptarëve
që duan të votojnë më 30 qershor, të drejtën e tyre. Nesër ose pasnesër, mund
të bëj dhe marrëzira më të mëdha, por nuk është për tu shqetësuar.
Ajo që kanë tre vjetë që presin Sali Berisha
dhe Ilir Meta, është thjeshtë që dikush tu trokas në derë dhe tu jap garanci,
ose ti quaj faktor. Por në vend të garancive ata kanë provuar pasigurinë.
Kur Sali Berisha filloi të provokoj daljen
nga parlamenti dhe djegien e mandateve, duket se në vend të posterit që tu
troskte në derë, për Pazar, u trokiti posteri që i dha lajmin për të qenë
person I padëshiruar për të vizituar SHBA. Më pas kjo ju përsërit numurit 2 të
LSI, si një mesazh I qartë për Ilir Metën në Presidencë. Kjo ishte dhe pika e ujit,
që zbrazi gotën.
Tani, shpresa
e fundit e Sali Berishës dhe Ilir Metës është të destabilizojnë
situatën, të shkatërrojnë zgjedhjet dhe të justifikojnë një dhunë të komanduar
në vend, një lloj terrorizmi politik, me
shpresë se dikush nga Uashingtoni ose Brukseli, do të trokas tek ata, duke u
thënë që gabuam që nuk u morëm me ju që në fillim.
Kjo është e vetmja shpresë e tyre. Dhe kjo
vjen pasi Lulzim Basha ka marrë paralajmërime të qarta se nëse prek zgjedhjet
do të jetë personalisht në listat e zeza të përjetëshme të SHBA dhe nëse do të
ishte në SHBA , do të ishte arrestuar për molotovët. Ilir Meta po ashtu besoj e
ka marr mesazhin pas vizitës së gruas së tij në Uashington, nëse ushqen dhunën
dhe destabilizon institucionet.
Problemi që Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë
sonte, nesër në drekë, pasnesër, më 30 Qershor e më pas, është nëse do të kenë
mundësi të bëhen faktorë destabilizimi.
Nëse jo, ata së paku duan të bëhen heronjtë e
dstabilizimit. Gjestet e hapura kundër kushtetutës, ç’dekretimi I zgjedhjeve, I
panjohur në historinë botërore, kërcëniemt qesharake se do të shpërndaj
parlamenitn, apo do vras veten si Allende, janë të gjitha përgatitje për të
krijuar një kazus, për atë që mund tu ndodh, kur asgjë të mos bëjnë. Kur
drejtësia dhe parlamenti të filloj të merret me ta, kur të shkarkohet nga
presiddnt dhe ti dorzohet drejtësisë, kur “Bin Laden”-i I PD të dal nga
shpella, me barrela drejt qelisë, dhe vendi ti kthehet normaliteti, ata duan së
paku të thonë se po ndëshkohen dhe sakrfikohen,
jo se kanë vjedhur dhe kanë vrarë, por se tentuan të përballen me
Perëndimin
Dhe kjo është një aspiratë legjitime e tyre,
që mund t’ia plotësojnë vetes. SHBA, Bashkimi Evropian, qeveria shqiptare,
parlamenti, KQZ dhe çdo institucion tjetër në vend, duhet ti injorojnë këto
gjeste skizofrenike, të njerëzve të dëshpëruar që ndjehen të pasigurtë. Duhet
ti lëmë në fatin e tyre. Çështja e zgjedhjeve është një çështje që e zgjidh
KQZ, ndërsa çështja e presidentit, një
çështje që e zgjidh parlamenti. Çështjen e futjes së tyre në histori si heronjë
që po sakrifikohen në pritje të një pazari, nuk e ka në dorë as qeveria, as
parlamenti, as SHBA dhe askush tjetër. Ai është një fiksim I tyre, të mësuar që
gjithë jetën, sa herë kanë qenë afër humnerës,
dikush u ka dhënë një dorë. Këtë rradhë nuk do të ketë dhe gjithë
dëshpërimin dhe paranojën e tyre, merreni me qetësi. Nuk është problem I
shqiptarëve, por problem I atyre që duan tu nxijnë jetën shqiptarëve, për të
zbardhur të shkuarën e tyre. Nuk I ndihmojmë dot më.