Ktheu banesën në “market” kokaine, pranga 23-vjeçares

Një vajzë e re shqiptare u arrestua pasi u kap në flagrancë duke shitur lëndë narkotike. Shqiptarja 23-vjeçare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, e kishte kthyer apartamentin e saj si një market për klientët ku mund të blinin kokainë.

Pasi kapën ‘mat’ një çift që sapo kishte blerë drogën, policia italiane hyri në banesën e shqiptares, ku gjeti disa doza të bëra gati për shitje. Policia sekuestroi drogën, një peshore elektronike dhe materiale që shërbenin për paketimin e dozave.

Kokaina tre milion euro, në pranga tre shqiptarë

Policia Italiane, ndaloi tre shtetas shqiptarë në Bolzano, të cilët u kapën me 12 kg kokainë. Aksioni u zhvillua të mërkurën në rrugën shtetërore të Vipiteno, ku u ndalua mjeti me të cilin udhëtonin shqiptarët.

Pas kontrolleve, në makinën e tre shqiptarëve u gjetën 12 kilogramë kokainë, e cila ishte ndarë në 10 çanta. Sipas mediave italiane, që i referohen Policisë, droga kishte vlerën e 3 milion eurove.

Në flagrancë u arrestuan tre shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Sipas policisë, një prej tyre është në moshën 23 vjeç, banues në Foggia. Ndërkohë, dy të tjerët, një 39 dhe një 29 vjeç, banonin në provincën e Pizës.

I dënuar në Itali, FNSH e arreston në Fier

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Policia e Fierit dhe Interpol Tirana, arrestuan të mërkurën një person të kërkuar nga drejtësia italiane. Sipas një njoftimi zyrtar, mësohet se në pranga është vënë shtetasi me inicialet F.G., 45 vjeç, banues në fshatin Dërmënas.

Sipas  Policisë, ky person ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2016, pasi është dënuar me 18 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Milanos në Itali, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik droge (heroinë) në sasi të mëdha”.

Gjatë operacionit për arrestimin e këtij personi, policia sekuestroi  dhe një sasi lënde narkotike kabanis si dhe një armë gjahu “karabinë”. Materialet hetimore i kalojnë Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Hajduti vret 2 policë dhe plagos 3 të tjerë brenda komisariatit

Dy policë të vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci i një sulmi me armë zjarri ndodhur në komisariatin e policisë së Triestes. Arrestimi i dy vëllezërve, të akuzuar për vjedhjen e disa motorëve, solli një tragjedi në polici. Njëri prej vëllezërve rrëmbeu armën e një polici dhe vrau dy prej tyre në tentativë për t’u arratisur. Gjatë shkëmbimit të zjarri u plagosën edhe 2 policë të tjerë dhe vëllai i agresorit.

Pas arrestimit, njëri nga vëllezërit, Stephan Meran, 29 vjeç, i cili vuante nga problemet mendore, kërkoi leje për të shkuar në tualet, por gjatë rrugës rrëmbeu armën e policit dhe e qëlloi atë për vdekje. Në tentativë për t’u larguar vrau edhe një tjetër efektiv policie. 29-vjeçari tentoi të arratisej me një makinë policie, por nuk ja doli. Gjatë kohës ka pasur shkëmbime me armë zjarri ku mbetën të palosur 2 policë të tjerë dhe vëllai i agresorit, Carlysle Stephan Meran, 32 vjeç, i cili tentoi të arratisej gjithashtu.

Të shtënat ndodhën pak para orës 17:00 në Selinë e Policisë në Trieste, ndërsa dy vëllezërit ishin nga Republika Domenikane. Në kujtim të dy policëve të vrarë, kryetari i Komunës së Trieste, Roberto Dipiazza, shpalli ditë zie për qytetin .

Shkatërrohet banda shqiptaro-italiane, trafikonin 20 mijë euro drogë në muaj

Karabinierët italianë kanë shkatërruar një grup shqiptaro-italian, që merrej me trafikimin e drogës duke çuar në arrestimin e 13 personave. Mes të arrestuarve ka shqiptarë dhe italianë të moshave nga 25-50 vjeç, ku gjykata ka vendosur “arrest me burg” për 5 prej tyre, 2 në “arrest shtëpiak” dhe 6 të tjerë u ka dhënë masën “detyrim paraqitje”.

Grupi, i cili vëzhgohej prej kohësh nga policia italiane, vepronte në zonën e Valletten në periferi të Torinos, duke u hequr se shisnin libra dhe arka me shishe vere. Në fakt ato bënin transportin e lëndës narkotike, ndërsa disa të tjerë ruanin zonë me dylbi nëse mund të shfaqej ndonjë karabinier.

Nga tregtimi i drogës, grupi kriminal përfitonte 20 000 euro në muaj. Policia sekuestroi një sasi të madhe lëndë narkotike si kokainë, hashash dhe marijuanë, ndërsa vijon hetimet për identifikimin e të implikuarve të tjerë në këtë trafikun e drogës.

Qeni i zbulon 100 mijë euro kokainë, dy të arrestuar

Një shqiptar dhe një italian kanë përfunduar në prangat e policisë pasi u kapën me një sasi kokaine, vlera e të cilës është 100 mijë euro. Nuhatja e fortë e qenit zbuloi drogën  e paketuar me vakum dhe letër celofan, që ishte e fshehur nën dyshek, në një zgavër të shtratit, në mënyrë të tillë që të mos dukej. Por duket se qeni ua ka prishur planet dy të arrestuarve, të cilët ishin të papunë dhe veprimet e tyre të çuditshme kishin kohë që monitoroheshin nga policia.

Droga u sekuestrua në një apartament në Vottignasco dhe kishte një vlerë prej 100 mijë euro. Gjithashtu policia sekuestroi edhe 3000 euro, disa gram marijuanë, peshore elektronike dhe materiale paketimi. Policia vijon hetimet për përfshirjen e personave të tjerë në trafikun e drogës, ndërsa nuk bën të ditur detaje të tjera.

Drama e Italisë, vendi mbetet pa fëmijë!

Nataliteti në Itali ka rënie rekord. Rinia ka humbur besimin tek e ardhmja. Tani po krijohet qeveria e 66 brenda 73 vitesh. Borxhet e shtetit dhe papunësia janë të larta. Gjithnjë e më pak italianë mendojnë për bambini.

Mbesa e vogël Livia një vjeç është gjithçka për Luisa-n. Ajo e quan mbesën e saj të vetme plot dashuri “La Bimba”. Çdo verë familja e saj i kalon javët e nxehta të verës në bregdet pranë Romës. E Nonna Luisa ka mall për harenë e fëmijëve dhe familjen e madhe  –  sikurse ka qenë dikur në Itali, na thotë: “Për ne familja ka qenë gjithçka për të cilën kemi sakrifikuar jetën! Nuk ka kuptim, kur nuk ke nipër e mbesa, kur nuk ka fwmijë, të cilëve të mund t’ia pasojmë trashëgiminë tonë.”

Por sot Italia ka ndryshuar. Kuota e natalitetit prej vitesh është ndër më të ulëtat në Europë. Nonna Luisa e di, që ajo ka fat me Livian e vogël. Vajza e saj Serena ishte 39 kur e lindi atë.

Serena e punësuar në aeroport e ka të thjeshtë shpjegimin: Fajin e ka politika. Asnjë qeveri në njëzet vitet e fundit nuk ka ndjekur një politikë moderne për familjen, me lehtësi jetese për nënat në marrëdhënie pune, thotë ajo: „Nëse në aeroportin e Romës do të kishte pasur një çerdhe fëmijësh, ku mund ta çoja unë vajzën time, atëherë unë do të kisha preferuar që qysh në ditën e parë pas lindjes të rifilloja punën. Por kjo ishte e pamundur.

Fëmijët shihen si barrë, kur mungon siguria financiare…

Nëna Luisa vëren, që fëmijët e saj – si shumë të rinj të tjerë në Itali – nuk kanë vendosmëri për ta marrë vet jetën në dorë. Djali Enrico vërtetë ka një punë në një farmaci, por ai ende nuk e ka krijuar familjen e vet. “Brezi i fëmijëve të mi nuk ka më një perspektivë të mirë. Atyre u mungon një projekt i besueshëm për të ardhmen. Jo vetëm sepse ka gjithnjë e më pak punë dhe shteti ua vështirëson jetën, por të rinjtë italianë kanë humbur qëndrueshmërinë, që na karakterizonte neve dikur!”

Luisa kujton me nostalgji kohët e fëmijërisë së saj: “Më kujtohet ende vështrimi i tezeve të mia, ato na përqafonin ne fëmijëve dhe na jepnin dashuri e ndjenjën, se me ne jeta fillon sërish.”

Këmbimi i roleve

Çfarë nuk shkon në Itali?! Sociologët vëzhgojnë, se brezat e dekadave të fundit i kanë këmbyer rolet.

Raffaella CAso, pranë Institutit Kërkimor Eurispes vëren: “Sot nuk ndihmojnë më të rinjtë të moshuarit, por anasjelltas. Gjyshërit ua kalojnë trashëgiminë në imobilje apo kursimet nga pensioni nipërve e mbesave të tyre ose u paguajnë atyre qiranë apo kopështin e fëmijëve.”

Italianet lindin mesatarisht në moshën 33 vjeç, nëse ato lindin një fëmijë, ato janë më të moshuara krahasuar me europianet e tjera. Shumë gra e burra nuk i shohin më fëmijët si një bekim për jetën e tyre, por si barrë. Enrico, djali i Luisa-s: “Jeta është mjaft e ndërlikuar mes punës, taksave dhe shpenzimeve. Ato pak orë që mbeten të lira në ditë ti do të çlodhesh, të mendosh për veten e të dalësh me miqtë. Një fëmijë të bëhet pengesë për të gjitha këto.”

Enrico-s i pëlqen që është bërë dajë dhe sa herë ka mundësi viziton mbesën e vogël dhe motrën e tij. Familja është e rëndësishme për të, por jo një fëmijë i veti! 42-vjeçari preferon çdo ditë para se të nisë punën në farmaci që ta hajë drekën tek mamaja. Luisa kishte menduar një tjetër të ardhme për fëmijët e saj: „Vërtetë të realizuar nuk e shoh as vajzën e as djalin tim. Serena ndonëse ka studiuar, çfarë merr ajo sot?! Vetëm një punë të paguar keq në një shoqëri ajrore. Shumë vite e kam mbështetur atë financiarisht. Mirë që u martua. Po Enrico?! Hiç gjë?! Edhe për të kisha përfytyruar një të ardhme ndryshe!”

Luisa është e zhgënjyer nga Italia me 66 qeveri në 74 vitet e jetës së saj. Këto qeveri kanë prodhuar shumë kriza dhe pak të ardhme për vendin – pak për të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe të Livias, mbesës së saj të vogël./DW

Po transportonte drogë me vlerë 1.2 milion euro, arrestohet shqiptari në Itali

Policia italiane ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, me inicialet N.R. Ky person është arrestuar nga policia e Bolonjës, pasi po transportonte në mjetin e tij një sasi prej 200 kg marijuanë. Arrestimi është bërë në flagrancë, gjatë kohës që i riu shqiptar ishte duke transportuar drogën në autosdradën Bolonjë-Fiera. 

Policia fillimisht ka pikasur të riun që po lëvizte me shpejtësi të madhe në autosdradë. Pas këtij momenti, policia është vënë në ndjekje të të riut, të cilin kanë arritur ta ndalojnë pas disa kilometrash.

Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur të riut brenda mjetit njëqind pako marijuanë, me një peshë totale 208 kg, e cila ishte e përgatitur gati për tregun e pakicës. Sipas policisë vlera e drogës së sekuestruar nëse do të shitej shkonte rreth 1.2 milionë euro. Shqiptari është arrestuar dhe do të gjykohet nga Gjykata e qarkut të Bolonjës.

Kabineti i ri në Itali, peng i numrit dy të qeverisë

Partia Demokrtike dhe Lëvizja 5 Yjet, janë pranë gjetjes së marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re në Itali, duke shmangur zgjedhjet e parakohshme, pas dorëheqjes së kryeministrit Conte. Palët kanë arritur parimisht krijimin e një koalicioni mazhoritar në Parlament, duke krijuar kështu mundësinë për një qeveri të re, ku pritet që Giuseppe Conte të rizgjidhet Kryeministër. Por, siç raportojnë mediat italiane, problemi i vetëm që duhet zgjidhur, është ai i zëvendës kryeministrit. Sekretari i PD, Nicola Zingaretti ka zhvilluar një takim me presidentin Sergio Mattarella ku i ka komunikuar atij gjetjen e marrëveshjes mes PD dhe M5S.

“Ne konfirmuam me vendosmëri nevojën për të ndërtuar një qeveri të përparuar dhe me vazhdimësi. Ne e duam Italinë dhe mendojme se ia vlen ta provojmë këtë përvojë. Të shmangin përgjegjësinë e guximit për të provuar është e vetmja gjë që nuk mund ta lejojmë, ne synojmë t`i japim fund kohës së urrejtjes, pakënaqësisë dhe frikës”, ka thënë Zingaretti. Mëngjesin e të mërkurës, është mbajtur takimi vendimtar mes M5S dhe PD, ku është vendosur për të vijuar negociatat për krijimin e qeverisë së re.

Megjithatë, palët kanë ende një problem që po mban peng zgjidhjen përfundimtare të krizës, çështjen e zëvendës kryeministrit. Udhëheqësi i Lëvizjes 5 Yje, Luigi Di Maio nuk ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike që qeveria e re të ketë një zëvendës kryeministër, dhe ai të jetë nga radhët e kësaj force politike. Emri i sekretarit të përgjithshëm të PD, Nicola Zingaretti, është gjithashtu favorit për të marrë këtë pozicion, që do të ishte një kundërpeshë ndaj kryeministrit, nëse do të rizgjidhet, Giuseppe Conte.

Plumb kokës 27-vjeçarit shqiptar në Itali, emri dhe dyshimet e policisë

Një i ri 27-vjeç nga Shqipëria, Serxhio Veizi, është gjetur i vrarë me plumb në kokë në makinën e tij tip “Volksëagen Polo”. Mjeti është gjetur në rrugën që lidh Carano me Ugento. Policia italiane raporton se brenda mjetetit ka gjetur dhe një armë zjarri pistoletë, e cila ishte pranë trupit të viktimës, në sedijen e pasagjerit.

Nuk dihet ende nëse është një vrasje apo vetëvresje, ndërsa hetimet vijojnë. 27-vjeçari jetonte në një provincë të Barit. Policia ka arritur të zbardh disa detaje paraprake nga e kaluara e të riut shqiptar.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, mësohet se Serxhio Veizi, ka pasur një të shkuar që e lidh atë me botën e trafikut të drogës. Trupi i pajetë i 27-vjeçarit është gjetur nga punëtorët e pastrimit. Pas konstatimit të trupit të pajetë, mësohet se punonjësit e pastrimit kanë lajmëruar policinë.

Skip to toolbar