Kokaina tre milion euro, në pranga tre shqiptarë

AKTUALITET


Policia Italiane, ndaloi tre shtetas shqiptarë në Bolzano, të cilët u kapën me 12 kg kokainë. Aksioni u zhvillua të mërkurën në rrugën shtetërore të Vipiteno, ku u ndalua mjeti me të cilin udhëtonin shqiptarët.


Pas kontrolleve, në makinën e tre shqiptarëve u gjetën 12 kilogramë kokainë, e cila ishte ndarë në 10 çanta. Sipas mediave italiane, që i referohen Policisë, droga kishte vlerën e 3 milion eurove.

Në flagrancë u arrestuan tre shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Sipas policisë, një prej tyre është në moshën 23 vjeç, banues në Foggia. Ndërkohë, dy të tjerët, një 39 dhe një 29 vjeç, banonin në provincën e Pizës.