Benjamin Netanjahu përveç postit të kryeministrit të Izraelit, mban edhe postin e ministrit edhe për 4 Ministri përkatësisht atë të Mbrojtjes, Shëndetësisë, Arsimit dhe Drejtësisë.
Pas shkarkimit të ministres së Drejtësisë, Ayelet Shaked, Netanyahu zgjodhi ta drejtojë vetë këtë ministri duke u bërë kështu imun ndaj ligjit. Kryeministri Netanjahu dyshohet të jetë i përfshirë në tre raste të ndryshme për korrupsion.
Netanyahu donte t’i jepte postin njeriut të tij të besuar, ministrit të turizmit Yariv Levin, i cili është një ish-nënkryetar i Shoqatës së Avokatëve të Izraelit. Por Levin ka thënë se nuk dëshiron portofolin gjatë një qeverie kujdestare kur ai nuk mund të bëjë reforma. Në këtë mënyrë Netanyahu e ka mbajtur për vete edhe Ministrinë e Drejtësisë.
Ligji izraelit nuk e ndalon dot një kryeministër që po largohet, që të emërojë ose të shkarkojë ministrat para zgjedhjeve që priten të zhvillohen