60 mjekë, në një letër të hapur ndaj Sekretarit të Brendshëm të Mbretërisë së Bashkuar, kanë kërkuar trajtim urgjent mjekësor për themeluesin e “WikiLeaks”, Julian Assange, i cili ndodhet në burgun e sigurisë së lartë për spiunazh dhe publikim të dokumenteve sekrete shtetërore.
“Assange kërkon vlerësim urgjent të ekspertëve mjekësorë, si për gjendjen e tij fizike ashtu edhe atë psikologjike. Sikur të mos bëhej një vlerësim dhe trajtim i tillë urgjent, ne kemi shqetësime të vërteta, mbi provat që janë aktualisht të disponueshme, që Assange mund të vdesë në burg. Situata mjekësore është urgjente. Nuk ka kohë për të humbur”-shkruajnë mjekët në letrën dërguar autoriteteve britanike.
Assange pritet të dalë në gjyq në Britaninë e Madhe, ndërsa vijon betejën kundër ekstradimit në Amerikë.