Ngjela: Ku ka grekë në Shqipëri mor Dule ziu, s’ka në Athinë

Sparta Ngjela ka reaguar në lidhje me përvjetorin e vrasjes së Kacifas në Bulrat, duke e cilësuar këtë si një akt turpi për shtetin grek. Ngjela dhe se “njerëz pa vlerë” u mblodhën në Bularat për të nderuar një bandit me armë në dorë. Avokati Ngjela nuk kurseu as akuzat dhe ironitë për Vangjel Dulen, i cili u shfaq në memorialin e Kacifas në përpjekje për të “çliruar grekët” në Shqipëri. Ngjela thotë se grekë jo që nuk ka në Shqipëri, por edhe në Athinë mezi gjen tashmë.

“Turp për shtetin grek në atë që kërkoi të ndodhte dje në Bularat. Një mijë njerëz pa vlerë shoqërore, erdhën dje të dehur me marrëzi në varrin e një banditi që sigurisht se, edhe ky, në marrëzi ka qenë kur ka shtirë me armë për të vrarë njerëz, një vit më parë. Policia shqiptare dje iu tregoi vendin, por më e ashpër duhej të kishte qenë.

l.Njëzet të çmendur, me kafka të shtrembëra prej orienti që nuk kanë lidhje fare me Gadishullin Ilirik, u panë dje në Shqipëri, të ardhur nga Greqia.

Edhe Vangjel Dulia me ta. Edhe Vangjeli i shkretë, si fis, i ardhur nga Anadolli është, nuk është autokton këtu. Ku ka grekë këtu, mor Dule ziu! Grekë nuk ka në Athinë, e ju vini “të çlironi grekët” në Shqipëri. As Donkishoti nuk do ta kishte projektuar dot këtë lloj marrëzie.

ll.Këta të fantaksur kanë marrë fund. Nuk dinë ende se ku janë. Asgjë nuk i bëjnë dot tanimë Shqipërisë dhe shqiptarëve këta të ardhur nga Anadolli e nga Lindja e Mesme që kujtojnë se, me falsitetin historik të shtetit grek, janë ende të fortë si pushtues territoriesh shqiptare.

Janë të trembur.

Shqipëria dhe shqiptarët kanë hyrë në një proces rivlerësimi historik nga shkenca e madhe e historisë botërore. Gjuhën shqipe nuk e zhdukën dot, as grekët dhe as serbët, me të gjithë zjarrin që hodhën kundër saj. Dhe sigurisht që, të dy këta shtete, të ngritur mbi varret e shqiptarëve të vrarë prej tyre, edhe Greqia edhe Serbia, janë nën shqetësimin e së vërtetës.

Kush na qenka ky heroi grek që u përkujtua dje?! Një bandit me armë në dorë, dhe, për më tepër, dhe, siç dëgjuam nga të ardhurit e djeshëm, i vrari na paska qenë edhe çlirurs. Pika çlirursit! Dhe të gjithë atyre që shkojnë në përkujtimin mortor të tij. Komedi të tilla, vetëm njerëz të marrë e në dëshpërim mund t’i krijojnë.

Janë të trembur. Të ardhurit po kërkojnë të çlirohen nga vendasit autoktonë: komedi e madhe! Në thelb, këta janë fakirë që po i përbuz historia. Kjo është e vërteta.” shkruan Ngjela

Përvjetori i Kacifas, policia bllokon në kufi ekstremistin grek

Ekstremisti grek Babus Karathanos, eksponent i njohur i Agimit të Artë,  nuk është lejuar të hyjë në doganën e Qafë Botës, për të marrë pjesë në një vjetorin e vrasjes së ekstremistit Kostandinos Kacifas në Bularat. Karathonas është një nga personat e shpallur “non grada” në Shqipëri, pasi një vit më parë shkaktoi trazira dhe bëri thirrje nacionalist, ultrafashiste ndaj shqiptarëve. Për ndalimin e tij në kufi ka reaguar edhe vetë ekstremisti duke e cilësuar si tentativë frikësimi ndaj grekëve. Ai ka publikuar foton e dokumentit ku ndalohet të hyjë në Shqipëri, ndërsa hedh akuza se qeveria shqiptare po tenton të frikësojë pakicat greke.

Ja fotografia e dokumentit që thotë se nuk më lejohet të hyj në Shqipëri sepse dokumentet e mia të udhëtimit nuk janë në rregull. Pas disa orësh të shpenzuar në kufirin e Greqisë-Shqipëri duke u përpjekur për të arritur në Bularat për të marrë pjesë në memorialin e Kostandinos Kacifas ata më dhanë këtë dokument dhe më ndaluan të hyj në Shqipëri. Sigurisht, me këto dokumente të njëjta udhëtimi që shpesh udhëtoj në Evropë. Por jo në Shqipëri. Kryeministri i këtij vendi që ndalon qytetarët grekë të kalojnë në territorin e saj me justifikime qesharake, uron të ketë një takim me Kryeministrin grek. Ai gjithashtu dëshiron që vendi i tij të bashkohet me familjen europiane. Ndërkohë në bazë të përditshme, po terrorizon pakicën kombëtare greke të Epirit të Veriut. Por le të dijë se grekët nuk frikësohen dhe frikësimi i tij nuk do të kalojë.” shkruan Karathanos.

Gjatë një vjetorit të vrasjes së Kacifas, forca të shumta policie dhe RENEA-s janë vendosur në Bularat për të shmangur krijimin e incidenteve. Në rrjetet sociale ekstremistët grekë kanë bërë thirrje për mbështetje të Kacifas duke ardhur për përvjetorin e tij në Shqipëri. Ekstremisti Kostandinos Kacifas mbeti i vrarë një vit më parë, pasi hapi zjarr ndaj forcave RENEA në Bularat. Vrasja shkaktoi reagime të shumta të nacionalisteve dhe ekstremistëve grek, të cilët e varrosën Kacifas, si të hero të tyre.

Ndalohet në kufi ekstremisti grek, “non-grata” pas incidenteve në varrimin e Kacifas

Një ekstremist grek është ndaluar të hyjë në Shqipëri në kufirin e Kakavijës, pasi ishte shpallur “non grata” nga autoritetet shqiptare.

Shtetasi grek Kostas Dhimitropulos është një nga 52 personat e shpallur “non-grata” nga ana e autoriteteve shqiptare, që bllokuan rrugën Gjirokastër-Kakavijë dhe bënë thirrje raciste ndaj shqiptarëve gjatë varrimit të minoritarit Kostandin Kacifas në Bularat. Kostas Dhimitropulos është ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës pasi ishte duke udhëtuar drejt Himarës për të kaluar pushimet me bashkëshorten e tij.  

Minoritari Kostandin Kacifa, qëlloi me armë zjarri mbi policinë shqiptare dhe pas disa orësh betejë me forcat e rendit, gjeti vdekjen në Bularat të Gjirokastrës në nëntor të 2018

35-vjeçari nuk iu bind urdhrit të forcave RENEA për të hedhur armën dhe për t’u dorëzuar, por vijoi të qëllonte drejt forcave blu, deri sa gjeti vdekjen nga shkëmbimi i zjarrit.

Skip to toolbar