Ndalohet në kufi ekstremisti grek, “non-grata” pas incidenteve në varrimin e Kacifas

AKTUALITET


Një ekstremist grek është ndaluar të hyjë në Shqipëri në kufirin e Kakavijës, pasi ishte shpallur “non grata” nga autoritetet shqiptare.

Shtetasi grek Kostas Dhimitropulos është një nga 52 personat e shpallur “non-grata” nga ana e autoriteteve shqiptare, që bllokuan rrugën Gjirokastër-Kakavijë dhe bënë thirrje raciste ndaj shqiptarëve gjatë varrimit të minoritarit Kostandin Kacifas në Bularat. Kostas Dhimitropulos është ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës pasi ishte duke udhëtuar drejt Himarës për të kaluar pushimet me bashkëshorten e tij.  


Minoritari Kostandin Kacifa, qëlloi me armë zjarri mbi policinë shqiptare dhe pas disa orësh betejë me forcat e rendit, gjeti vdekjen në Bularat të Gjirokastrës në nëntor të 2018

35-vjeçari nuk iu bind urdhrit të forcave RENEA për të hedhur armën dhe për t’u dorëzuar, por vijoi të qëllonte drejt forcave blu, deri sa gjeti vdekjen nga shkëmbimi i zjarrit.




Skip to toolbar