Do trafikonte heroinë drejt Greqisë, arrestohet në Kakavijë 59-vjeçari

AKTUALITET


Policia Kufitare në Doganën e Kakavijës goditi një tentativë të trafikimit të drogave të forta. Sipas një deklarate zyrtare të Policisë së Shtetit, mësohet se një person është arrestuar në flagrancë pasi tentoi të kalonte 555 gramë heroinë drejt Greqisë.

Në pranga është vënë shtetasi me inicialet B.R., 59 vjeç. Makinës së këtij shtetasi i është bërë një kontroll i imtësishëm në vijën e dytë të kontrollit në Pikën Kuftitare.


Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, nga punonjësit e Policisë Kufitare, në çantën e tij personale u gjetën dy pako me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, me peshë totale 555 gramë

Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.R., për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.




Skip to toolbar