Nëse doni të dini çfarë ndodh pas vdekjes na e thotë Keanu Reeves

Aktori Keanu Reeves ishte i ftuar në emisionin “The Late Show with Stephen Colbert” për të promovuar filmin e tij të fundit, ‘John Wick 3 – Parabellum’, që do të shfaqet në kinematë botërore më 16 maj. Një pyetje e gazetarit “Çfarë ndodh kur vdesim?!” që ishte në kuadër të shakasë, ka marrë një përgjigje që në fakt i ka lënë të gjithë të habitur.

“Di që njerëzit që na duan do ta ndiejnë shumë mungesën.” tha Reeves, një përgjigje që u vlerësuar nga të gjithë në studio.

54-vjeçari është një nga aktorët më të dashur jo vetëm për filmat e tij por edhe për thjeshtësinë dhe bamirësitë që bën.

Skip to toolbar