Plagosën 26-vjeçarin në Korçë, arrestohen 3 persona

Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohen si autorë të plagosjes së një 26-vjeçari në qytetin e  Korçës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e ditës së hënë, pas një sherri mes të rinjve për motive të dobëta.

Gjatë sherrit ka mbetur i plagosur shtetasi Armando Trimi, ndërsa policia ka vënë në pranga ditën e martë tre autorët me iniciale A.K, 18 vjeç,  M.J., 28 vjeç dhe I.A., 32 vjeç.

Sipas policisë 18-vjeçari rezulton një person i dënuar më parë nga drejtësia.

Korçë, plagoset me thikë një 26-vjeçar

Një person është plagosur me thikë, nga tre persona të tjerë pas një sherri për motive të dobëta mes tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ndërsa policia ka identifikuar tre autorët e ngjarjes dhe po punon për arrestimin e tyre.

I plagosur ka mbetur shtetasi  Armando Trimi, 26 vjeç, i cili po merr mjekimin e duhur në Spitalin e Korçës.

Plagoset me kaçavidë një i moshuar në qendër të Korçës, autori në kërkim

Pasditen e të dielës në qendër të qytetit të Korçës ka ndodhur një ngjarje e rëndë, teksa një 67-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë. Sipas asaj që raporton Policia e Korçës, ngjarja mendohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Midis të moshuarit dhe agresorit ka pasur një debat për motive të dobëta, ende të paqarta, teksa më pas gjithçka ka përfunduar me goditjen brutale të të moshuarit.

 Agresori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e personit që ka kryer plagosjen. Sakaq, i moshuari është dërguar në spitalin e Korçës ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore.

Në lagjen nr 3 në Korçë,  dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta shtetasi D.M, 67 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.

Goditën eskortën e Ramës në Korçë, procedohen penalisht tre persona

Tre persona janë arrestuar dhe pritet të ndiqen penalisht nga policia e Korçës pasi, kanë hedhur mjete të forta në drejtim të eskortës së kryeministrit Rama. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, ku disa militantë të PD dolën në vendin e quajtur “Kthesa e Cangonjit”,  për t’i bllokuar rrugën kryeministrit Rama, i cili zhvillonte fushatën elektorale në qarkun e Korçës.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit M.H, 34 vjeç, S.S, 34 vjeç dhe E.L, 37 vjeç, banues në Korçë. Ato akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Arrestimi i tyre u bë bazuar në pamjet filmike dhe raportet e shërbimit të policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Rama: Në 2017 arrita ta bind Zhulietën, sot nuk bëhem dot më Romeo

Nga Korça, kryeministri Rama nuk i ka kursyer ironitë për kreun e PD, Lulzim Basha duke përmendur edhe marrëveshjen politike të arritur në 2017. Ai e ka konsideruar veten si Romeon e historisë, që arriti ta binde Zhulietën (Bashën) për të hyrë në zgjedhjet e 2017, ndërsa tha se këtë herë nuk mund ta bëjë dot këtë rol.

‘Në 2017 isha unë që u bëra Romeua i asaj kohe që iu luta Zhulietës siç nuk do kisha pasur dot fuqi t’i lutesha gjithë vajzave të bukura të Korçës në gjithë jetën time. Në fund e binda Xhulin, hajde kërko ca të duash. Mori gjysmën e qeverisë dhe mori gjysmën më me peshë’- tha Rama

PD tenton t’i bllokojë rrugën Ramës në Korçë, Salianji përplaset me policinë

Militantët e Partisë Demokratike, të udhëhequr nga ish-deputeti Ervin Salianji dhe Endrit Braimllari kanë bllokuar rrugën në qytetin e Korçës ku do të kalonte kryeministri Rama për të zhvilluar takimin elektoral.

Militantët kanë zënë rrugë, ndërsa policia është mundur t’i largojë ato. Kjo ka çuar në tensionim të situatës, ku nuk kanë munguar debatet mes policisë dhe ish-deputeti Salianji, i cili e ka akuzuar se po provokon qytetarët.

Militantët kanë tentuar t’i bllokojnë rrugën kryeministrit Rama edhe në Devoll. Edhe pse kjo gjë u pengua nga forcat, militantët kanë nisur të gjuajnë me shishet e ujit eskortën e makinave. Më herët Rama ka shprehur qartë se personat që tentojnë të bllokojnë fushatën elektorale ndëshkohen nga ligji.

Bllokimi i rrugëve nga militantët e PD në qytetet ku Rama zhvillon fushatën elektorale është një nga strategjitë e reja të opozitës për të bllokuar zgjedhjet.

Përplas këmbësorin, autori largohet nga vendngjarja

Një këmbësor ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një makinë, që është larguar nga vendngjarja. I plagosuri, rreth 60 vjeç, është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të gjenden së tij të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Boboshticë, ndërsa drejtuesi i mjetit tip “Benz” është larguar nga vendngjarja.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Tërmetet në Korçë, bëhet bilanci paraprak i dëmeve materiale

Pas qetësimit të gjendjes në Korçë nga lëkundjet e tërmeteve ka nisur edhe vlerësimi paraprak i dëmit material. Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo tha se sipas vlerësimit paraprak dëmi material llogaritet të jetë 200-250 milionë lekë të reja, ndërsa dëmet më të mëdha paraqiten në fshatin Floq. Filo foli edhe për ndërtimin nga e para të 60 shtëpive, ndërsa 90 të tjera do të rikonstruktohen.

“Grupet e eksperteve kanë filluar prej 2-3 ditësh vlerësimin e dëmeve të shkaktuar për bashkinë e Korçës, ka pasur një përllogaritje fillestare të faturës të rikonstruksionit të shtëpive. Kemi bëre një vlerësim paraprak dhe kemi llogaritur një vlere të ndërtimit të rreth 60 shtëpive te cilat duhen ndërtuar nga e para, 90 banesa të cilave u duhet një rikonstruksion,që varion nga rikonstruksioni më i plote deri tek rikonstruksion i pjesshëm. Vlera paraprake i përllogaritur nga komisioni i eksperteve varion nga 200 deri në 250 milion leke të reja për demet e shkaktuara në bashkinë e Korçës ku përfshihet kryesisht në fshatin e Floqit, por edhe në fshatra të tjerë të Bashkisë Korçë” – tha Filo

Tërmeti në Korçë, shqyrtohet mundësia për ndërtimin e një lagje të re në fshatin Floq

Korça vijon të jetë nën makthin e lëkundjeve të tokës, të cilat ende nuk kanë pushuar plotësisht. Megjithatë, duket se pjesa më e vështirë ka kaluar, dhe tashmë ka nisur puna për verifikimin e dëmeve dhe sigurimin e strehimit për banorët. Këtë të enjte pasdite në Prefekturën e Korçës është mbledhur Shtabi i Emergjencave Civile, ku është diskutuar rreth situatës dhe ecurisë së vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Prefekti i Korçës Dhori Spirollari është shprehur se në total janë dëmtuar 290 banesa, ndërsa 121 shtëpi janë dëmtuar plotësisht dhe nuk mund të banohen. “Nga tërmeti në Korçë janë dëmtuar 290 banesa. 121 shtëpi të dëmtuara plotësisht dhe nuk mund të banohen. Godina e ish-maternitetit të Korçës në funksion të banorëve”, ka thënë fillimisht Spirollari.

Më pas ai ka folur edhe për verifikimin e dëmeve dhe rindërtimin e shtëpive të dëmtuara të banorëve. Sipas Dhori Spirollarit, në terren kanë ardhur ekspertët e sizmiologjisë për të verifikuar situatën, ndërsa po mendohet ndërtimi i një lagje të re në fshatin Floq, nëse në vendin e banesave ekzistuese nuk mund të bëhen rindërtim objektesh.

Në Floq kanë ardhur ekspertë të studimeve sizmologjike. Do vlerësohet nëse do rindërohet aty ku ishin banesat. Për momentin zgjidhja më e mirë ishin çadrat. Do vlerësohet mundësia për ndërtimin e banesave në vende të tjera, nëse është i pamundur ndërtimi në vendodhjen aktuale. Specialistët po bëjnë përllogaritjet për vlerën e dëmeve. Me përfundimin e verës të gjitha banesat do të jenë të rindërtuara”, ka thënë Dhori Spirollari.

Rama viziton familjet e prekura nga tërmeti: Në vjeshtë do futeni në banesat e reja

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në fshatrat e prekura nga tërmeti i pak ditëve më parë në Korçë. Kreu i Qeverisë ka vizituar fshatin Floq dhe Qafëzezë, ku ka parë nga afër gjendjen e banorëve, të cilëve u janë dëmtuar banesat nga lëkundjet e tokës.

“Kjo është një e keqe që do sjellë të mirën e vet, se ne do t’i rindërtojmë të gjitha shtëpitë dhe sigurisht që do jenë edhe më mirë se sa ishin dhe do t’ju kompensojmë me dëmet çfarë ka brenda, që mund të jetë dëmtuar”, – tha kryeministri Rama në bisedën që pati me banorët e prekur nga kjo fatkeqësi, duke siguruar se para vjeshtës banorët do jenë në shtëpitë e tyre.

Floqi është fshati më i prekur, ku 75 shtëpi janë të pabanueshme dhe rreth 100 të tjera kanë dëme më të lehta. Për familjet e mbetura pa strehë, përveç çadrave të ngritura nga strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, ofrohet edhe shërbimi i kujdesit shëndetësor 24 orë dhe trajtimi ushqimor.

Sistemimi i qytetarëve nëpër shkolla dhe ambiente më të përshtatshme banimi ka filluar. “Kemi bërë atë bilancin e parë të të gjithë dëmeve dhe ndërkohë kemi bërë gati dhe planin e ndërhyrjes, kështu që besoj që shumë shpejt do fillojmë të bëjmë ndërhyrjet në mënyrë që brenda periudhës së verës të kemi zgjidhur të gjithë problematikën dhe patjetër me fillimin e vjeshtës ju të jeni nëpër shtëpi e të mos rrini më jashtë”, – u tha kryeministri Rama banorëve të prekur. 

Skip to toolbar