UEFA ka dërguar në Federatën Shqiptare të
Futbollit, raporton Panorama Sport, një raport ku ngre dyshime për trupimin e
një ndeshje të kampionatit shqiptar, mes Kukësit dhe Kastriotit, luajtur në 30
maj të këtij viti. Bëhet fjalë për ndeshjen e cila përfundoi me rezultatin 3-1
në favor të Kukësit, me ekipin verilindor që arriti të përmbyste rezultatin e pjesës
së parë, që ishte 0-1 për Kastriotin. Dy ditë më pas, UEFA ka arritur që nëpërmjet
sistemit BFDS (i njëjti që kapi luhatjet e basteve, që sollën më pas dënimin e
Skënderbeut), të ngrejë dyshime se ndeshja mes Kukësit dhe Kastriotit të jetë e
trukuar.
“Ekzistojnë prova të qarta dhe mbizotëruese
të basteve se drejtimi dhe rezultati i kësaj ndeshjeje ishte përfundimisht i
ndikuar me synimin për të fituar baste të korruptuara. Provat e basteve treguan
se bastexhinjtë kishin njohuri paraprake për dështimin e Kastriotit për të
fituar ndeshjen”, thuhet ndër të tjera në raportin e UEFA-s për ndeshjen e
luajtur më 30 maj ora 16:00 në stadiumin e Kamzës, ku Kukësi ishte pritës.
Pas publikimit të këtij lajmi, ka ardhur dhe
reagimi i presidentit të Kukësit, Safet Gjici, i cili ka hedhur poshtë akuzat
dhe është shprehur se “skuadra ime nuk është përfshirë në trukim ndeshjesh”. Më
pas, klubi ka reaguar me një komunikatë zyrtare ku mohon përfshirjen në trukim
ndeshjesh.
“Deklarojmë me përgjegjësi se nuk ka asnjë
element që të vërtetojë këtë akuzë. Ekypi ynë e ka patur jetike këtë ndeshje,
për të siguruar vendin e dytë në Kategorinë Superiore dhe për të qenë i sigurtë
në pjesmarrjen e kupave të Europës. daj, impenjimi ka qenë maksimal nga skuadra
dhe stafi. Ne sigurojmë Uefa-n, institucionet e futbollit në Shqipëri, gjithë
opinionin sportiv dhe tifozërinë se jemi të hapur ndaj çdo hetimi dhe se FK Kukësi
kurrë nuk është përfshirë në ngjarje të tilla që shëmtojnë futbollin dhe
imazhin e Klubit”, shkruhet ndër të tjera në deklratën e Kukësit.
Gjatë prezantimit të trajneri Shpëtim Duro,
drejtori i Kukësit Nderim Nexhipi ka folur për merkaton e klubit. Nexhipi u
shpreh se me ish-futbollistin e Kombëtares, Valdet Rama, që u afrua në janar te
Kukësi, vijojnë bisedimet për të rinovuar kontratën. “Valdet Rama është më pushime. Është ende nën
kontratë, ka ikur përkohësisht dhe e presim të kthehet. Jemi duke biseduar”.
Besar Musolli nuk do të largohet nga skuadra,
ndërsa për Ylli Shametin gjërat do të vendosen brenda kësaj jave. “Musolli ka pasur opsion rinovimi, nuk
largohet. Shameti ka munguar gjatë për dëmtim dhe sapo është kthyer. Deri në
fund të javës do të vendosen shumë gjëra për kontrata në skadencë. Ikonat e
këtij klubi do të qëndrojnë”.
Ndërkohë, largimi i Simo Rrumbullakut ka
krijuar boshllëqe në skuadër. Nderim Nexhipi tregon se për këto do të bisedohet
me trajnerin e ri. “Këto dy ditë kemi humbur Rrumbullakut. E donim në ekip, por
ai kërkon të provojë diçka të re jashtë vendit. Për emrat e tjerë në ditët e
ardhshme do të shohim. Rolet dihen pak a shumë, nuk do ketë shumë ndërhyrje. Me
trajnerin e ri do ulemi e diskutojmë për të ardhmen, pasi është ende herët që
ta pyesni për skuadrën”.
Në fund, Nexhipi thotë se neë skuadër do të ketë
dhe të paktën tre afrime, që do të plotësojnë grupin e më pas për të rivalizuar
për titullin kampion në kampionat. “Çdo lojtar që përforcon një rival nuk është
një asist, në thonjëza. Nuk arritëm të rinovonim, por kemi marrë Gavazaj dhe
pastaj Dakun në sulm. Me 2-3 afrime do jemi gati të rivalizojmë për titull. Për
momentin kemi 3 portierë. Me Frashërin do ulemi të flasim për rinovimin e
mundshëm”.
Kukësi ka prezantuar zyrtarisht Shpëtim Duron
si trajner për sezonin e ri. Gjatë fjalës para gazetarëve, Duro u shpreh se
detyra që po merr është një përgjegjësi e madhe për të. “Puna e trajnerit është
përgjegjësi në çdo skuadër. Edhe marrja e drejtimit të Kukësit është
përgjegjësi, edhe më e madhe, sepse Kukësi ka qenë protagonist me Skënderbeun
dhe Partizanin në dekadën e fundit, duke fituar edhe trofe. Është një kënaqësi
të marr drejtimin dhe falënderoj drejtuesit dhe presidentin për besimin.
Pozitive është që është fillimi i sezonit, ndaj kemi kohë”, është shprehur
Duro.
Sipas tij, Kukësi është nga ato ekipe që nuk
refuzohet për t`u drejtuar, ndërkohë në lidhje me raportin që do të ketë me
presidentin Safet Gjici, Duro është shprehur se: “Janë disa skuadra që nuk
refuzohen. Projekti dhe objektivat, skuadra cilësorë që ka, këto më binden të
pranoj. Puna e trajnerit e tillë është. Është hera e parë që bashkëpunoj me
Gjicin, është president ambicioz, që ka fituar shumë. Nga jashtë e kam parë që
skuadrat e ndërtuara këtu kanë qenë gjithnjë të forta, shpresojmë të bëjmë më
të mirën”.
Ekipi, sipas trajnerit të ri, është me lojtarë
cilësorë, ndaj për Shpëtim Duron puna në merkato do të jetë e vogël. “Nuk ka
arsye për të ndërhyrë fuqimisht në ekip. Do ketë ndonjë largim që do zëvendësohet.
Skuadra është cilësore, unë kam mendimet e mia ku mund të përforcohemi, në
bashkëpunim me Nexhipin, të cilin e kam pasur edhe futbollist, tani e kam
drejtues”, është shprehur Duro.
Ai ka treguar se ofertën e parë, që Safet
Gjici i ka bërë një trajneri në superiore disa vite më parë, ka qenë pikërisht ndja
tij. Shpëtim Duro ka vlerësuar edhe faktin që krah tij, si drejtor të klubit,
do të ketë Nderim Nexhipin, të cilin më herët e ka pasur futbollist te
Partizani dhe Shkëndija e Tetovës. Lidhur me rivalët në kampionat, duke u
shprehur se e shkuara mbetet e shkuar, ndërsa tani do të fokusohet te Kukësi.
“Kam punuar te Partizani, por jemi
profesionistë. Nuk e mohoj të shkuarën, por tani do të bëj të pamundurën për të
ndihmuar Kukësin të fitojë. Nuk i kam qejf termat mbrojtës, sulmues, janë
përkufizime të dala mode. Unë kam pasur gjithnjë ekipe të ekuilibruara,
elastike, në varësi të kundërshtarit. Rëndësi ka që skuadra të funksionojë”. Ka
thënë ndër të tjera në fjalët e para si trajner i Kukësit Shpëtim Duro.
Të mërkurën Kukësi ka bërë një njoftim ku
pohon se ka arritur marrëveshjen me futbollistin e përfaqësueses U-21 të Kosovës,
Mirlind Daku. Skuadra verilindore shprehet se Daku vjen në formë huazimi nga
Osijeku i Kroacisë, duke u bashkuar me ekipin verilindor për një sezon, ndërsa
në fund të përfundimit të marrëveshjes, Kukësi ka të drejtë të blejë kartonin e
lojtarit.
“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me
ekipin kroat të Osijek për futbollistin Mirlind Daku. Shtatlarti vjen në formë
huazimi te skuadra jonë, me të drejtë blerjen e kartonit të tij. 21-vjeçari, i
cili mbron ngjyrat e “Dardanëve” U-21, ka luajtur me skuadrën e Hajvalia dhe
Llapit në Kosovë. Gjithashtu, Daku është aktivizuar në shtatë ndeshje me
Kosovën U-21, ku është dhe autor i dy
golave. Futbollisti i datëlindjes 1998, luan si sulmues qendre dhe sezonin e
shkuar u aktivizua 15 herë për Osijekun në Kroaci, duke shënuar dy gola”,
shkruan Kukësi.
Ndërkohë, ekipi nga qyteti verilindor i
vendit, të enjten në mesditë do të bëj dhe prezantimin e trajnerit të ri të
klubit. Ai është Shpëtim Duro, emër i njohur i futbollit shqiptar, që do të
marrë drejtimin e klubit për një sezon. Duro më herët ka drejtuar ekipe të
ndryshme në Superligë, nga Partiani, Skënderbeu, Shkëndija e Tetovës në
Maqedoni apo Kosovë, dhe tashmë rikthehet si trajner në kampionatin tonë.
Teuta, Laçi dhe Kukësi
i kanë dhënë fund me turp aventurës në Europa League për këtë sezon, duke
treguar dhe njëherë nivelin e dobët të futbollit shqiptar. Skuadra durrsake, e
rikthyer në Europë pas shumë sezonesh mungesë, është eleminuar nga letonezët e
Ventspils, pasi ka humbur me rezultatin e përgjithshëm 1-3. Teuta fitoi të
enjten ndeshjen e kthimit në shtëpi ndaj skuadrës së Ventspils me një gol të
Sherif Kallakut, por kaq nuk ka mjaftuar, pasi miqtë fituan ndeshjen e parë në
shtëpi me rezultatin 3-0.
Me rezultatin përfundimtar
1-4 (për të dyja ndeshjet), edhe Kukësi është eleminuar nga Europa League nga
hungarezët e Debrecen. Në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”, skuadra e
Ernest Gjokës nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1, duke mos arritur të bënte
mrekullinë. Ka qenë Valon Ethemi ai që ka shënuar golin e vetëm për verilindorët
në Europa League në dy ndeshjet e turit të parë kualifikues, por që nuk mjaftoi
kundër 4 golave të Debrecen.
Laçi është mundur
nga Hapoel Beer Sheva në Izrael me rezultatin 1-0, pas barazimit 1-1 në
ndeshjen e parë luajtur në shtëpi. Skuadra e Sulejman Starovës ka tentuar të bëj
më të mirën në Izrael, por një gol i Sabag i shënuar në minutën e 69` të takimit, ka prishur ëndrrën e
kurbinasve.
Në këtë mënyrë, të
treja skuadrat shqiptare, Teuta, Kukësi dhe Laçi, i japin fund aventurës në
kupat e Europës shumë herët, duke humbur mundësinë për të vijuar më tej, e njëkohësisht
për të arkëtuar shuma të konsiderueshme të ardhurash. I vetmi ekip që vijon
ende në Europë, është Partizani, që pas eleminimit në Champions, tashmë do të
luajë në Europa League.
Laçi ka barazuar ndeshjen e parë të turit
kualifikues në Europa League, që luajti kundër Hapoel Beer Sheva, nga Izaraeli.
Skuadra kurbinase ka bërë një ndeshje të mirë në stadiumin e qytetit të saj,
duke kaluar e para në avantazh. Në minutën
e tretë të takimit, një aksion i shpejt nga krahët do të finalizohej me gol për
Laçin.
Është sulmuesi Nëabueze, që shndërron në gol
me kokë nga brenda zonës, një kros që erdhi nga jashtë zone. Megjithatë, miqtë barzuan takimin në minutën e
78`, Levi për miqtë shënoi nga brenda zonës, duke mposhtur Gentian Selmanin,
dhe për rrjedhojë duke vendosur kualifikimin javën e ardhshme në Izrael.
Në krahun tjetër, Kukësi është mundur me
rezultatin 3-0 nga Debreceni në Hungari, duke shuar pothuajse shpresat për
kualifikim në turin tjetër të Europa League. Skuadra e drejtuar nga Ernest
Gjoka, arriti të mbante të paprekur portën në pjesën e parë, por në të dytën
gjithçka foli për miqtë. Garba në minutën e 54` dhe Varaga me dygolësh në minutën
e 77` dhe 83`, vulosi rezultatin 3-0, duke vështirësuar shumë pozitat e Kukësit
për kualifikim.
Kreu i PD-së Lulzim Basha mohoi para mediave dhe gazetarëve ekzistencën e qarkores së brendshme që nxiste krerët e PD-së në rrethe për dhunë dhe mos lejim të zgjedhjeve. Qarkore të cilën Realstory.al publikoi mbrëmjen e së hënës. Por deklarata e bërë të martën nga ish deputeti i PD-së së Elbasanit, Aurel Bylykbashi dhe dokumenti tjetër që disponon realstory.al, nxjerrin zbuluar gënjeshtën e Bashës. Qarkore ka pasur dhe Basha vetë ka dhënë urdhër të brendshëm për të mos lejuar zgjedhjet dhe Ramën të zhvillojë lirshëm fushatën zgjedhore
Siç e shihni në foto, dega e PD-së së Kukësit i ka drejtuar një shkresë Komisariatit për të lejuar zhvillimin e tubimeve gjatë ditës së martë duke filluar nga ora 14:00 deri në orën 22:00 të mbrëmjes. Këto tubime janë kërkuar të zhvillohen në datën 25 qershor, pikërisht gjatë orëve të pasdites ku pritet që kryeministri Rama të zhvillojë një takim elektoral në qytetin e Kukësit. Pra është i njëjti skenar që u realizua edhe në Shkodër. Një antimiting për t’i prishur takimin elektoral kryeministrit dhe që pwrmendet edhe në fillim të tekstit të qarkores në të cilën kërkohej destabilizim dhe mos lejimin e asnjë aktivitet që lidhet me zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Në dokumentin e degës së PD-së së Kukësit kërkohet zhvillimi i një tubimi në sheshin Skënderbej –rruga Dituria, aeroporti, Shtiqen, Bicaj e kthim. Sipas dokumentit qytetarët do të lëvizin në drejtime të ndryshme dhe parashikohen që në tubim të marrin pejsë rreth 5 mijë protestues. Në dokument theksohet se “tubimi nuk përbën asnjë rrezik për sigurinë kombëtare, sigurinë publike dhe asnjë vepër penale. Nuk cenon shëndetin, moralin apo mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore. Tubimi ka si qëllim pikërisht mbrojtjen e këtyre vlerave dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe demokracisë në vend”.
Çfarë ka ndodhur në Elbasan?
Bylykbashi: “Luftë civile”
Pavarësisht se Partia Demokratike e ka mohuar Qarkoren, që u kërkonte degëve lokale pengimin dhe pamundësimin e zgjedhjeve, qoftë edhe me përballje me policinë, duket se vërtetësinë e saj po e nxjerrin pikërisht atyre që u është drejtuar. Letra e degës së PD-së në Kukës drejtuar komisariatit të policisë ku kërkon leje për tubim gjatë kësaj të marte, me qëllim pamundësimin e takimit elektoral të Kryeministrit Edi Rama, është sinjali i parë, që vërteton përmbajtjen e Qarkores. Konfimi i dytë vjen nga Elbasani. Në këtë qytet, gjatë kësaj të marte është krijuar Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e Demokracisë, ku një ndër protagonistët e saj, ka qenë Aurel Bylykbashi. Ish-deputet i PD-së dhe ish-drejtues i degës lokale të kësaj partie në Elbasan, ka bërë thirrje të forta, deri në vëllavrasje e luftë civile, që sipas Bylykbashit vlen për të mbrojtur demokracinë.
“Ka vëllavrasje, ka
luftë civile, le të ketë. Patjetër që le të ketë, ne nuk kthehemi pas. Dhe nuk
do të bëjmë gabimin që bën gjyshërit tanë më 1944. Nëse liria, demokracia
rrezikohet në këtë vend dhe do trupat tanë për ta mbrojtur, ne jemi gati. Ky është
mesazhi që duhet të japim”, tha ai. Mirëpo,
çfarë lidhje ka fjala e Bylykbashit me përmbajtjen e Qarkores? Në fakt, gjatë
fjalës së tij, Aurel Bylykbashi, e cilëson thirrjen e tij për vëllavrasje dhe
luftëcivile, si mendim dhe qëndrim të fortë të Partisë Demokratike dhe aleatëve
të saj. “Ka shumë zëra që thonë do të ketë luftë civile, do të ketë vëllavrasje.
Një gjë do ta them qartësisht dhe prerë. Personalisht, me gjithë miqtë e mi,
por jam i bindur që ky është qëndrimi i fortë i Partisë Demokratike dhe i
aleantëvet të saj; ne nuk do të lejojmë zgjedhje më 30 qershor”, shprehet ai.
Sipas Bylykbashit, gjithçka do të nisë prej datës 26 qershor, ditë kur kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim elektoral në qytetin e Elbasanit. Bylykbashi u kërkon qytetarëve që të dalin në Bradashesh për ti bllokuar rrugën shefit të qeverisë, duke vënë në zbatim planin e pamundësimit të zgjedhjeve. “Duhetë të ketë një axhendë të qartë dhe objektiva të qarta. Jo vetëm thjesht sensibilizim, jo vetëm mesazhe të qarta kundërshtarëve tanë politikë. Ne kemi dy vente këtë javë. Është data 26 kur Kryeministri Rama drejtohet në Elbasan për të bërë takimin elektoral të radhës. Ne duhet të jemi të gjithë atje në Bradashesh dhe ti themi më qartë se kurrë; ky qytet nuk të do. Ky vend nuk të do, jemi më të qartë se kurrë se nuk ka burrë që na kthen”, u shpreh Bylykbashi./realstory.al
Kukësi, Teuta dhe Laçi janë njohur me kundërshtarët
që do të kenë përballë në turet kualifikuese të Europa League. Gjatë shortit të
hedhur këtë të martë në Nion të Zvicrës, skuadra që duket se ka gjetur rivalin
më të lehtë, të paktën në letër, është Teuta. Skuadra durrsake do të ketë përballë
në turin e parë skuadrën e letoneze të Ventspils.
Për skuadrat shqiptare kjo e fundit nuk është
e panjohur, pasi vitin e kaluar eliminoi Luftëtarin nga Europa League, në dy
takime të fituara nga letonezët, por që dyshohet se janë të trupuara. Kukësi i
drejtuar nga Ernest Gjoka nuk do ta ketë të lehtë, pasi përballë do të ketë Debreçenin,
një ekip që gjithashtu vite më parë ka eliminuar Skënderbeun nga ky
kompeticion.
Ndërkohë,
ekipi tjetër shqiptar që do të luajë në Europa League është Laçi që përballë do
të ketë skuadrën e Hapoel Ber Sheva. Ndeshjet e para për ekipet shqiptare do të
luhen më 11 korrik, ndërsa takimet e kthimit do të luhen më 18 korrik.
Veç punimeve për zgjerimin e aeroportit, në Kukës pritet të fillojë një tjetër kantier ndërtimi, ai i stadiumit të ri “Zeqir Ymeri”. Presidenti i klubit dhe njëherazi kandidati për kryetar në Bashkinë Kukës, Safet Gjici ka vizituar këtë të enjte stadiumin aktual, ku ka dhënë lajmin se pas tre ditësh do të nis puna për rindërtimin e tij.
“Do të vijnë për 2-3 ditë mjetet e ndërtimit të rëndë. Firma do të punoj mjaft mirë dhe besoj se me orët e zgjatura do ta përfundojmë dhe para afatit. Duam një stadium me parametra europiane dhe sipas standarteve të UEFA-s”, ka thënë Gjici.
Investimi për ndërtimin e stadiumit të Kukësit
kap shifrën e 5 milionë eurove, dhe do të financohet pjesërisht nga Qeveria
shqiptare dhe Federata Shqiptare e
Futbollit, që sipas parashikimit punimet duhet të përfundojnë brenda një afati
prej 18 muajsh.
Projekti për ndertimin e stadiumit të ri në
qytetin e Kukësit, tashmë është një realitet dhe të hënën në terren do të
zbresin makineritë e rënda, që do të kryejnë një volum të madh punimesh në të
gjithë stadiumin duke përfshirë dhe fushën e re më standarte europiane, më bar
natyral, me përmasa 105 x 68 m.
Projekti i hartuar nga specialsitët më të
mirë në këtë fushë është modern dhe ka një kapacitet deri në 8 mijë shikues dhe
elementët e tjerë për ndeshjet e Kupave të Europës, por dhe ndeshje
ndërkombëtare të ekipeve tona të futbollit. Imipanti garanton siguri të lartë,
mjediset për gazetarët, tribunën vip, sallën e konferencave, dhomat e
zhveshjes, të mjekëve, kabinat e transmetimi, etj.
Prashikohet që ritmet e punimeve të jenë të larta dhe pas një viti ekipi t’i rikthehe qytetit dhe tifozërisë që e ka ndjerë mungësën e tij. Kukësi ka 7 vite në Superligën Shqiptare ka arritur rezultate rekord, duke qënë pjesëmarrës në çdo sezon në Kupat e Europës, ndërkohë që ka marrë një titull Kampion dhe dy Kupa të Shqiperisë.
Stadiumi aktual u ndërtua në një kohë rekord 7 vite më parë , por ai tani nuk përmbush kerksat e e neiveleve të larta, ku Kukësi luan në futbollin shqiptar dhe atë europian.
Partizani, Kukësi, Teuta, Laçi dhe Skënderbeu
(që mbetet në pritje të vendimit të CAS), janë klubet e liçensuara nga Federata
Shqiptare e Futbollit dhe që mund të luajnë sezonin e ardhshëm në kupat e Europës.
FSHF ka treguar ditën e sotme se vetëm katër nga nëntë klubet që e mbyllën
sezonin e rregullt në Superligë, kanë marrë liçensën nga komisioni përaktës.
Në fakt, Tirana, Flamurtari dhe Luftëtari nuk
janë liçensuar për shkak të problemeve financiare që kanë këto klube, duke nisur
me atë kryesorin, likuiditetin e pagave të lojtarëve dhe stafeve përkatëse.
Tani pritet vendimi i CAS, që del këto ditë,
për të parë nëse Skënderbeu do të ketë mundësi të luajë në Europa League
sezonin e ardhshëm, apo vendin e tij do e marrë Laçi. Një nga këto dy ekipet,
edhe pse nuk arritën nga kampionati të kapnin një vend në kupat e europës, përfitojnë
nga Kukësi, që të dielën fitoi Kupën e Shqipërisë.
Skuadra verilindore merr pjesë nga kampionati
në Europa League, çka do të thotë se vendi i mbetur vakant për të marrë pjesë në
kupat e europës si fituese e kupës, i shkon pikërisht Skënderbeut ose Laçit.