Barcelona ka mundur 5-2 Valencian në ndeshjen e javës së katërt të La Ligas. Katalanasit e kanë nisur me gol nga “tuneli” në Kamp Nou. Ishte Fati që realizoi një gol të bukur në minutën e 2-të takimit nga brenda zonës pas një asisti të bukur nga De Jong. 5 minuta më vonë, Fati i kthen reston mesfushorit holandez, kur i pason një top nga e majta që shndërrohet në gol nga De Jong në minutën e 7.
Ndërkohë, në të 27 Valencia ngushton shifrat në 2-1, pas një goli të shënuar nga Grameiro, i cili përfitoi ga një gabim në mbrojtjen e Barcelonës. Në të 51`, Pique gjeti rrjetën pasi përfitoi nga një kontroll i gabuar i topit nga portieri mik. I kthyer nga dëmtimi, Suarez la gjurmën e tij në ndshjen e së shtunës pasi realizoi golin e katërt për Barcelonën në minutën e 61 të sfidës, ndërsa pesëfishoi në të 82`, duke i dhënë fitoren ekipit të tij.
Megjithatë, Valencia ngushtoi shifrat në minutën e 90+2` me Gomez, me rezultatin përfundimtar 5-2. Pas fitores Barcelona ngjitet në vendin e 4 të renditjes me 7 pikë, 1 më pak se Real Madrid dhe Athletico Bilbao që ndajnë vendin e 2-të. Ndërkohë, Atletico Madrid është mundur në fushën e Real Societad me rezultatin 2-0, duke shpërdoruar një mundësi të mirë për të ruajtur distancën me ndjekësit në renditje. Pas humbjes të së shtunës, Atletico Madrid mbetet në vendin e parë me 9-të pikë, që më shumë se rivalët e Realit.