Zidane i zhgënjyer, paralajmërohet “tërmet” te Reali!

Më të fundit


Real Madrid u mund nga Rayo Vallecano një ditë më parë duke pësuar humbjen e dhjetë sezonale në La Liga. Një zhgënjim i madh në kampin madrilen, por mbi të gjitha, trishtimi më i madh ishte për trajnerin Zinedine Zidane.

“Los Blancos”, kanë bërë një ndeshje aspak dinjitoze për emrin që ka, teksa kjo ishte humbja e parë e Realit ndaj Rayos në 20 vitet e fundit.


Për trajnerin Zidane, humbja e djeshme ishte e papranueshme për ekipin, teksa për mediat është shprehur se mezi pret përfundimin e sezonit, pasi s’mund të shohë më Realin në këtë gjendje.

“Ne nuk bëmë asgjë nga minuta e parë në të fundit. Ndonjëherë nuk mund të shënosh, por ke shanse, ndërsa ne nuk kemi luajtur fare. Duhet të jemi shumë të zemëruar”.

“Për vete jam shumë i mërzitur, sepse kemi lënë një imazh të keq. Edhe unë jam përgjegjës, jo vetëm lojtarët. Kërkoj falje për atë që bëmë”.

“Do të ishte më mirë që sezoni të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, por kemi edhe tri ndeshje, duhet t’i luajmë ato. Duhet ta respektojmë lojën e futbollit, ta respektojmë këtë klub, të luajmë më mirë se sonte. Ajo që pamë sonte është e papranueshme”.




Skip to toolbar