Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj gjeti rrjetën këtë të shtunë në kampionatin italian. Vlonjati shënoi golin e parë të fitores 4-0 të Pescara ndaj Benevento në javën e nëntë të Serie B.
Memushaj gjeti golin sapo nisi pjesa e dytë,
kur Pepin i pasoi një top nga jashtë zone, ndërsa mesfushori kaloi bukur gjithë
mbrojtësit kundërshtarë dhe përballë portierit dërgoi topin në rrjetë. Realizimi
i Memushajt dukej i ngjashëm me ato të yllit të Barçës, Lionel Messi.
Ky ishte goli i dytë për Ledian Memushaj për
këtë sezon me Pescara, ndërsa deri më tani është autor i 3 asisteve për ekipin
e tij. Pescara e fitoi takimin dhe shkon në kuotën e 13 pikëve në Serie B, duke
u futur në zonën e play-offit që të jep mundësi të synosh ngjiten në Serie A.
Ndërkohë, në takimin e të shtunës, portieri i
kombëtares Elhan Kastrati e nisi ndeshjen për Pescaran në pjesën e dytë, duke zëvendësuar
portierin Fiorillo. Kjo është ndeshja e dytë për këtë sezon e Elhan Kastratit
me ekipin e Pescara.
Kapiteni i Kombëtares së futbollit, Ledian
Memushaj foli në konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes me Moldavinë. Mesfushori
u shpreh se ishte zhgënjyer nga humbja me Turqinë, por sipas tij, skuadra duhet
ta harrojë atë ndeshje. Memushaj tha se ajo ndaj Moldavisë është shumë e rëndësishme.
“Normale që ndeshja me Turqinë na ka
zhgënjyer shumë, por besoj se duhet ta harrojmë sa më shpejt sepse nesër kemi
një ndeshje tjetër të rëndësishme dhe do ta përgatisim sa më mirë. Duhet të
rikuperohemi shpejt pasi kemi një ndeshje të rëndësishme. Duhet ta harrojmë
shpejt ndeshjen me Turqinë”, tha Memushaj.
Më tej, mesfushori u shpreh se duhet të përmirësohet
e gjithë skuadra, ndërsa shtoi se sulmuesit duhet të ndihmohen edhe nga pjesa
tjetër e skuadrës. “Duhet të përmirësohemi si ekip, me Turqinë treguam se nga ana taktike jemi përmirësuar
shumë, dhe këtë duhet ta tregojmë edhe nesër. Këto janë nga ato ndeshje që janë
shumë të vështira nga njëra anë, por nga ana tjetër tregojnë sa është pjekur ky
ekip. Në fazën ofenzive nuk është vetëm puna e sulmuesve, por duhet të punojmë
të gjithë shumë”, tha Memushaj.
Ledian Memushaj do të jetë kapiten i ekipit kombëtar
në takimin e së premtes kundër Turqisë. Ai doli në konferencë për shtyp me
trajnerin Edy Reja. Memushaj foli i pari në konferencë, duke treguar fillimisht
se ndihej i emocionuar që do të ishte kapiten i skuadrës.
“Jam i kënaqur që do të mbaj shiritin. Do të isha më i
kënaqur që në vendin tim të ishte o Hysaj ose Mavraj. Nesër na pret një ndeshje
e vështirë, por e kemi përgatitur sa më mirë. Kemi shanse të bëjmë një ndeshje ashtu siç bëmë ndaj
Islandës në Elbasan. Do të kërkojmë të bëjmë maksimumin. Na pret një ndeshje e
vështirë, por e vështirë do të jetë edhe për ata”, tha Memushaj.
Por, a do të ketë mundësi kombëtarja që të përsërisë ndeshjen e vitit 2017, kur fitoi në miqësore ndaj Turqisë? Ledian Memushaj përgjigjet kështu: “Në radhë të parë na duhet rezultati. Dy vjet përpara kemi bërë miqësore të mirë përveç meje. Nëse fitojmë nesër dhe më duhet të dal me karton të kuq, jam gati. Kemi ndryshuar shumë gjëra që nga ndeshja e Shkodrës. Kemi sjellë lojtarë me shumë kualitete. Dhuratën për ditëlindjen trajnerit inshallah ia bëjmë nesër”, përfundoi ai.
Edy Reja nuk do të ketë në dispozicion në
ndeshjen ndaj Islandës tre lojtarë të rëndësishëm. Federata Shqiptare e
Futbollit ka njoftuar mediat se mbrojtësit Egzon Binaku, Marash Kumbulla dhe
mesfushori Ledian Memushaj, nuk do të udhëtojnë me ekipin drejt Islandës për
ndeshjen e 8 qershorit.
“Ka ndryshime në listën e kombëtares A për dy ndeshjet zyrtare ndaj Islandës në transfertë më 8 qershor dhe Moldavisë në “Elbasan Arena” më 11 qershor ora 20:45. Egzon Binaku është dëmtuar në ekipin e tij IFK Norrkoping në ligën suedeze dhe në këto kushte e ka të pamundur të bashkohet me kuqezinjtë”.
“Poashtu mesfushori Ledian Memushaj i grumbulluar me përfaqësuesen në kompleksin “Tropikal” ka shfaqur probleme fizike duke e bërë të pamundur rikuperimin në kohë për dy përballjet”.
“Një tjetër futbollist që do të mungojë është edhe Marash Kumbulla, i cili për shkak të angazhimit me klubin e tij, Hellas Verona në Itali do të bashkohet me U-21 në datë 3 qershor për transfertën e Turqisë”.
“RealStory.al” ka mësuar se trajneri Edy Reja ka vendosur të mos grumbullojë lojtarë të tjerë për të zëvendësuar Binakun, Kumbullën dhe Memushajn, pasi në listën e lojtarëve të grumbulluar ka lojtarë të tjerë për t`i zëvendësuar tre mungesat.
Ledian Memushaj dhe e dashura e tij Francesca Cappai, kanë kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre disa vjeçare.
Ledian Memushaj dhe e fejuara e tij Francesca Cappai kanë firmosur aktin e martesës para kryetarit të bashkisë së Pescaras, Marco Alessandrini.
“Ky është goli im më i mirë”, ka thënë shkurtimisht mesfushori i kombëtares shqiptare dhe Pescaras, para të afërmeve dhe miqve që kanë shoqëruar çiftin në ceremoninë e martesës.
Ledian Memushaj është duke kaluar një sezon të shkëlqyer në aspektin personal me Pescaran, duke vendosur rekorde asistesh për ekipin, teksa në ndeshjet e fundit ka shënuar dhe disa gola.
Pescara
e Ledian Memushajt do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Carpit, ekip me të cilin
ka luajtur në fëmijërinë e tij në Itali. Do të jetë një ndeshje e veçantë për
Ledianin, por më e veçantë duket se do të jet për vëllain e tij, Erandin. Ky i
fundit nuk është futbollist, por kujdeset që lojtarët e Carpit dhe ata të
ekipeve mike, të luajnë në një fushë të mirë dhe të mos kenë dëmtime.
Erand
Memushaj është vëllai i madh i Ledianit, futbollistit të kombëtares shqiptare
dhe Pescaras. Erandi është punonjës i fushës së stadiumit të Carpit, aty ku vëllai
i tij, Lediani, do të luajë në datën 22 pril kundër ish-ekipit të tij, në
ndeshjen e vlefshme për Serinë B. Erand Memushaj ka dhënë një inervistë për
mediat italiane, duke treguar marrëdhënien që ka me të vëllain dhe dëshirën që
të dielën ai të fitojë ndaj Carpit.
“Unë jam shumë i lidhur me vëllain tim, kjo është normale. Carpi është shtëpia ime, por unë jam duke mbështetur Ledianin dhe shpresoj që Pescara të shkojë në Serinë A. Do t`i dërgoj fotografi të barit para ndeshjes, (qesh), fusha është perfekte. Një ditë do të doja të jetoja në Pescara. Lediani është me atje dhe gjithashtu më pëlqen shumë qytetit”, ka thënë ndër të tjera vëllai i mesfushorit të kombëtares shqiptare.
Më
tej, Erand Memushaj, tregon marrëdhënien me të vëllain dhe dëshirën që ta shoh
atë të luajë në Serinë A. “Do të shkoj
ta shoh atë në hotel këtu në Carpi. Është hera e tretë, nëse nuk gaboj, që ai
kthehet këtu. Lediani dhe unë jemi shumë të afërt. Edhe nëse kemi disa vite
diferencë, ne jemi rritur së bashku dhe kemi krijuar një marrëdhënie
simbiotike.
Ne flasim çdo ditë me
njëri-tjetrin. Këtu në “Cabassi” kam parë pothuajse të gjitha ekipet. Pescara është
pothuajse e sigurtë që do të jetë në play-off dhe, sipas mendimit tim, skuadra
që duhet shmangur është Palermo. Këto të fundit janë të vetmit që më kanë bërë përshtypje,
duke përjashtuar dhe Brescian dhe Leccen.
Pescara në A? Play-off është një kampionat i veçantë dhe Pescara duhet të provojë. Unë besoj te kjo dhe jam në mbështetje të Ledianit”, është shprehur Erandi, vëllai i madh i Ledian Memushajt. Ndërsa më teja ka shtuar: “Lediani në Pescara është shumë mirë. Bleu një shtëpi dhe është i lidhur me qytetin. Jam i sigurtë se do të japë gjithçka për të provuar të kthehet në Serinë A”.
Në
fund, vëllai i Ledianit, Erandi, ka treguar dhe momentin më të mirë të karrierës
për mesfushorin. “Në këndvështrimin tim,
momentet më të mira të karrierës së tij janë dy: luajtja në Serinë A me
Pescaran tre vjet më parë dhe debutimi me fanellën e Shqipërisë në Euro 2016
kundër Francës. Dy fazat e karrierës së vëllait tim që vështirës se mund ti
harroj”, shton Erandi, ndërsa tregon edhe diçka rreth rendimentit të
Memushajt, kryesisht në fazën e dytë të kampionatit, ku ka shënuar disa gola me
Pescaran.
“Në fazën e parë ai
luajti shumë ndeshje me klubin dhe ekipin kombëtar. Ndoshta ndihej pak i
lodhur. Lediani luajti shumë më tepër me skuadrën duke bërë punë të mirë në
mesfushë, që ishte shumë e dobishme për Pescaran”, ka thënë Erand Memushaj, vëllai i Ledianit,
mesfushorit të Pescaras dhe kombëtares shqiptare të futbollit.
“Përtej golit që shënova, doja të ndihmoja ekipin në një moment të vështirë”
Ledian
Memushaj ishte autor i një goli spektakolar mbrëmjen e djeshme në takimin mes
Pescaras dhe Palermos. Mesfushori vlonjat, shënoi golin e barazimit për skuadrën
e tij, duke i dhënë mundësi Pescaras të luftonte për fitoren, të cilën e arriti
me një tjetër gol të realizuar në minutat e fundit të ndeshjes.
Java
e 31 e Serisë B do të mbetet gjtë në kujtesën e Ledian Memushajt, pasi gola si
ai i djeshmi shënohen rrallë në karrierë. Pas ndeshjes dhe tre pikëve të
fituara dje, Memushaj ka folur për mediat italiane. Ai është shprehur se pjesa
më e rëndësishme është që skuadra reagoi dhe doli nga momenti i vështirë.
“Është mirë të dalësh nga një moment i vështirë, tani duhet të ruajmë përqëndrimin. Përtej golit, për të cilin jam i lumtur, sepse ishte i pari për këtë sezon, dëshiroja t`i jepja ekipit një ndihmë në një moment kaq delikat.
Tani duhet të shohim përpara, sepse luajmë përsëri për katër ditë dhe do të jetë një tjetër sfidë e rëndësishme. Këtë vit mes ekipit dhe tifozëve ekziston një marrëdhënie tjetër, më e bukur se dy vjetë më parë, madje edhe kur ka më pak njerëz në stadium”-është shprehur Memushaj.