Ledian Memushaj, lider në Pescara

Më të fundit



“Përtej golit që shënova, doja të ndihmoja ekipin në një moment të vështirë”

Ledian Memushaj ishte autor i një goli spektakolar mbrëmjen e djeshme në takimin mes Pescaras dhe Palermos. Mesfushori vlonjat, shënoi golin e barazimit për skuadrën e tij, duke i dhënë mundësi Pescaras të luftonte për fitoren, të cilën e arriti me një tjetër gol të realizuar në minutat e fundit të ndeshjes.

Java e 31 e Serisë B do të mbetet gjtë në kujtesën e Ledian Memushajt, pasi gola si ai i djeshmi shënohen rrallë në karrierë. Pas ndeshjes dhe tre pikëve të fituara dje, Memushaj ka folur për mediat italiane. Ai është shprehur se pjesa më e rëndësishme është që skuadra reagoi dhe doli nga momenti i vështirë.


“Është mirë të dalësh nga një moment i vështirë, tani duhet të ruajmë përqëndrimin. Përtej golit, për të cilin jam i lumtur, sepse ishte i pari për këtë sezon, dëshiroja t`i jepja ekipit një ndihmë në një moment kaq delikat.

Tani duhet të shohim përpara, sepse luajmë përsëri për katër ditë dhe do të jetë një tjetër sfidë e rëndësishme. Këtë vit mes ekipit dhe tifozëve ekziston një marrëdhënie tjetër, më e bukur se dy vjetë më parë, madje edhe kur ka më pak njerëz në stadium”-është shprehur Memushaj.




Skip to toolbar