Teuta e ka nisur me humbje aventurën e
rikthimit në Europa League. Skuadra durrsake luajti në transfertë ndaj skuadrës
së Ventspils (Letoni), duke u mundur me rezultatin 3-0. Nuk ka nisur aspak mirë
ndeshja për “djemtë e detit” të cilët janë mposhtur vetëm pas pesë minutash lojë.
Në të 5` ishte Serihicuk, ai realizoi nga
brenda zonës, pas një kthimi të bukur që i bëri topit. Kështu skuadra vendase
kalon në avantazh, ndërsa Teuta fillon të kthehet në lojë, duke tentuar të
shfrytëzojë goditjet e dënimit.
Por të pafat. Meghithatë, në pjesën e parë
skuadra durrsake arrin të mbrohet mirë duke mos lejuar më futje të topit në
portë. Shthurja erdhi në pjesën e dytë, kur brenda dhjetë minutash, skuadra e
Ventspils shënoi dhe dy herë të tjera,
duke vulosur rezultatin në 3-0. Ishte minuta e 78` e lojës kur Ulimbaseves
realizoi golin e dytë, ndërsa Aiyegun vulosi rezultatin në 3-0.
Pavarësisht rezultatit në disfavor, Teuta përgjithësisht
bëri një paraqitje të mirë, duke pasur më shumë kontrollin e topit dhe tre
raste goli, por fati nuk ishte me të. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një
jave në Durrës, aty ku durrsakët do të tentojnë të bëjnë mrekullinë.
Ka ndërruar jetë ditën e sotme njëri nga të plagosur e shpërthimit të minës në kampin “Adazi” të Letonisë.
Major Klodian Tanushi mbeti i plagosur rëndë dhe nuk arriti t’i mbijetonte dot plagëve. Lajmin e dha vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me një postim në Facebook.
“Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim. Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!”-shkruan Xhaçka
Nga shpërthimi humbi jetën edhe ushtarakja Zarife Hasanaj, e cila u përcoll ditën e sotme për në banesën e fundit si dëshmore e atdheut.
Një ditë pas vdekjes së efektives Zarife Hasanaj në Letoni, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka vizituar dy efektivët e kontingjentit EOD, që u plagosën nga shpërthimi i minës.
Sipas ministres Xhaçka major Klodian Tanushin ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe është nën mbikëqyrjen intensive të mjekëve. Ndërsa gjendja shëndetësore e reshter Juliaj Kapajn është më e stabilizuar.
Nga shpërthimi i minës humbi jetën efektivja Zarife Hasanaj dhe ceremonia shtetërore e lamtumirës do të zhvillohet më 10 maj.
Gjatë shpërthimit të djeshëm në bazën ushtarake në Letoni përveç ushtarakes Zarife Hasanaj që humbi jetën, ishin dhe dy ushtarakë të tjerë shqiptarë që u plagosën. Ata janë Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj. Gjatë ditës së sotme ushtarakët do të vizitohen nga ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka. Ajo ka ndërprerë vizitën zyrtare në Itali ku do të takohej me kryeministrin, Juseppe Conte dhe homologen italiane Elisabetta Trenta, për të shkuar në Riga të Letonisë. Ministria e Mbrojtjes njofton se Ministrja Xhaçka do të vizitoje dy efektivet e plagosur e më pas do te udhetojë për në bazen Camp Adazi për të takuar kontigjentin shqiptar atje. Ndërkohë, gjatë mëngjesit të sotëm në bazën ushtarake u zhvillua ceremonia e nderimit për nentetare Hasanaj që u nda dje nga jeta.
Kush janë dy ushtarakët e plagosur:
Të dhëna për Major Klodian Nikolla TANUSHI
Major
Klodian Nikolla TANUSHI lindur në Dibër më 31.10.1980, fëmija i pare i familjes
Tanushi. I martuar dhe me tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14
vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.
Në
vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin
“Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në
Akademinë Ushtarake Skëndërbej.
Ka
kryer kurse funksional EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me
eksploziv”
Ka
marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Aëareness Instructor Course”.
Pas
përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë
18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e
“Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka
marrë gradën e “Majorit”.
Gjatë
karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si : Komandant Toge, Komandant
Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë
Komandant i Togës së pare të EOD.
Në
20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga,
Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i
Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi
6-mujor.
Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forces, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.
TË DHËNA PËR RRESHTER JULIAN KAPAJ
Rreshter
Julian Kapaj, i datëlindjes 05/08/1978, ka lindur në Qytetin e Tiranës me
banim, Tiranë:
Gjendja
familjare:
Është
fëmija i parë i familjes Kapaj, i martuar, ka dy fëmijë dhe ka nje motrër.
Jeton me prindërit
Arsimimi:
Ka
përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Qemal Stafa”, Tiranë në vitin
1997.
Kurse
• Ka kryher kursin funksional per
specialitetin AEM (Kursi Fillestar i Asgjesimit të Muncioneve)
• Ka kryher kursin EOD Niveli i I-rë “Asgjesimi i Muncioneve me Eksplozivë”.
Gradimi
dhe punësimi:
• Është mobilizuar në FA më datë
16.10.2001 si ushtare si n/oficer me gradën n/tetar.
• Gjatë karrerës në FA është dalluar në
realizimin e detyrave dhe për disiplinë të lartë.
Rreshter
Julian Kapaj shërben si operator EOD, në RU 4040.
Në
20 dhjetor 2018 është dërguar me mission në operacionin ushtarak të NATO-s në
Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor,
me dëtyrë Operator EOD.
Medalje
:
1. Medalje Shërbimi më 05.12.2007.
2. Medalje për shërbime ndërkombëtare më
24.06.2009.
Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins ka shprehur ngushëllimet e tij për rastin tragjik të shpërthimit të një mine ku mbeti e vdekur efektivja e Forcave të Armatosura Shqiptare, Zarife Hasanaj dhe u plagosën dy ushtarakët e tjerë, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.
“Një ditë e trishtuar për të gjithë ne për shkak të aksidentit tragjik në bazën ushtarake Adazi. Ngushëllimet e mia për familjen e një anëtari të Forcave të Armatosura Shqiptare, që humbi jetën.
Uroj një shërim të shpejtë të ushtarëve të tjerë të lënduar. Letonia është mirënjohëse për Shqipërinë për kontributin e saj në misionin NATO.”
Zarife Hasanaj ishte pjesë e misionit të NATO-s për demontimin e minave gjatë një misioni në Letoni.
Nëntetare
Zarife Hasanaj ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Letoni, teksa ishte në
krye të detyrës për asgjësimin e municione.
Në
një deklaratë për mediat Shefi i Shtabit, gjeneral Bardhyl Kollcaku tha se nëntetarja
gjeti vdekjen për shkak të shpërthimit të disa municioneve të paplasura, si
pasojë u plagosën edhe disa ushtarakë të tjerë.
“Një
ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Letoni, ku Forcat tona të
Armatosura janë përfaqësuar me një kontigjent në kuadër të misionit të NATOs
“Enhanced Forward Presence”.
Një
grup i kontigjentit të asgjesimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, gjatë
kryerjes së detyrës së tyre, sot në ora 9.10 (ora 10.10 me orën lokale) janë
dëmtuar nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura. Ngjarja ka ndodhur
gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në
bazën e NATO-s ku ishte zhvilluar një
stërvitje ushtarake e një prej aleatëve.
Nga
ky shpërthim është plagosur dhe më pas ka humbur jetën Nëntetare Zarife
Muharrem HASANAJ. Të plagosur kanë mbetur komandanti i kontigjentit, Major
Klodian Nikolla TANUSHI dhe Rreshter Julian Xhevat KAPAJ”, tha Gjenerali
Kollcaku.
Sipas
informaciomeve të deritanishme Major Tanushi dhe Rreshter KAPAJ janë nën
kujdesin maksimal të mjekëve, në bazën Camp Adazi, në Letoni.
Gjenerali
garantoi “familjarët e efektivëve tanë në Letoni se po ndjekim me vëmendjen
maksimale ngjarjen që ka ndodhur”.