Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një
personi dodhi pasditen e të premtes në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd. Nga përplasja
e dy mbjeteve, mbeti i vdekur një 45-vjeçar, emri i të cilit është Ardian
Vreto.
Në aksident mbetën të plagosur rëndë dhe tre
persona, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Sipas News 24,
aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Pishkash. Një mjet tip “Benz” dhe një “Audi”
janë përplasur në aksident.
Ndërkohë, viktima mësohet se është ish-punonjës
policie. Gjithashtu, personi që humbi jetën është vëllai i kryetarit të degës së
Partisë Demokratike në qytetin e Librazhdit.
Dy persona të tjerë, që mbetën të plagosur mësohet
se janë një çift nga Durrësi. Gjithashtu e plagosur është dhe një grua,
identiteti i të cilës ende nuk bëhet i ditur. Policia shkoi në vendin e gjarjes
dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë
e ndodhur mbrëmjen e së premtes në Librazhd ku burri masakroi me thikë gruan e
tij dhe më pas vrau veten.
Ngjarja makabre ka ndodhur në orën 22.45 të darkës.
Çifti Daut dhe Lule Gjokola sapo ishin kthyer në shtëpi nga shëtitja.
Daut Gjokola ka goditur rreth 15 herë me thikë
bashkëshorten 49-vjeçare, ndërsa mësohet se shkak është bërë xhelozia.
Pas vrasjes së gruas, 53-vjeçari është hedhur
nga ballkoni i pallatit ku jetonte dhe ka ndërruar jetë në vend. Në momentin e
vrasjes në banesë ka qenë djali 26-vjeçar i viktimave, ndërsa vajza e tyre 24-vjeçare ndodhej në Tiranë.
Kanë qenë komshinjtë që kanë njoftuar policinë
dhe ambulancën, teksa djalin e kanë gjetur në gjendje shoku. 49-vjeçarja është
dërguar menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë
plagëve të marra.
Një kamion mallrash ka marrë flakë në aksin
rrugor Librazhd – Prrenjas, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Kamioni me
rimorkio, me targa të huaja, që transportonte letra ambalazhi, ka marrë flakë për
shkaqe ende të panjohura.
Shoferi sapo ka parë që rimorkio është
përfshirë nga flakët, ka bërë shkëputjen e kokës tërheqëse duke shmangur djegien
e të gjithë kamionit. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm
dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e rënies së zjarrit.
Për shkak të lagështisë në rrugë dhe reshjeve të dendura në qarkun e Elbasanit është shënuar një aksident, që fatmirësisht nuk ka përfunduar me pasoja tragjike. Një makinë ka dalë nga rruga në aksin Librazhd-Përrenjas, në të cilën udhëtonin 4 futbollistë të Librazhdit.
Makina ka humbur kontrollit për shkak të
shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë, duke u përplasur me një mjet tjetër. Për pasojë
të 4 futbollistët kanë marrë disa plagë dhe ndodhen jashtë rreziku për jetën.
4 sportistët e plagosur janë Ermir Lojku,
Klajdi Hoxha, Funel Kushta, Orgest Tocka, të cilët janë transportuar në
Spitalin e Librazhdit për të marrë ndihmë mjekësore.
Përplasja e dy mjeteve në aksin rrugor
Librazhd-Elbasan, ka shkaktuar të paktën tre presona të plagosur, si dhe
bllokim të trafikut për rreth 30 minuta. Aksidenti ka ndodhur të enjten pasdite
rreth orës 16:00, kur dy mjete në afërsi të fshatit Mirakë janë përplasur mes
tyre.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur tre
persona, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por nga sa raportohet, ai ka ndodhur në
një prej zonave të cilësuar si “njollë e zezë” e aksidenteve rrugore.
Megjithatë, në vendin e ngjarjes ka shkuar
policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë,
lidhur me gjendjen shëndetësore dhe identitetin e të plagosurve ende nuk jepen
detaje.
Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një
shtetas, ndërsa ka nisur procedimin penal për një tjetër. Shtetasi me inicialet
L.M., 38 vjeç banues në Korçë, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes, është
arrestuar në flagrancë pasi është kapur me lëndë narkotike Cannabis Sativa. Ndërkohë,
policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit F.A., 35
vjeç, banues në fshatin Hotolisht të Librazhit, i dënuar më parë për veprën
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”.
Shërbimet e Policisë, nga informacione të
siguruara në rrugë policore, ku dyshohej se shtetasit e mësipërm, bashkëpunonin
me njëri-tjetrin dhe ushtronin aktivitetin në fushën e prodhimit dhe shitjes së
narkotikëve, kanë organizuar punën dhe kanë bërë lokalizimin e tyre në lagjet
nr.8 dhe nr.17 të qytetit të Korçës.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj
shtetasit L.M, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 35 doza
me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa si dhe 17.500 lekë, ndërsa gjatë
kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Citroen” të cilin shtetasi F.A., drejtonte
si edhe në banesën e tij, iu gjetën e sekuestruan disa doza të tjera me lëndë
të dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë
Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy
personave ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e njohur si
“Kthesa e Murrashit”.
Dy automjete u përplasën kokë më kokë, një makinë “Range Rover” dhe një trajler, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar çifti i bashkëshortëve Nikita dhe Leta Manoku, të dy nga 60-vjeç nga Tirana, të cilët po udhëtonin me makinën “Rage Rover”.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Deputeti Taulant Balla ka fituar gjyqin me dhëndrin
e ish-kryeministrit Sali Berisha, për një çështje që zë fill disa vite më parë.
Balla dhe Malltezi patën një konflikt në Romë, në aeroport në 2016, ngjarje të
cilën e denoncoi deputeti socialist. Pas një beteje të gjatë gjyqësore në Itali,
Gjaykata italiane i ka dhënë të drejtë deputetit socialist, duke e detyruar Arbër
Malltezin t`a dëmshpërblejë Taulant Ballën me 3000 euro.
Pas derdhjes së shumës financiare në llogari
të deputetit Taulant Balla nga dhëndri i ish-kryeministrit demokrat, ka ardhur
dhe reagimi i kreut të grupit Parlamentar të PS. Me një status në rrejtet
sociale, ku ka publikuar dhe çekun financiar, Taulant Balla shkruan se me paratë
e gjyqit me Arbër Malltezin, do të ndërtojë një institucion parashkollor në
Librazhd për fëmijër romë të këtij qytetit.
“Fondi për Edukimin, përmes të cilit do
investojmë në kopshte dhe çerdhe, me të ardhurat që burojnë nga gjyqet me
berishët, lulezimat dhe artistat e PD u shtua sot me një “kontribut” të
vlefshëm nga dhëndri i Sali Berishës prej 3000 Euro. Berishët u vetë-dorëzuan
para Gjykatës italiane, duke vetë-pranur fajin dhe turpin e vet në një betejë
juridike, ku isha i bindur për fitoren. Siç kam dhënë fjalën e gjithë kjo shumë
do të shkojë për një institucion para-shkollor në Librazhd”.
“Në ditët në vijim ky çek do t’i kalojë fëmijëve të komunitetit të nderuar rom në Librazhd. Vazhdoni të bëheni për turp në sytë e njerëzve, sepse ne kemi gjetur tashmë instrumentin si ta bëjmë të dobishëm Lulin, Saliun dhe artistat e PD. Shpifjet që më pas frymëzojnë dhunën dhe molotovët janë fundi i asaj cfarë ka mbetur nga PD”, shkruan Taulant Balla.
Një makinë e Ambasadës ruse me tagra diplomatike është aksidentuar në aksion rrugor Elbasan-Librazhd. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “kthesa e Murrashit”, ku makina me targa diplomatike ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një makinë tip “Benz”.
Aksidenti ka ndodhur
për shkak të lagështisë në rrugë, ndërsa 3 persona kanë mbetur të plagosur nga përplasa
e mjeteve.
Të plagosur janë zyrtari i Ambasadës Ruse në Tiranë, Nikhain Kruchinina, 35 vjeç dhe bashkëshortja e tij Darja Igor Kruchinina si dhe drejtuesi i makinës tjetër, shtetasi Besnik Gora, 25 vjeç.
Fatmirësisht të tre të
plagosurit kanë marrë plagë të lehta dhe nuk ndodhen në gjendje kritike për jetën.