Dy
persona janë arrestuar nga policia e Fierit dhe Lushnjës, pasi akuzohen për
veprat penale të armëmbajtjes pa leje dhe prishje e qetësisë publike. Në qytetin
e Lushnjës është vënë në pranga një 25-vjeçar me inicialet A.C., i cili ishte
shpallur në kërkim për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe
“Prishja e qetësisë publike”.
Në
Fier, gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes, nga Shërbimet e
Specializuara Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u kap dhe
ndalua shtetasi i shpallur në kërkim: E.Xh, 47 vjeç, banues në Patos.
Ndalimi
i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e
datës 08.05.2018 e ka dënuar me 10 muaj burg, për veprën penale “Armëmbajtja
pa leje”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së
Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme proceduriale.
Një aksident me pasoja tragjike ndodhi mbrëmjen
e të hënës në Lushnjë. Sipas raportimeve paraprake, dyshohet se një person
mbeti i vdekur, ndërsa dy të tjerë të plagosur rëndë, si pasojë e daljes nga
rruga të një mjeti duke përfunduar në kanal.
Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur
rrethrrotulimi i Kolonjës në autostradën Fier-Lushnje.
Mjeti doli nga rruga duke kaluar mbi bordurat
mbrojtëse të autosdtradës dhe përfundoi në kanal. Ndërkohë, në mjet ndodheshin
tre persona, një prej të cilëve raportohet se ndërroi jetë nga përplasja e fortë.
Dy të tjerët janë plagosur rëndë dhe janë
transportuar në spitalin e Lushnjës. Mjeti i përplasur është tip “Benz”. Në vendin
e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilat po hetojnë për
zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Pas tre orësh
arrati, policia arrestoi adoleshentin pa patentë, që përplasi për vdekje një
64-vjeçar në zonën e njohur “Tre Urat”
në Çermë Sektor të Lushnjes.
17-vjeçari
me iniciale J.G., ende pa marrë patentën, po drejtonte një makinë fuoristradë ku
përplasi për vdekje shtetasin Fatmir Muça, i cili po lëvizte me biçikletë.
Adoleshenti u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, por u kap pas 3 orësh. Ai është shoqëruar në komisariat për sqarimin e plotë të ngjarjes tragjike.
Pak orë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mëngjesin
e të martës në Lushnje, është gjetur i djegur një mjet, që dyshohet se është përdorur
në atentatin e Besnik Hidës. Makina është gjetur e djegur në një zonë perifike
të qytetit të Lushnjës.
Ajo dyshohet se ëshë përdorur nga dy
personat, që ekzekutuan me breshëri kallashnikovi shtetasin Besnik Hida,
35-vjeç. Në sedijen e pasme të mjetit tip “Seat”, policia gjeti një pistoletë
dhe dy kallashnikovë.
Personi i mbetur i vdekur në atentat, dyshohet
se është i lidhur me një vrasje që ndodhi 2 vite më parë. Hida ishte daja i
Zamir Latifit i vrarë në një atentat në 2017, ku mbeti i vdekur dhe një person tjetër,
Jurgen Goxha, ndërsa u plagos Marius Xhepexhiu.
Policia e Lushnjës ka parandaluar përshkallëzimin
e një konflikt në familje, duke shmangur një vrasje. Gjatë të hënës, unfiromat
Blu të Lushnjës, mësohet se kanë arrestuar në flagrancë një shtetas 38-vjeç, me
inicialet E.D., banues në Dushk.
Ky person, dyshohet se do të vriste nënën e
tij, pas një konflikti që kishte pasur me të. Pasi është njoftuar, policia ka
shkuar menjëherë në banesën e 38-vjeçarit, i cili është arrestuar gjatë kohës që
ka qenë duke u konfliktuar me nënën e tij.
Pas arrestimit, është kontrolluar ky shtetas, duke iu gjetur një armë zjarri pistolet, me silenciator dhe 43 fishekë, të cilën e mbante në trup. Policia ka prangosur personin duke i kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë dosjen hetimore. 38-vjeçari me inicialet E.D., akuzohet për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak” si dhe “Dhunë në familje”.
Pas Elbasanit, që do të ketë një urgjencë mjekësore
moderne, Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e transformimit të Poliklinikës
së re të Lushnjës. Me anë të një postimit në rrjetin social Facebook, Rama
tregon nëpërmjet fotove transformimin e Poliklinikës së Lushnjës.
Nga një godinë e vjetruar, me mure dhe dyer të
shkatërruara, godina e re e Poliklinikës në Lushnjë, shndërrohet në një ambient
modern ku do të marrin shërbim mjekësor qytetarët
e kësaj bashkie dhe jo vetëm. Rama shprehet se ky investim është pjesë e
programit kombëtar për 300 qendra shëndetësore, ndërsa shton se deri në fund të
këtij viti do të ndërtohen 100 qendra shëndetësore.
“Së shpejti çel dyert Poliklinika Qendrore e Lushnjës, pjesë e Programit Kombëtar 300 Qendra Shëndetësore Bashkëkohore Patjetër që shëndetësia ka ende shumë nevoja, po kush thotë se ishte më mirë kur ishte më keq, duhet të kujdeset më shumë për kujtesën 80 qendra shëndetësore të reja vjet, 100 deri në fund të këtij viti dhe 120 të tjera vitin e ardhshëm, nuk janë asnjë mrekulli, por ama janë një ndryshim dita me natën, krahasuar nga gjendja e luftës prej ku u nisëm”, shkruan Rama.
Një mjet në rrugën hyrëse të qytetit të
Lushnjës ka përplasur një biçikletë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë
drejtuesi i saj, një shtetas 68-vjeçar, emri i të cilit mësohet të jetë Mefit
Dingo.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në
rrugën hyrëse për në qytet, ku një mjet i tipit “Benz”, me targë AA 055 KM, ka përplasur
biçikletën.
68-vjeçari që drejtonte mjetin me dy rrota ka
mbetur i plagosur rëndë, dhe menjeherë është
dërguar me urgjencë drejt Tiranës për mjekin të specializuar.
Pas ngjarjes, në vend kanë mbrritur policia e
cila ka nisur hetimet. Mësohet se uniformat Blu kanë shoqëruar në komisariatin
e Lushnjës drejtuesin e mjetit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Grupi hetimor
vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Policia e Lushnjës ka parandaluar përshkallëzimin
e një konflikit, nisur mes tre adoleshentëve në fshatin Dushk të kësaj bashkie.
Sipas komunikatës së policiës, mësohet se gjatë të enjtes, në fshatin Dushk
kishte nisur një konflikt fizik mes tre adoleshentëve.
Pas marrjes së njoftimit policia ka shkuar në
vendngjarje dhe ka konstatuar se midis shtetasit A.M., 16 vjeç dhe shtetasve
E.N., 14 vjeç dhe F.R., 14 vjeç, kishte ndodhur një konflikt për motive të
dobëta. Gjatë konfliktit shtetasit E.N dhe F.R në bashkëpunim me njëri-tjetrin,
kishin qëlluar me mjete të forta shtetasin A.M.
Me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të
konfliktit dhe të ndonjë ngjarjeje të mundshme kriminale, policia shoqëroi në
ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnjë për veprime të mëtejshme
adoleshentët, si dhe ushtroi kontroll në banesat e tyre.
Si rezultat i kontrollit, në banesën e
shtetasit A.M u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik me një krëhër
dhe 9 fishekë. Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në
Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin A.M., 16
vjeç, banues në Lushnjë.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” në ngarkim të shtetasit A.M dhe “Plagosja e lehtë me dashje” në ngarkim të shtetasve E.N dhe F.R.
Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti
të trefishtë të ndodhur mëngjesin e së martës në autostradën Fier Lushnje, në
vendin e quajtur pushimi i shoferit.
Dy
automjete kanë përfunduar në kanal, ndërsa e treta është larguar nga vendi i
ngjarjes pas përplasjes mes tyre.
Mësohet se janë plagosur dy persona që ndodhen
jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur
punën për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.