Shkrumbohet gjatë natës makina në Elbasan. Dyshimet e policisë

Një automjet është përfshirë nga zjarri dhe është djegur gjatë natës në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hekurudha” rreth orës 1.30 të natës.

Automjeti i shkrumbuar i tipit ‘Benz’ me targa AA688JR i përket shtetasit Arben Bahja.

Nga informacionet paraprake dyshohet se zjarrvënia ishte e qëllimshme.

Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Bashkia “prangos” Lamborginin, Veliaj: Parko si në Gjermani

Policia bashkiake ka bllokuar një makinë luksoze tip “Lamborgini” pasi kishte parkuar gabim disa herë në Tiranë. Kryebashkiaku Veliaj ka publikuar fotot në rrjetet sociale dhe ka shpërndarë edhe një këshillë.

 “Lamborghinin ta kesh me jetë lali, por mëso të parkosh, sicc parkon dhe në Gjermani! Faleminderit qytetarëve që raportojnë çdo ditë problematikat tek aplikacioni “Tirana Ime” – një mundësi që secili të sillet si kryetar bashkie për mëhallën e vet”, shkruan Veliaj.

Bashkia ka publikuar fotot që tregojnë të njëjtin mjet duke parkuar tre herë gabim në vende të ndryshme. Po këto gabime nuk tolerohen në kryeqytet ku parkimi në shumicën e rrugëve është bërë me pagesë.

Digjet gjatë natës një makinë në Fushë-Krujë

Një automjet i tipit BMW është djegur gjatë natës në Fushë-Krujë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e djegies së makinës, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i pronarit të automjetit.

Mësohet se makina ka qenë e parkuar para qendrës shëndetësore të Fushë-Krujës.

Aksident i rëndë te mbikalimi i Kamzës. Makina çahet në dysh

Pamje të frikshme na vijnë nga një aksident i rëndë i ndodhur sot në mesditë te mbikalimi i Kamzës. Mësohet se disa makina janë përfshirë në aksident, ndërsa njëra prej tyre është çarë në dysh siç shihet edhe në foto.

Dëshmitarët thonë se automjeti i kuq është futur poshtë kamionit ndaj është ndarë në dysh. Mësohet se i plagosur në gjendje të rëndë është drejtuesi i makinës së kuqe që është dërguar në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën zbardhjen e plotë të aksidentit.

Zjarr makinës së shefit të Hipotekave

Është djegur gjatë natës së mbrëmshme në Laç, makina e shefit të personelit të Hipotekës së qytetit.

Policia e Kurbinit ka bërë të ditur se automjeti i përket Klevis Berhanit. Makina është djegur rreth mesnatës së mbrëmshme, ndërkohë që ngjarja ka shkaktuar panik te familjarët dhe banorët e zonës përreth.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, ndërkohë që mendohet se shkak për ngjarjen mund të jetë detyra e Berhanit.

Skip to toolbar