Detaje tronditëse, Drita Saliaj u përdhunua para se të mbytej në rezervuar

51-vjeçarja Drita Saliaj është përdhunuar përpara se të mbytej në rezervuarin e fshatit Gjerbës në Mallakastër. Sipas dëshmisë së një prej të arrestuarve Sindi Shehaj, 16 vjeç, ai së bashku me 26-vjeçarin Ervis Zotaj dhe nipin e burrit të viktimës Luis Saliaj, kanë shkuar në banesën e saj për të blerë hashash, por që kanë debatuar për çmimin. Pas debatit Sindi Shehaj tha se 26-vjeçari ka përdhunuar 51-vjeçaren dhe më pas e kanë lidhur duke e futur në makinë dhe mbytur në rezervuar.

Sipas dosjes së prokurorisë zbardhur nga News 24, “nga shpjegimet e personit nën hetim Sindi Shehaj, i pyetur në prani të psikologes rezulton se, i njeh personat nën hetim Ervis Zotaj e Luis Saliaj, e se ata i ka shokë”.

“Në datën 04.01.2020, rreth orës 22:30, e ka telefonuar Luis Saliaj, e i ka thënë që të shkonte në Gjerbës ta takonte pasi ashtu e kishte punën. Në këto rrethana është nisur me makinën e tij e ka shkuar tek Luisi, ku janë takuar në afërsi te banesës së këtij të fundit.

Në bisedë e sipër i ka thënë të linte aty makinën e tij e të merrte atë të Ervis Zotaj, pasi do të shkonin të merrnin hashash tek shtëpia e Drita Saliaj. Pas kësaj kane shkuar tek banesa e kësaj të fundit, ku sipas tij, Luisi i ka thënë që të mos hynte brenda pasi kishte pak punë.

Ka pritur jashtë ndërkohë që Ervin Zotaj e Luis Saliaj, kanë qenë brenda duke pirë kafe me shtetasen Drita Saliaj. Pas rreth 20 minutash e ka thirrur Luisi, e është futur brenda, ku Drita i ka dhënë një gotë raki.

Gjatë kohës që po pinte gotën e rakisë Luisi, është ngritur me pretendimin se do shkonte në tualet por në të vërtetë është futur në dhomën tjetër, e ka dalë prej andej me një pako hashash.

Këtë të fundit e ka lënë tek pragu i derës e është futur përsëri në kuzhinë. Pas kësaj Luisi ka kërkuar që hashashin ta blinte me 50 euro, ndërsa Drita thoshte me 200 euro. Ndërkohë Luisi i ka thënë që të dilte jashtë e ta priste tek makina.

Kur ka dalë jashtë ka dëgjuar të bërtiturat e Dritës. Është afruar tek dritarja dhe ka parë që Ervisi i ka hequr me dhunë pantallonat Dritës e pas kësaj ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Ndërkohë që Ervisi kryente marrëdhënie seksuale, Luisi ka dalë jashtë ku ka gjetur dy litarë me të cilët e kanë lidhur Dritën. Pas kësaj Ervisi dhe Luisi i kanë futur në gojë një shall dhe e kanë nxjerrë jashtë duke e mbajtur në krahë dhe e kanë çuar tek makina e Ervisit.

Makinën e ka drejtuar ai, e Ervisi ka qëndruar me Dritën në sediljen e pasme, ndërsa Luisi në sedijen e pare të pasagjerit. Pasi janë nisur Luisi i ka thënë të ecte shpejtë në drejtim te rezervuarit.

Rreth orës 03:00, të datës 05.01.2020, kanë mbërritur tek rezervuari, ku Luisi dhe Ervisi e kanë zbritur nga makina dhe e kanë hedhur menjëherë në ujë. Pas kësaj janë kthyer në Gjerbës ku ka marrë makinën e tij dhe është larguar për në banesën e vet, ndërsa Ervisi e Luisi kanë shkuar përsëri tek banesa e Drita Saliaj.

Në momentin e ndarjes ata e kanë porositur që të mos tregonte për gjithçka ndodhi. Në banesë ka mbërritur rreth orës 04:30, datë 05.01.2020, e atë ditë nuk ka dale nga shtëpia.

Në datën 06.01.2020, ka çuar vëllezërit në shkollë e është kthyer përsëri në banesë, rreth orës 12:30. Në date 07.01.2020, rreth orës 02:00, tek banesa e tij ka shkuar policia, e cila e ka shoqëruar për në Komisariat”, thuhet në dëshminë e një prej të akuzuarve në dosjen e Prokurorisë.

Drita Saliaj u vra më 5 janar, por u gjet dy ditë më pas në rezervuarin e fshatit, pas denoncimit që bënë familjarët për zhdukjen e papritur. Ajo jetonte e vetëm, pasi burrin e kishte emigrant në Greqi.

Vrau 50-vjeçaren në Mallakastër, prindërit e autorit: E lyeni me benzinë e ta vrisni

Pak ditë pas krimit makabër në Mallakastër, ku tre të rinj vranë një 50-vjeçare pasi tentuan të vjedhin shtëpinë e saj, për mediat folën prindërit e një prej autorëve. Ervis Zotkaj është një nga të arrestuarit për vrasjen e Drita Saliaj. Ndërkohë, prindërit e Zotkaj, mohojnë djalin e tyre, duke kërkuar ndëshkim të rëndë. Madje, babai dhe nëna e Ervis Zotkaj kërkojnë vrasjen e djalit të tyre, nëse ai është autor i krimit të rëndë.

“I lutem shtetit të marrë masat më të rënda, ose ta bjerë në Gjerbës të Mallakastrës, ta pushkatoj me dorën time. Nuk e di nëse djali im është autor i ngjarjes, nuk di asgjë. Makina e djalit ishte në shpi më 5 janar, edhe djali ishte në gjumë, deri këtu e di”, thekson i ati i 26-vjeçarit. Policia erdhi në 4, ishim në gjumë. hapa portën, më thanë jemi policia, ku e ke djalin. Ju thashë që nuk e di. Më thanë gjej djalin. Iu thashë të shikonin brenda në shtëpi, se unë nuk e di. Djali kishte vajtur te një kushëri, që banon në Greqi, dhe vajtën e kapën atje dhe e morën me makinë”, tha babai i Ervis Zotkaj.

Ndërkohë, nëna e Zotkaj, është shprehur se njihej me viktimën Drita Saliaj, duke e cilësuar atë si “grua shumë të mirë”. Më tej, nëna e autorit të krimit, kërkon dënim të rëndë për djalin, ndërsa tregon se i biri kishte pasur sjellje të çuditshme pas datës 5 janar. “Jo, ishte si i tërbuar. Nuk hante bukë në rregull, ikte shpeshherë. Dua dënimin më të rëndë, ta çoni e ta lyeni me benzinë e ta vrisni. Ajo gruaja është shumë e mirë, shumë e ndershme. Për Vit të Ri e urova, e pyeta me kë e kaloi, më tha vetëm. Unë jam ta pushkatoni në vend djalin. Ai vinte e ikte të shtunën, mora dhe vajzën në telefon, po më tha ashtu bën ai. Ishte si i hutuar, i trembur. Luisi ishte në Greqi, atë tjetrin nuk e njoh fare”, thotë ajo.

Ndërkohë, prindërit e 26-vjeçarit u shprehën se nuk do të mbështesin djalin në gjykatë, ndërsa pas krimit makabër e mohojnë atë si birin e tyre. “Jo, jo. Djalin e mbështes me plumb në kokë, kaq. Unë dua të pushkatohet këtu në fshat, se nuk e dua. Të ma bënte mua nënës më parë, pastaj Dritës. E kemi rritur me lakra, na janë këputur duart duke punuar për të dhe të na bëjë këtë. Unë kam katër djem e tri vajza, tani kam gjashtë fëmijë. Të ma sjellin këtu, po s’e vrava, mos më quani të tillë. Ai më ka borxh kokën. Unë do ik nga këtu dhe do shkoj në Gjerbës e do i them më vrit mua. Unë si prindër vete vetë atje dhe iu them të më pushkatojnë”, thanë prindërit e Ervis Zotkaj, një nga tre autorët e dyshuar të krimit makabër në Mallakstër.

E vrau nipi i burrit, flasin familjarët e viktimës: O të zhduken si fis, ose vetëgjyqësi

Vrasja e Drita Saliajit në Mallakastër nga nipi i burrit të saj ka sjellë reagimin e ashpër të familjarëve, të cilët kërkojnë largimin e familjes së autorit ose do të bëjnë vetëgjyqësi. Kunata e viktimës, Mjaftoni Saliaji thotë për mediat se familjet kishin konflikte të vazhdueshme dhe kërkon që familja e nipit të burrit të Drita Saliajit të largohet nga fshati Gjerbës ose situata do të përkeqësohet.

“ Kërkojmë drejtësi nga shteti. Kemi djem për të rritur edhe ne. Unë jetoj në Ballsh por vij se kam tokën. O vetëgjyqësi o të zhduket ky fis nga këtu. Nuk duam të shohim më se janë njerëzit më të këqij që ekzistojnë. Të ikin nga ky vend, ti çojnë në Afganistan. Nga kush pres të ruhem unë? Nga kunata, nga kunati? Ata kanë bërë atë që kanë bërë. Gruaja ka qenë e vetmuar se burri i ikte emigrant 1 muaj ose 2 muaj .

E bëri ai mund të bëhemi dhe ne kriminel. Shteti të marrë vendime. S’kam pse jetoj me frikë as bezdis njeri. As i hap derën dikujt, as i bie në qafë, as bezdis njeri. Kërkoj ndihmë. Jetoj me punën time, me djersën time. Prandaj ose do bëjmë vetëgjyqësi ose të zhduken fare. Unë tani kam frikë. E mora vesh ngjarjen nga Policia, Na njoftuan në 1:20 e natës. Në fillim na u raportua si zënkë. Unë jam prekur shumë si nënë. Kam 42 vite në këtë Fshat. Kam 30 vjet me gruan, me kunatën time. I gjetëm gjërat e lidhura këtu në shtëpi, edhe xhupin e kishte aty të hedhur. Po dridhem e gjitha sepse mua mu vra një person i familjes, padrejtësisht mbi një femër, mbi një nënë. Po të kishte bërë krim le ta kishin vrarë. Le ta kishin vrarë burrin se burrat burra janë dhe e kanë me njëri- tjetrin.”- tha kunata e viktimës.

50-vjeçarja u gjet e vdekur e lidhur me litar në rezervuarin e fshatit, ndërsa ishte zhdukur që më 5 janar. Nipi i burrit të saj kishte shkuar për të vjedhur banesën së bashku me dy shokë, por hasi në rezistencën e saj. Kjo bëri që ato ta rrëmbenin dhe më pas ta lidhnin me litar e ta hidhni në rezervuar ku humbi dhe jetën. Tre autorët kanë rënë në prangat e policisë.

16-vjeçari me dy shokë vret gruan e xhaxhait në Mallakastër

Nipi 16-vjeçar i viktimës ishte një nga autorët e ngjarjes horror të ndodhur në Mallakastër më 5 janar 2020. 3 të rinj kanë përfunduar në pranga, nën akuzën e rrëmbimit dhe vrasjes së 50-vjeçares Drita Saliaj.

Të rinjtë përkatësisht nipi i saj L. Saliaj, 16 vjeç, së bashku me dy shokët e tij S. Sh., 16 vjeç dhe E. Z., 26 vjeç, kanë hyrë në banesën e viktimës për ta grabitur me idenë se nuk kishte njeri në shtëpi. Por kur kanë hasur rezistencën e viktimës dhe janë identifikuar nga ajo, të rinjtë e kanë rrëmbyer, më pas e kanë lidhur me litar dhe e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit.

Ngjarja është raportuar sot në mëngjes në polici nga familjarët e viktimës për humbjen e kontakteve me të prej dy ditësh. Policia nisi hetimet ku u gjet trupi i pajetë dhe u zbardh e gjithë dinamika e ngjarjes.

Sipas policisë nipi i 50-vjeçares, hyri për të grabitur shtëpinë e xhaxhait, i cili ishte emigrant, duke menduar se nusja e tij nuk do të ishte. Fatkeqësisht 50-vjeçarja i njohu dhe përfundoi viktimë e tyre. Trupi i saj është nxjerrë nga rezervuari nga polumbarët e RENEA, ndërsa u arrestuan edhe 3 të rinjtë.

Grabitet dhe vritet një grua në Mallakastër, trupi gjendet i lidhur me litar

Një grua është rrëmbyer dhe më pas vrarë nga disa persona ende të paidentifikuar në fshatin Gjerbës të Mallakastrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 5 janar 2020, ndërsa trupi i saj është gjetur i lidhur me litar dhe i hedhur në rezervuarin e fshatit. Kanë qenë banorët që kanë pikasur trupin e pajetë dhe më pas lajmëruar policinë.

Viktima Drita Saliaj, 51 vjeçe, jetonte e vetme në banesë në fshatin Gjerbes, ndërsa bashkëshorti i saj ishte emigrant.

Sipas policisë ngjarja e ka zanafillën kur tre të rinj, kanë shkuar për të grabitur banesën e viktimës duke menduar se nuk kishte njeri, por sapo kanë hyrë të rinjtë kanë pikasur 51-vjeçaren.

Dyshohet se gruaja  mund t’i ketë njohur dhe për këtë arsye ato e kanë rrëmbyer e më pas vrarë atë që të mos identifikoheshin. Trupi i gruas ishte i lidhur me litar dhe më pas është hedhur ne rezervuar ku dhe është mbytur. Trupi i saj është identifikuar nga banorët e zonës dhe familjarët.

Deri në këto momente policia ka shoqëruar 3 persona për të mësuar edhe më shumë rreth ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet.

Pas Frrokajt, edhe Kapllanaj e ka me Bashën: S`na la të kandidonim

Të martën ka rënë dhe një tjetër bashki e drejtuar nga PD katër vitetet që shkuan. Në Mallakastër ka marrë fund mandati i Agron Kapllanajt, ndërsa është bërë betimi i kryebashkiakut të ri Qerim Ismailaj, që fitoi në zgjedhjet e 30 qershorit. Konstituimi i këshillit të ri bashkiak dhe betimi i kryetarit të bashkisë u bën në një shkollë në qytetin e Ballshit, pasi në ambientet e bashkisë ndodhej ish-kryebashkiaku Kapllanaj, që ka zhvilluar një mbledhje me këshillin e vjetër të bashkisë.

“Është një nder i madh të përfaqësosh në detyrën e kryetarit të bashkisë Mallakastrën tonë. Do bëjmë të mundur që Mallakastra të ndryshojë në të gjithë sektorët e saj. Më lejoni të falenderoj të gjithë të ftuarit e sotëm. Unë shpresoj dhe besoj që bashkë me këshillin e ri bashkiak do bëjmë të mundur që në fund të mandati 4-vjeçar që Mallakastra të ketë pësuar ndryshim të dukshme në të gjitha fushat. Mallakastra ka nevojë për kontributin e të gjithëve. në do të krijojmë një forum konservativ ku do jenë pjesë të gjithë anëtarët e partive politike që kanë dhënë kontribute për Mallakastrën. Nga sot e në vazhdim Bashkia i thotë të gjithëve të majtë e të djathtë se do jemi në shërbim të qytetarëve të Mallakastrës”, u shpreh Qerim Ismailaj pas betimit si kryetar i Bashkisë së Mallakastrës.

Mbarime Isufi do të jetë kryetarja e re e këshillit bashkiak të Mallakastrës, ndërsa ndihmësit e saj do të jenë Nezhmi Sula dhe Gençi Malaj. I pranishëm në këtë mbledhje ka qenë dhe nënkryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi si dhe zyrtarë të tjerë të Partisë Socialiste të Qarkut të Fierit. Ndërkohë, pas mbledhjes së këshillit të ri bashkiak, ka volur kryertari i vjetër i bashkisë së Mallakastrës Agron Kapllanaj. Ai është shprehur se ishte i ndërgjegjshëm që mandati i ka mbaruar, duke u shprehur se në 30 qershor nuk pati mundësi të kandidonte.

“Unë nuk kam lidhje fare e mbledhjen e këshillit bashkiak të dalë nga votimet. Unë kam lënë një takim. Unë jam koshient që mandati im ka mbaruar. Në 30 qershor nuk pata mundësinë të kandidoja. Duhet të bëja një takim të fundit për të bërë një analizë të shkurtër të punës tonë. Unë do doja ta prisja pasardhësin tim por nuk ka një të tillë. Nuk mund të pres një kryetar të dalë nga votimet e 30 qershorit. Nuk dua të bëhem pjesë e paligjshmërisë. Ky është një emërim politik që do t’i ketë ditët e shkurtra. Pas pak muajsh Mallakastra do ketë mundësi të zgjedhë përmes zgjedhjeve të vërteta. Nga politika nuk më largon askush. Nuk ia jap kënaqësinë askujt që të largohem nga Mallakastra. Unë do jem këtu për të punuar me ta, për të bërë më të mirën për ta”, deklaroi Kapllanaj.

Ndërkohë, pas përfundimit të mbledhjes ku u bë konstituimi i këshillit bashkiak dhe betimi i kryetarit të ri të bashkisë, Qerim Ismailaj është futur në zyrën që do të drejtojë për katër vitet e ardhshme. Edhe pse dera ka qenë e mbyllur e bashkisë ka qenë e mbyllur, ajo është hapur me forcë, ndërsa nga PD nuk ka pasur militantë për të bërë rezistencë.

Skip to toolbar