Vrau 50-vjeçaren në Mallakastër, prindërit e autorit: E lyeni me benzinë e ta vrisni

AKTUALITET


Pak ditë pas krimit makabër në Mallakastër, ku tre të rinj vranë një 50-vjeçare pasi tentuan të vjedhin shtëpinë e saj, për mediat folën prindërit e një prej autorëve. Ervis Zotkaj është një nga të arrestuarit për vrasjen e Drita Saliaj. Ndërkohë, prindërit e Zotkaj, mohojnë djalin e tyre, duke kërkuar ndëshkim të rëndë. Madje, babai dhe nëna e Ervis Zotkaj kërkojnë vrasjen e djalit të tyre, nëse ai është autor i krimit të rëndë.

“I lutem shtetit të marrë masat më të rënda, ose ta bjerë në Gjerbës të Mallakastrës, ta pushkatoj me dorën time. Nuk e di nëse djali im është autor i ngjarjes, nuk di asgjë. Makina e djalit ishte në shpi më 5 janar, edhe djali ishte në gjumë, deri këtu e di”, thekson i ati i 26-vjeçarit. Policia erdhi në 4, ishim në gjumë. hapa portën, më thanë jemi policia, ku e ke djalin. Ju thashë që nuk e di. Më thanë gjej djalin. Iu thashë të shikonin brenda në shtëpi, se unë nuk e di. Djali kishte vajtur te një kushëri, që banon në Greqi, dhe vajtën e kapën atje dhe e morën me makinë”, tha babai i Ervis Zotkaj.


Ndërkohë, nëna e Zotkaj, është shprehur se njihej me viktimën Drita Saliaj, duke e cilësuar atë si “grua shumë të mirë”. Më tej, nëna e autorit të krimit, kërkon dënim të rëndë për djalin, ndërsa tregon se i biri kishte pasur sjellje të çuditshme pas datës 5 janar. “Jo, ishte si i tërbuar. Nuk hante bukë në rregull, ikte shpeshherë. Dua dënimin më të rëndë, ta çoni e ta lyeni me benzinë e ta vrisni. Ajo gruaja është shumë e mirë, shumë e ndershme. Për Vit të Ri e urova, e pyeta me kë e kaloi, më tha vetëm. Unë jam ta pushkatoni në vend djalin. Ai vinte e ikte të shtunën, mora dhe vajzën në telefon, po më tha ashtu bën ai. Ishte si i hutuar, i trembur. Luisi ishte në Greqi, atë tjetrin nuk e njoh fare”, thotë ajo.

Ndërkohë, prindërit e 26-vjeçarit u shprehën se nuk do të mbështesin djalin në gjykatë, ndërsa pas krimit makabër e mohojnë atë si birin e tyre. “Jo, jo. Djalin e mbështes me plumb në kokë, kaq. Unë dua të pushkatohet këtu në fshat, se nuk e dua. Të ma bënte mua nënës më parë, pastaj Dritës. E kemi rritur me lakra, na janë këputur duart duke punuar për të dhe të na bëjë këtë. Unë kam katër djem e tri vajza, tani kam gjashtë fëmijë. Të ma sjellin këtu, po s’e vrava, mos më quani të tillë. Ai më ka borxh kokën. Unë do ik nga këtu dhe do shkoj në Gjerbës e do i them më vrit mua. Unë si prindër vete vetë atje dhe iu them të më pushkatojnë”, thanë prindërit e Ervis Zotkaj, një nga tre autorët e dyshuar të krimit makabër në Mallakstër.




Skip to toolbar