Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë
Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pasditen e të mërkurës, pas vendimit të
Gjykatës së Durrësit, për të mos njohur mandatin e të zgjedhurës në krye të
bashkisë së këtij qyteti Valbona Sako. Balla ka shprehur indinjatën për këtë
akt të gjyqtares së Durrësit, duke u shprehur se ajo ka shkelur në mënyrë
flagrante ligjin.
“Keqardhje për vendimin absurd, arbitrar dhe
nul të një gjyqtareje, e cila mori brohoritjet e atyre qe në vijim të
përpjekjes se deshpëruar per kaos e pasiguri, nuk dinë më çfarë bëjnë.
Pavarësisht kesaj lajthitjeje anti-ligjore dhe anti-logjike të radhës, në
respekt të vullnetit të popullit, çdo kryetar i sapo zgjedhur pas shpalljes së
vendimit vetëm nga KQZ apo Kolegji Zgjedhor do ta marrë detyrën, do ta ushtrojë
dhe do të japë llogari përpara Këshillit Bashkiak sikurse ligji e parashikon”.
“Nuk ishte parë e dëgjuar në gjithë këto vite
që një vërtetim i thjeshtë fakti të refuzohet duke dalë hapur në shkelje
flagrante të ligjit mbi një vendim të formës së prerë. Në Shqipëri sipas Kodit
Zgjedhor mandatet e të zgjedhurve i jep vetëm KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Dhe
vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë përfundimtare dhe të pa-ankimueshme. Sidoqoftë
me keqardhje për ata që kanë humbur rrugën e arsyes, ne mbetemi të qetë dhe të
vendosur në rrugën e hapur nga populli më 30 Qershor”, shkruan Balla.
Vendimi i Gjykatës së Durrësit për të mos njohur mandatin e Valbona Sakos, është përshëndetur nga drejtuesit e opozitës. Basha dhe Kryemadhi e kanë lexuar këtë si një fitore të tyre, duke kërkuar hetim penal për anëtarët e KQZ-së, që sipas tyre kanë shpërdoruar detyrën me mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Por, vendimi i Gjykatës së Durrësit ishte në kundërshtim me vendimin e të tjera gjykatave në vend, si psh, asaj të Korçës, që njohu Erion Isain si kryetar të Bashkisë Kolonjë, pavarësisht se në këtë bashki kandidonte dhe një tjetër person nga radhët e Bindjes Demokratike.
Thënë kjo, pasi në vendimin e Gjykatës së Durrësit, argumenti i vetëm për refuzimin e mandatit të Valbona Sakos, ishte pikërisht ‘regjistrimi i Bindjes Demokratike’ jashtë fateve ligjore për pjesëmarrjen në zgjedhje. Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencë për të gjykuar kërkesën njohjes së mandatit, e bërë nga kandidati fitues i PS në Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit.
Tashmë, pritet me interes një tjetër vendim i Gjykatës së Tiranës, e cila do të duhet që në ditët në vijim të gjykojë mandatin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili dorëzoi kërkesën për njohjen e mandatit nga Gjykata e Tiranës këtë të mërkurë.
Erion Veliaj në zgjedhjet e 30 qershorit fitoi
mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës. Pas certifikimit të
rezultatit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Veliaj ka kërkuar legjitimitetin
e mandatit të tij edhe në Gjykatën e Tiranës.
Njohja e mandati nga gjykata është hapi i
fundit ligjor për miratimin e kandidatëve fitues në krye të bashkive përkatëse.
Kërkesa e Erion Veliajt është dorëzuar ditën e mërkurë në Gjykatën e Tiranës.
Në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Erion
Veliaj kandidonte përball rivalit të tij Arben Skënderi, nga Bindja
Demokratike. Veliaj u shpall fitues me 152,230 vota , ndërsa Arben Skënderi mori 9364 vota.
Më herët, gjatë ditës së mërkurë, Gjykata e
Tiranës ka mohuar t’i jap mandatin kryebashkiakut të ri të Vorës, Agim Kajmaku duke
shpallur moskompetencë për kërkesën e dërguar nga kandidati i PS.
Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski ka dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, duke theksuar se për këtë gjë do ta njoftojë dhe zyrtarisht institucionet. Ai falenderoi edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së që i qëndruan besnik dhe nuk “iu nënshtruan presioneve”.
“Vendosa të tërhiqem nga funksioni parlamentar dhe për të njëjtin vendim formalisht do të informojë Parlamentin në ditët në vijim. Falenderoj deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët mbetën besnik ndaj pozitave parimore që janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin ndërkombëtar dhe nuk iu nënshtruan presioneve. Një mirënjohje të veçantë kam për mijëra qytetarë të cilët në mënyra të ndryshme, nëpërmjet kontakteve personale ose përmes rrjeteve sociale në ditët e kaluara, më dhanë mbështetje të madhe, të cilët pavarësisht nga presionet dhe padrejtësitë, përveç gjithë propagandës së rreme dhe rreziqeve personale, kanë treguar se ndjenja e drejtësisë, dhe rebelimi kundër padrejtësisë, mbetet forca udhëheqëse për popullin dhe qytetarët maqedonas.”- ka shkruar Gruevski.
Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, prej më shumë se gjashtë muajsh ndodhet në Hungari ku ka siguruar azil politik. Ai u largua nga Maqedonia e Veriut në kohën që duhej të vuante dënimin prej dy vitesh burg, për akuzat e korrupsionit.
Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, dikur aleat i Partisë Demokratike, tashmë ka pranuar mandatin e deputetit, në kundërshtim me vendimin e opozitës. Në një postim të gjitë në facebook, Roshi jep arsyet se pse pranoi të marrë mandatin e deputetit, ndërsa nuk heziton të hedhë akuza ndaj Bashës dhe PD-së.
Postimi i plotë i Artur Roshit
Pse pranova të marr mandatin për në parlament
?
Emri im në listat e PD tregon qartë se është
pjesë e një marrëveshjeje që erdhi si detyrim për ne si aleatë për të mos
garuar në zgjedhje dhe të votohej vetëm sigla e PD,pra defacto mandati që marr
është i Ballit Kombëtar Demokrat sepse votat tona në gjithë Shqipërinë bëjnë të
paktën dy mandate.
Sot po marr një mandat që të mohuar nga PD në
2017.
Lista e PD përfaqësonte listën e gjithë
koalicionit Opozitar dhe si të tillë për “diegien “ e mandateve duhet të ishim
pyetur nga PD para vendimit.
Kjo gjë nuk ndodhi as për etikë.
Kështu kemi një vendim thjesht të PD,i cili
nuk shtrin efektin e tij tek unë që nuk jam anëtar i saj.
Megjithatë pavarësisht se isha skeptik për
vendimin e saj,e përkraha si gjest politik që të jepte efekt duke vepruar mbi
sedrën e kryeminitrit për tu tërhequr.
Efekti ishte zero mbi Ramën si njeri që
pushtetin nuk e ndërron me asgjë morale.Pra kalkulimet politike të këtij akti
janë bërë keq.
Sot edhe vetë vendim-marrësit ,PD-ja pranojnë
se ishte një veprim i gabuar,i fortë dhe kundër parimeve të demokracisë
Euro-Atlantike.
Lind pyetja pse marrja e mandatit konsiderohet
tradhëti dhe jo një korigjim i gabimit emocional e lajthitës të PD ?
Kush është ndryshimi tek unë,dje Opozitar
jashtë parlamentit dhe sot po Opozitar në parlament.
Nuk ka sens logjika se Opozita jashtë
Parlamentit do ta rrëzojë Ramën,ndërsa Opozita në Parlament bashkpunon me
Ramën.
Opozitat janë Opozita pavarësisht rrugëve të
ndjekura dhe fuqisë së tyre.
Dje ishte në Parlament Opozita që është sot
jashtë.
A ishte ajo bashkpunëtore e Ramës?Me logjikën
e vetë PD, Po.
Si ndyshoi brënda një dite nga bashkpunëtore
në të kundërtën e saj ?
Shigjeta e të drejtës Opozitare shkon nga
shkon PD ?
Kush e cakton statusin e Opozitarit ,-PD-ja ?
Opozita nuk është tapi e më të fortit.
Në gjithë këto vite,PD është një Parti
Opozitare parciale e Partisë Socialiste thjesht për pushtetin dhe jo Opozitare
e filozofisë së majtë mbi të cilën qeveris ajo.
Kjo dukej dje dhe sot,sepse PD asnjëherë nuk
vlerësoi dhe të tregonte mirënjohje për votat që merr nga ish të përndjekurit
politikë,ish-pronarët,të cilët kanë treguar devotshmëri për të.
Unë vetë kam sakrifikuar për PD, kujtoj
“çështjen e të ndjerit Hakile Rama”,dhe kam marrë prej saj shijen bajate të
mosmirënjohjes.
PD që prej dy vjetësh ka organizuar tryeza të
koalicionit Opozitar vetëm me partitë parlamentare duke shpërfillur ne
jo-parlamentarët besnikë.
Edhe mbas “diegies” së mandateve që ishim të
gjithë jo-parlamentarë sërish ne aleatët tradicionalë besnikë na la jashtë
tryezave të saj.
Unë pjesëmarrës në çdo protestë,por u ndjeva i
fyer kur Basha lexoi emrat e çdo partie me perjashtim tonin si aleatë besnikë.
Pra PD ka përçmuar besimin tonë ndaj vetes së
saj.
Përtej çdo raporti politik apo personal,
Vendimi im për marrjen e mandatit nuk është as
cinik,as meskin dhe as kapriços,por një veprim i matur nën sytë e Optimistit të
Çërçill-it,që në çdo rrezik shikon një mundësi.
Ky vendim tenton të ruajmë egzistencën tonë
politike,ngaqë besnikëria jonë e egzagjeruar ndaj PD po na çonte drejt
asgjësimit duke na shpërfillur në raport me aleatët e tjerë të saj.
Ky vendim tenton në forcimin e linjës tonë
politike dhe krijimin e një produkti politik mbi filozofinë Konservatore
Moderne Europiane që predikojmë si vazhdimësi e Mid’hat Frashërit.
Ky vendim tenton në kontributin për instalimin
në kodin zgjedhor të votës së lirë, si themeli i një sistemi demokracie të
vërtetë në fillim dhe si mekanizëm kontrolli i këtij sistemi në vazhdimësi.
Ky vendim hap derën e një taktike politike që
i shërben Partisë që drejtoj,për të tërhequr vëmëndjen dhe për të rritur
komunikimin me publikun, e cila është në të njëjtën dinamikë me protestën dhe
rekomanimet e ndërkombëtarëve.
Futja ne parlament korigjon vendimin që tashmë
duket i dështuar i Opozitës dhe kjo është një detyrë dhe bonses për të
maximalizuar energjitë Opozitare në kushte të tjera.
Ne nuk mund të vazhdojmë me të njëjtën mëndje
që bëri diktaturën,të bëjmë edhe demokracinë.
Ky është problemi real i politikës sonë sot.
Sipas PD :- PS është përsëmbari vetëm se ja
prish kryetari.
Pra u zgjidhka problemi në se ikën vetëm
kryetari ?
Unë them jo,dhe duhet të iki nga pushteti
kryetari së bashku me PS,sepse filozofia e tyre Marksiste prodhon me shumicë
dhe në seri kryetarë po si ky,ndaj duhet të jemi kundër sistemit që ka ngritur
e majta.
Une do jem nder ata qe do mundohem te krijoj
kohezion me opozitarizmin brenda parlamentit me ate jashtë.
Qendrimi im do jete në vazhdimësi e qëndrimeve
që kam patur,derëhapur ndaj bashkpunimit me PD dhe
anti-komunist,anti-Rame,anti-PS sa te kem fuqi.
Une besoj ne intuiten time politike,prandaj
them se në kohën që logjika do zvendësojë emocionin politik të momentit,Opozita
brënda Parlamentit dhe ajo jashte Parlamentit do kenë një rezultante që do
godasë përfundimisht hiearkinë e sistemit të mjerimit të formësuar nga kjo
qeveri e majtë.
Meqënese “e drejta “ , si koncept që nuk është
prone e askujt, dhe as privilegj i të fortëve ,as e Golisë dhe as e Davidit ,
dhe meqë e njoh natyrën e saj dinamike pranoj që ndoshta dëshpërimi dhe humbja
e besimit tek PD , pamundësia ime për të mos injoruar mosmirenjohjen e saj ka
ndikuar ne gjykimin tim.
Që pas djegies së mandateve të opozitës, dy partitë e mëdha PD dhe LSI i kanë quajtur të gjithë tradhtar personat që nuk e kanë dorëzuar mandatin apo emrat e kandidatëve nga listat e tyre shumë-emërore që kanë pranuar të marrin atë.
Por pavarësisht kësaj, duket se vijojnë të shtohen ende kandidatët e rinj që kanë dorëzuar kërkesat e tyre pranë KQZ-së për të marrë mandatin e deputetit. Ditën e sotme KQZ ka miratuara dhënien e dy mandateve nga lista e PD-së, përkatësisht një në qarkun e Dibrës, Halil Jakimi dhe Arlind Çarçani për qarkun e Korçës.
Ndërkohë edhe dy kandidatë të tjerë Andi Përmeti nga lista e PD në qarkun e Korçës dhe Eugen Bojaxhiu nga lista e LSI-së në qarkun e Beratit kanë dorëzuar kërkesën për të marrë mandatin e deputetit.