Trump si Haradinaj, kërcënon Meksikën me taksë për produktet e saj

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kërcënuar Meksikën për vendosjen e taksës për të gjitha produktet që importohen nga ky vend, nëse nuk ndalon emigrimin e paligjshëm. Pas publikimit të një video disa ditë më parë ku me qindra emigrantë kaloni kufirin ilegalisht, Trump duket se e ka rritur më shumë presionin e tij ndaj Meksikës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, i cili tha se është i hapur për negociata dhe pret që të arrijë një marrëveshje me Trump gjatë bisedimeve të planifikuara në Washington javën e ardhshme. Obrador tha se qeveria meksikane ka marrë masa për emigracionin dhe se nuk ka në plan të futet në një luftë tregtare me SHBA-të.

“Gjëja kryesore është të informojmë për atë që po bëjmë tashmë për çështjen e migracionit dhe nëse është e nevojshme të përforcohen këto masa pa shkelur të drejtat e njeriut. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur një marrëveshje përmes dialogut. Ne nuk do të hyjmë në një luftë tregtare, një luftë tarifash dhe taksash.” -tha presidenti meksikan.

Skip to toolbar