E vetmja grua në tryezë për “Zgjedhoren”, Rudina Hajdari mesazh vajzave dhe nënave

Rudina Hajdari, si bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Zgjedhore, ishte prezent në tryezën e të martës, ku përballë saj pati tre përfaqësues të partive politike, Damian Gjiknurin nga PS, Oerd Bylykbashin nga PS dhe Petrit Vasilin nga LSI. Të mërkurën, Rudina Hajdari bëri një koment për tryezën e të martës, ku u formua “Këshilli Politik”. Me doza të larta krenarie, kryetarja e grupit parlamentar të deputetëve të djathtë, e cilëson “marrëveshje madhore”, dokumentin e firmosur nga palët në 14 janar. Ndërsa, me shembullin e saj, Rudina Hajdari kërkon të frymëzojë shumë gra e vajza të tjera që janë në politikë.

“Deri më sot shumë pak gra në politikë kanë qenë prezent në marrëveshje politike madhore. Për mua ky moment është i rëndësishëm për çdo grua dhe vajzë që më shikon. Është një moment i rëndësishëm për të dhënë një mesazh se çdo nënë, çdo grua dhe vajzë nuk kemi limite në shoqërinë tonë dhe se ne jemi të drejtëpërdrejta dhe interesat tonë shkojnë përtej interesave të ngushta të pushtetit.  Çdo grua që lufton në politikë në një mënyrë apo tjetër ka përgjegjësi për mesazhin që përçon ndaj çdo gruaje apo vajze në çdo cep të Shqipërisë për rolin e rëndësishëm që ajo ka në shoqëri”, përfundon Rudina Hajdari.

Edhe pse ende ajo përfaqësohet si deputete e dalë nga radhët e Partisë Demokratike në Kuvend, Rudina Hajdari ka lënë të kuptohet se së shpejti do të krijojë një fraksion të ri politik. Hapat e para duket se i ka hedhur, ndërsa thelbësor për të mbetet ndryshimi i sistemit zgjedhor. Për këtë, Rudina Hajdari është shprehur se “sistemi aktual nuk i favorizon partitë e reja”, ndaj si përfaqësuese me peshë në hartimin e Reformës Zgjedhore, theksin e veprimtarisë së saj e ka vënë pikërisht te ndryshimi i sistemit zgjedhor. Megjithatë, partitë e mëdha, ndonëse e kanë lënë të hapur mundësinë për të ndryshuar sistemin, qëndrimi i tyre anon më shumë nga dëshira për të mos ndryshuar sistemin deri në zgjedhjet e vitit 2021, me argumentin se kërkon ndërhyrje në Kushtetutë. /Realstory.al/

Pas takimit me Merkel, Rama mesazh kundërshtarëve: I mahnitur nga ligësia

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh në twitter, përmes të cilit i ironizon deklaratat e opozitës apo medieve pranë saj se takimi i tij me Merkel ishte i dështuar.

Ai shkruan në Twitter se është i mahnitur nga ligësia e atyre që kërkon medomes që Shqipëria të dështojë, apo që të mos vazhdojë dialogu Serbi-Kosovë.

Me tej ai thekson se Shqipëria s’do të dështojë kurrësesi dhe dialogu do vazhdojë pa kushte e as paragjykime nga askush.

“I mahnitur nga kazanët e nga ligësitë e të dëshpêruarve që duan me patjetër dështimin e Shqipërisë dhe dështimin me çdo kusht të procesit të dialogut Kosovë/Serbi gjithashtu! Por Shqipëria s’do të dështojë kurrësesi dhe dialogu do vazhdojë pa kushte e as paragjykime nga askush”, shkruan Rama.

I bllokojnë rrugën, reagon Rama: I keqardhur për grupet e vogla!

Kryeministri Edi Rama ka postuar një mesazh në Twitter, ku shkruan se ndihet i keqardhur nga orvatja e grupeve të vogla që çuan në qorrsokak PD-në dhe që po përpiqen të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë.

“Rrugës për Malësi të Madhe😊Sinqerisht i keqardhur për grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak pd, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë! Pak nga pak edhe këta njerëz do e kuptojnë se fajin u’a kanë udhëheqësit e verbër👎”, shkruan Rama.

Reagimi i tij vjen pasi përfaqësues të PD-së i bllokuan rrugën në hyrje të Shkodrës duke djegur goma makinash.

Moment kritik për vendin, gjeni zgjidhje! Mesazhi i Pashkëve për politikën

Në ditën e Pashkëve, në urimin për mbarë shqiptarët, Imzot George Frendo ka ndarë dhe një mesazh për politikën shqiptare. Ndërsa ka thënë që në krye të fjalës së tij se vendi ndodhet në një moment kritik, ai bëri thirrje që politikanët të gjejnë sa më parë një zgjidhje.

“Sivjet po kremtojmë pashkët në një moment shumë kritik dhe të tensionuar në vendin tonë. Unë nuk jam politikan, nuk po flas si politikan por jam bari dhe si bari shpirtëror që e do Shqipërinë dhe shqiptarët nuk mund të hesht përballë kësaj situate. U bëj apel të gjithë politikanëve, kanë detyrë morale të angazhohen për një zgjedhje të drejtë dhe të shqetësohen më shumë për të mirën e përbashkët se sa për pozitën që kanë. Situata tashmë është shumë e rëndë dhe sa më shumë të zgjasë, më të mëdha do jenë pasojat për popullin. Ne nuk duam vetëvrasjen e kombit. Krishti i ngjallur në takimet e tij me njerëz pati gjithmonë të njëjtin urim ‘Paqja me ju’, atyre që mbajnë inat në zemrat e tyre që merren me ndjenja hakmarrjeje, Krishti iu thotë falni ashtu sikurse unë iu kam falur. Atyre që protestojnë me dhunë, me vandalizëm Jezusi i kujton fjalët e tij drejtuar Pjetrit kur i tha ‘Të gjithë ata që rrokin shpatën nga shpata do të vdesin. Dhe atyre që kanë autoritet politik iu kujton se në darkën e tij të fundit, pasi i lau këmbët apostujve iu tha ‘ju dhashë shembull; që sikurse ju bëra unë juve, të bëni edhe ju. Përfaqësuesit e popullit duhet të jenë shembull për popullin. Ngjallja e Krishtit na jep shpresë dhe shpresa nuk na bën optimistë, por na jep kurajë për të përballuar problemet dhe na bën të aftë për t’u angazhuar për një shoqëri më të mirë. Ju uroj nga zemra paqen e gëzimin e Krishtit! Gëzuar!”, u shpreh imzot George Frendo në gjuhën shqipe.

Basha, video-mesazh pas protestës: Ne e kemi bërë zgjedhjen

Vetëm dy ditë pas protestës në Tiranë, ku u hodhën shashka, u sulmua kryeministria dhe parlamenti, kryetari i PD-së poston një video-mesazh me hashtagun Shqipëria si Europa dhe thotë se PD do të jetë me popullin kundër qeverisë bandë.

 “Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata!

Ky kryeminister hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin.

Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet! #shqiperiasieuro”, shkruan Basha në Facebook.

Skip to toolbar