Kylian
Mbappe vijon të vendos rekorde sa i përket vlerës së kartonit. Observatori i
Futbollit (i specializuar për vlerësimin real të lojtarëve), publikoi të martën
vlerën e 5 lojtarëve më të shtrenjtë të momentit. Sulmuesi francez i Paris
Saint-Germain, Kylian Mbappe vlerësohet 265 milionë euro sipas algoritmit të
CIES Football Observatory. Pas tij rendiet sulmuesi i Manchester City, Raheem
Sterling me 223 milionë euro.
Sulmuesi
i Liverpool, Mohamed Salah është në podiumin e tre futbollistëve më të shtrenjtë,
me 175 milionë euro. Më pas lista vijon me Jado Sancho të Borussia Dortmund, që
vlen 168 milionë euro, ndërsa Sadio Mane i Liverpool me 155 milionë euro është
gjithashtu në pesëshen e parë.
Ndërkohë, lojtarë si Harry Kane, Marcus Rashford, ylli i Barcelonës Lionel Messi, Antoine Griezmann apo Lautaro Martinez janë gjithashtu në listën e dhjetë futbollistëve më të shtrenjtë të momentit. Ndërkohë, ylli i Juventusit Cristiano Ronaldo bie shumë në renditje. Ai ndodhet në vendin e 50-të në listën e CIES Football Observatory me 80 milionë euro.
Cristiano Ronaldo beson se fakti që luajti në të njëjtin kampionat me Lionel Messin, e bëri atë lojtar më të mirë. “Kjo është padyshim e vërtetë. Unë u përmirësova
më shumë më Madrid sesa në Manchester, për shkak të pranisë së Messit. Ishte një
rivalitet i shëndetshëm. Ne ishim simbolet e klubeve tona. Do të ishte bukur nëse
do të thonë se unë kam qenë më i miri, një lojtar fantastik”, është shprehur
Ronaldo për veten.
Më tej, portugezi është shprehur se pasi të lërë
karrierën sportive, do të shkëputet nga gjithçka, por duke mos sqaruar se me çfarë
do të merret më pas. “Sot, unë dëgjoj gjithçka që thuhet për mua. Por kur të përfundojë,
në fund të karrierës sime, nuk do të shqetësohem sepse do të shkëputem nga
gjithçka”, tha Ronaldo.
Gjithë suksesin e tij ia dedikon punës. “Së
pari duhet të kesh talent, përndryshe nuk do të shkosh shumë larg. Sidoqoftë, nëse
talenti nuk shoqërohet me punë të palodhur, do të jetë i kotë”, u shpreh
Ronaldo. Ndërkohë, Lionel Messi gjatë një interviste në të njëjtën ditë me
Ronaldon, deklaroi se për të lojtari më i mirë ishte Ronaldo Nazario, duke
anashkaluar rivalin e tij, që tashmë është në Itali.
Mbrëmjen e së hënës është mbajtur ceremonia e dhënies së çmimeve “The best”, e organizuar nga FIFA. Eventi është mbajtur në teatrin “La Scala” të Milanos. Lojtari më i mirë i vitit i cili rrëmbeu trofeun “The Best” u shpall Lionel Messi. Argjentinasi këtë trofe nuk e fitonte që prej vitit 2014. Gjatë këtyre viteve fitues kanë qënë Cristiano Ronaldo dhe një herë Luka Modric.
Për këtë çmim garonte dhe Virgil Van Dijk i cili është shpallur dhe lojtari më i mirë i Premier League. Në garë për këtë çmim ishte edhe Cristiano Ronaldo. Portugezi nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e sotme pas një problemi shëndetësor që i është shfaqur. Lodhja e muskujve e ka bërë atë të mos jetë i pranishëm në këtë event por jo vetëm, ai gjithashtu nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjet e fundjavës me ekipin e tij Juventus.
Çmimi “Puskas” shkoi për lojtarin e Debrecenit, Daniel Zsori i cili ka shënuar golin më të bukur të vitit ndaj skuadrës së Ferencvaros. Një tjetër trofe i fituar, këtë herë në futbollin e femrave iu dha Megan Rapinoe, futbollistes së ekipit amerikan Reign FC, e cila mori çmimin si lojtarja më e mirë e vitit.
Formacioni i vitit u shpall ky: Alisson, De Ligt,
Sergio Ramos, Van Dijk, Marcelo, Modric, De Jong, Hazard, Mbappé, Messi dhe
Cristiano Ronaldo. Ndërsa formacioni më i mirë në futbollin e femrave për
sezonin që lamë pas është: Van Veenendaal, Lucy Bronze, Fischer, O’Hara,
Renard, Ertz, Henry, Lavelle, Marta, Morgan dhe Rapinoe. Në këtë ceremoni u
ndanë dhe disa çmime të tjera për trajnerët, futbollistët apo edhe çmimi tifozi
më i mirë. çmimin për trajneren më
të mirë të femrave e mori 53 vjecarja Jill Ellis të cilës ia dha Jose Mourinho.
Çmimi trajneri më i mirë i vitit e mori tekniku gjerman Jurgen Klop. Ai u shpall kampion i Europës me ekipin e Liverpool. Portieri më i mirë u shpall gardiani i Liverpool Alison Beker i cili garonte së bashku me Ter Shtegen të Barcelonës dhe Ederson të ekipit të Mancester City. Portierja më e mirë e vitit e mori Van Venedal, gardiania e Atletiko Madridit. Një çmim tjetër special ishte ai për tifozin më të mirë të vitit dhe ky trofe shkoi për Silvia Greko. Mamaja e një djaloshi të verbër, tifoz të ekipit të Palmeiras, e cila i shpjegon golat dhe rastet djalit të saj sa herë që ekipi i zemrës së tij ka ndeshje.
Virgil van Dijk, pasi u shpall lojtari më i
mirë në Champions League për sezonin që shkoi, është shpallur dhe si “Lojtari më
i mirë në botë”, për sezonin 2018/2019 nga UEFA. Qendërmbrojtësi holandez fitoi
duke mundur konkurrencën e Lionel Messit, që e ka fituar dy herë këtë çmim dhe
Cristiano Ronaldos, që e ka fituar tre herë. Çmimi nga Van Dijk u dha gjatë
ceremonisë së hedhjes së shortit për fazën në grupe të Champions League.
Në vendin e dytë me 207 pikë, nga 307 që kishte
Van Dijk, u rendit Lionel Messi. Një rënie e madhe në krahasim me dy të parët,
sa i përket pikëve të marra, ishte për Cristiano Ronaldon, me 74 pikë, e megjithatë
ai u rendit i treti, në listën prej 10 lojtarësh. Van Dijk luajti 12 ndeshje në
Champions League ku shënoi 2 gola dhe asistoi dy të tjerë, ndërsa luajti 38
takime në të gjitha garat në Angli me Liverpool, ku shënoi 4 gola dhe asistoi
dy të tjerë gjatë sezonit që lam pas.
Ai është votuar nga juria e përbërë nga 80
trajner klubesh dhe 55 gazetarë. Ky çmim, që UEFA e jep prej vitit 2011, është
fituar për herë të parë nga Lionel Messi, më pas nga Andres Iniesta, Franck
Ribery, Cristiano Ronaldo në 2014, më pas Messi përsëri dhe dy herë radhazi nga
CR7, përkatësisht në 2016 dhe në 2017. Sezonin e kaluar ky çmim shkoi për Luka
Modriç ndërsa këtë vit për Virgil van Dijk.
Barcelona ka marë tre pikët e para në
kampionat, pas humbjes në javën e parë të La Ligas. Skuadra e Ernesto Valverde
ka mposhtur me përmbysje 5-2 Betisin në “Camp Nou”. Ishte Fekir që shënoi që në
minutën e 15-të për miqtë, ndërsa Barcelona do të priste deri në të 41` për të
gjetur golin e barazimit. Antoine Griezman, ish-idhulli i tifozëve të Atletico
Madrid, ka debutuar me një dopietë dhe një asist në ndeshjen e tij të parë me
Barçën.
Francezi barazoi në minutën e 41`, ndërsa e nisjen e pjesës së dytë shënoi golin e avantazhit në minutën e 50-të, pas një asistimi perfekt nga Roberto. Gjashtë minuta më vonë ishte Perez që trefishoi për Barçën, ndërsa Alba realozi golin e katërt në minutën e 60-të.
Një aksion i bukur dhe një asist i shkëlqyer nga Griezmann për Vidal, bën që Barcelona të gjejë golin e pestë të takimit. Megjithatë, miqtë ngushtuan shifrat në 5-2, kur në të 79` Loren realizoi për Betis.
Leo Messi dhe Luis Suarez e kanë ndjekur
ndeshjen nga tribuna, pasi të dy sulmuesit e Barcelonës janë të dëmtuar. Pas ndeshjes
të së dielës, Barcelona ngjitet në vendin e
nëntë të kampionatit me 3 pikë. Me tre pikë doli dhe Atletico Madrid nga
fusha e Leganes, me gol të shënuar nga Vitolo në minutën e 71. Atletico mori
fitoren e dytë në javën e dytë të La Ligas, duke mbajtur kryesimin e
kampionatit me pikë të barabarta me Sevillan.
Griezman është blerja më e re e Barcelonës. Sulmuesi
Francez u prezantua një ditë më parë te skuadra Blaugrana, pasi Barcelona
pranoi të paguante gati 107 milionë euro në arkat e Atletico Madrid, për të
blerë sulmuesin. Pas prezantimit zyrtar, Antoine Griezmann ka folur për mediat,
ku është shprehur se ndihet i lumtur që vjen në Barcelonë, duke shpresuar se do
të ndihmojë klubin për të arritur objektivat.
“Jam shumë i lumtur. Pres me padurim të punoj
me skuadrën dhe të takohem me shokët e mi të rinj. Është një sfidë e re, me
objektiva të tjerë. Unë shpresoj se mund të bëj mirë ashtu si kam bërë me
Atleticon. La Liga, Copa del Rey, Champions League, janë objektivat e klubit
dhe gjithashtu objektiva për mua, shpresoj që t`i fitojë ato trofe këtu”, është
shprehur Griezmann. Sulmuesi francez tashmë gjen te Barcelona disa prej bashkëatdhetarëve
të tij, Samuel Umtiti dhe Ousmane Dembele.
Ndërkohë, Griezmann ka folur edhe për Lionel
Messin, sulmuesin kryesor të Barcelonës, që tashmë do t`a ketë shok skuadre dhe
jo më kundërshtar në La Liga. “Mezi pres ta takoj atë, të shoh se si stërvitet çdo
ditë në trajnim. Të luash pranë tij do të jetë kënaqësi e madhe. Kam dashur gjithmonë
të vij këtu, familja më ka mbështetur. Për mua, është një klub i madh, dhe
shpresoj ta ndihmoj që të vazhdojë të jetë akoma më i madh”, ka thënë ndër të
tjera Griezmann.
Gjatë të dielës, Griezmann ka kryer vizitat mjekësore te Barcelona, dhe më pas firmosjen e kontratës së re me klubin. Më pas, gjatë fillimit të javës, 29-vjeçari do të bashkohet me kampion stërvitor me pjesën tjetër të ekipit blaugrana.
Barcelona ka gjetur pasuesin e Lionel Messit.
Po aq sa mosha e argjentinasit, kur u afrua me klubin Blaugrana, është dhe
talenti i ri që ka hedhur firmën mbi kontratë, me Barcelonën. Bëhet fjalë për
talentin 16-vjeçar nga West Bromuich, Louie Barry, i cili në fakt ka ndryshuar
mendje në moment të fundit për të nënshkruar me Barcelonën. Talenti anglez
ishte nisur drejt Francës për të kryer testet mjekësore te Paris Saint-Germain,
por ndryshoi mendje në moment të fundit, shkruajnë mediat spanjolle.
Nga Parisi ai është nisur drejt Barcelonës,
ku ka firmosur me klubin të shtunën më 6 korrik. Detajet na kontrata ende nuk bëhen
të ditura, por mediat thonë se te Barcelona, Louie Barry do të fitojë më pak
para se te PSG-ja, por talenti beson më shumë te krijimi i mundësive për të
pasur një karrierë më të mirë sportive në ‘La Masia’. Futbollisti 16 vjeçar i është
bashkuar klubit të Ëest Brom, prej moshës 6-vjeçare.
Ai shihet si një talent i madh, ndërsa në përfundim
të këtij sezoni me të rinjtë e ekipit anglez, Barry nuk pranoi një ofertë që iu
ofruar nga klubi, një kontratë profesionale dyvjeçare dhe një bursë studimi, ndërsa
së shpejti do të bëhej pjesë dhe me ekipin e parë. Ai ka qenë prej kohësh në vëzhgim
nga Red Bull Leipzig, PSG, Barcelona, Bayeren Munich, Man United dhe Juventus,
të cilët kishin shfaqur interes për lojtarin.
Talenti i West Brom, është pjesë e ekipit kombëtar
të moshave me Anglinë, me të cilin ka shënuar 19 gola në 18 ndeshje. Ai do të
bashkohet me Barcelonën së shpejti për të qenë gati për sezonin e ardhshëm. Barcelona
do të duhet të paguajë 130,000 euro ndaj West Brom për lojtarin.
Argjentina ka shpëtuar nderin në Copa
America, duke fituar kundër Chilit për vendin e tretë, me ndeshjen që u mbyll
2-1 për skuadrën e Leo Messit, pavarësisht se kapiteni nuk arriti të shijonte “suksesin”
për vendin e tretë.
Ndeshja për vendin e tretë në Copa America,
mes Argjentinës dhe Chilit ka prodhuar spektakkël dhe tension gjatë pjesës së
parë. Argjentina, si për të shfryr për humbjen ndaj Brazilit në gjysmëfinale,
ka shënuar dy gola të shpejtë në pjesën e parë.
Aguero në 12` shënoi golin e avantazhit, i asistuar nga Leo Messi, ndërsa Dybala 14 minuta më vonë dyfishoi rezultatin për skuadrën e tij. Por momentin më dramatik i ndeshjes ishte në minutën e 37`.
Leo Messi dhe kundërshtari i tij Medel përplasen
me njëri-tjetrin. Ka qenë ish-futbollisti i Interit, ai që ka nisur i pari zënkën,
pasi ka provokuar kapitenin e Argjentinës. Leo Messin nuk e kanë mbajtur nervat
dhe në atë moment e ka gjuajtur me kokë, ndërsa Medel ka reaguar duke e sharë
dhe kërcënuar.
Arbitri i ndeshjes më pas i ka ndëshkuar të
dy futbollistët më kartonë të kuq, duke i nxjerr jashtë nga fusha e lojës. Ndërkohë,
gjatë pjesës së Arturo Vidal ka shënuar golin që ngushtoi shifrat në 2-1 për
Chilin në minutën e 59`, pas gjuajtjes së një penalltie.
Por kampionët në fuqi të këtij kompeticioni, e patën të vështirë të shkonin më tej, megjithëse kanë dominuar lojën në kontrollin e topit. Të dielën do të luhet finalja e madhe e Copa America, ku Brazili dhe Peruja do të synojnë trofeun më të rëndësishëm për kombëtare në kontinentin e Amerikës Latine.
Baracelona nuk është në momente të mira. Kaosi
institucional, financat delikate dhe pavendosmëria, janë disa nga çështjet kyç
që kanë prishur qetësinë në klubin Blaugrana. Të mërkurën dha dorëheqjen e
parevokueshme zëvendëspresidenti Jordi Mestre, përgjegjës për çështjet sportive
në klub. Tani, Josep Maria Bartomeu është pa krahun e tij të djathtë në klub. Dorëheqja
e Mestres erdhi pas një serie sulmesh në drejtim të tij nga anëtar të klubit. Kjo
që po ndodh me Barcelonën nuk vjen në një moment pozitiv, pasi presidenti
aktual, Bartomeu, duhet të menaxhojë një tjetër situatë. Marrëveshja me
ish-sulmuesin e Atletico Madrid, Antoine Griezmann është afër, por dhe Neymar
duket gjithashtu në horizontin e Barcelonës.
Në fakt, marrëveshja me Atletico Madrid për
Griezmann është arritur vitin e kaluar, pavarësisht se gjithçka është zbuluar
vetëm të enjten nga Marca. Megjithatë, veç francezit, sulmuesi aktual i PSG-së,
Neymar, duket pranë rikthimit në ish-klubin e mëparshëm. Negociatat janë në
rrugën e duhur, teksa Barcelona po sheh disa mundësi për të rikthyer
brazilianin në “Cam Nou”, duke futur si pjesë të marrëveshjes edhe dhënien e
Rakitiç dhe Coutinho për PSG-në. Madje, Neymar duket se dëshirohet dhe nga
Lionel Messi. Argjentinasi zhvilloi një takim me Neymar, pas ndeshjes gjysmëfinale
të Copa America, ku përballë luajtën Argjentina dhe Brazili, me këtë të fundit
që shkoi në finale.
Takimi i Messit me Neymar medohet të ketë pasur
lidhje pikërisht me rikthimin e brazilianit te Barcelona. Edhe Messi duket se e
mirëpret këtë rikthim, por problemi mbetet Griezmann. Afrimi i dy lojtarëve cilësorë
si Neymar dhe Grizemann në Camp Nou, do të vështirësonte shumë çështjen e
menaxhimit të lojtarëve, shto këtu faktin, që formacioni te Barcelona, është gjithmonë
në varësi të Messit. Mesaduket, takimi me Neymar, ka qenë një sinjal edhe për
drejtuesit e klubit, Messi do brazilianin. Por jo vetëm kaq, me tre yje të këtij
niveli në ekip, Barça duhet të bëjë mirë llogaritë edhe në aspektin financiar,
pasi rroga e të treve bashkë për një sezon, shto dhe Suarez, mund të shkonte
mbi 100 milionë euro. Goxha shifër!
Ernesto Valverde kishte lënë pushim Messi, Suarez & Co, ndërsa hodhi në fushë shumë lojtarë të rinj të Barcelonës në takimin e së shtunës ndaj Celta Vigo, të cilin katalanasit e humbën me rezultatin 2-0.
Gomez në minutën e 67′ ka zhbllokuar për vendasit, ndërsa Aspas ka shënuar me penallti golin e dytë në minutën e 88′, duke vulosur shifrat. Megjithatë, rezultati mund të ishte dhe më i thellë nëse vendasve nuk do u ishte anuluar një gol me VAR në minutën e 51′.
Lajmi i keq për trajnerin Valverde ka ardhur në minutën e 6-të të ndeshjes, kur Dembele ka qenë i detyruar të largohet nga fusha për shkak të një dëmtimi në kofshë, teksa sot francezi do të kryejë testet mjekësore.
Barcelona do të rikthehet përsëri në fushë të martën ku do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj Liverpool, e vlefshme për gjysmëfinalen e dytë të Champions League, me ekipin blaugrana që vjen favorite në këtë takim pasi ka fituar ndeshjen e parë 3-0.