Aleatët e Bashës takojnë Metën: S’ka datë pa marrëveshje politike me ne

Pas anulimit të dekretit për 30 qershorin, presidenti Ilir Meta ka nisur ditën e mërkurë konsultimet me partitë politike për caktimin e një date të re për zgjedhjet. Në takim ishin aleatët e Bashës, Vangjel Dule, Dashamir Shehi, Agron Duka, Nard Ndoka dhe përfaqësuesi i PR, Arian Madhi, por duket se diskutimet nuk kanë qenë rreth një date konkrete për zgjedhjet por arritjes së një marrëveshje politike mes palëve.

Është bërë një hap i vogël në rrugën e duhur, por ende nuk kemi propozuar një datë, as presidenti nuk ka bërë” tha Dashamir Shehu, ku cilësoi se kërkesat e opozitës duhet të merren parasysh për arritjen e një marrëveshje. “Nuk do të ketë një datë për zgjedhjet pa u arritur një marrëveshje politike, që merr në konsideratë edhe kërkesat e opozitës. Dita e zgjedhjeve duhet të jetë derivat i një analize tjetër, çfarë duhet të bëjmë që zgjedhjet të jenë të pranueshme

Dekreti i Metës. Çfarë është presidenti për ju?

Gjithashtu Shehi tha se nëse “pala tjetër vijon të jetë me qëndrimin se më 30 qershor ka zgjedhje, do të bëhemi gati për aksione të tjera opozitare”. /realstory.al

Gjonaj: Jo një, por pesë arsye pse akti i Metës është i pavlefshëm

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka renditur jo një, por pesë arsye se përse vendimi i Metës për të çdekretuar zgjedhjet e 30 qershorit është i pavlefshëm, vendim i cili është kritikuar fort jo vetëm nga PS por edhe ndërkombëtarët. Gjatë një interviste në “Opinion” në News 24, ministrja Gjonaj cilëson se presidenti duhet të sillet në mënyrë institucionale dhe jo politike. “Ai është organi më i lartë që qëndron mbi palët” tha Gjonja, e cila shpjegoi juridikisht, pse ky akt i Metës është i pavlefshëm.

“E para-Presidentit në Kushtetutë nuk i njihet e drejta ta çdekretojë aktin e parë me një të dytë. Presidenti ka kompetenca në bazë të Kushtetutës neni 92 pika gj. të përcaktojë dhe vendosë datën e zgjedhjeve. Në asnjë moment Kushtetuta nuk i jep të drejtë ta çdekretojë këtë akt me një akt të dytë.

E dyta-Presidenti ka vepruar në kundërshtim me praktikën kushtetuese, siç është vepruar deri tani në lidhje me vendosjen e datës së zgjedhjeve. Pra, ai do të duhet të kishte thirrur palët për shkak të praktikës kushtetuese.

E treta- Akti i tij është antikushtetues edhe në afate. Ka shkelur të gjitha afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, i cili thotë se nga 30 marsi deri më 30 shtator duhet të ketë zgjedhje, një nga dy të dielat e fundit.

E katërta– Kushtetuta përcakton përfundimin e mandatit të të zgjedhurve të pushtetit vendor në 10 gusht. Kushtetua nuk e ka përcaktuar më tej zgjatjen e mandatit të organeve të pushtetit vendor. Pra, Presidenti e lë vendin në një pasiguri. Pas datës 10 gusht pushteti vendor nuk është më në detyrë, i mbaron mandati. Nëse nuk janë zhvilluar zgjedhjet më 11 gusht ata nuk janë më detyrë. Nuk mundet që atë që nuk e thotë Kushtetuta të thotë një akt tjetër.

E pesta– Po ashtu me këtë akt është cenuar e drejta e zgjedhësve për të zgjedhur”- tha Gjonaj/realstory.al

PS njeh 30 qershorin, por Meta takon aleatët e Bashës për datën e re të zgjedhjeve

Pasi firmosi dekretin për anulimin e dekretit të parë për zgjedhjet e 30 qershorit, presidenti Ilir Meta do të nisë mbrëmjen e së mërkurës konsultat për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Burime nga Presidenca konfirmojnë se takimi do të zhvillohet në orën 19.00 të mbrëmjes së të mërkurës.

Fillimisht Meta do të takohet me krerët e Grupimit te Qendres se Djathte ku bëjnë pjesë aleatët e Bashës, si Ndoka, Mediu, Dule, Duka, Shehi.

Takimet do të nisin fill pas vizitës në Kosove ku Presidenti Meta do te marre pjese ne festimet e 20-vjetorit te çlirimit te Kosoves.

Nuk dihet ende se sa vlerë do të kenë këto konsultime, për shkak se PS njeh 30 qershor si datë për zgjedhjet lokale.

Juncker puthje për Ramën, dru për Metën: Zgjedhjet në 30 qershor

Jo vetëm OSBE, por edhe BE shprehet qartë kundër vendimit të presidentit Meta për të shfuqizuar 30 qershorin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve në një zë: Kjo nuk duhet të ndodh, zgjedhjet duhet të jenë më 30 qershor.

Nuk zgjati as 5 orë entuziazmi i tifozëve të Metës pas një konference të shkurtër të martën, që e nisi si kreu i shtetit i shqetësuar për situatën në vend dhe përfundoi duke i treguar muskujt Amerikës, Lajçak dhe “ndërkombëtarëve ngatërrestarëve” Rreth orës 20:00, në listën e “zezë” të Metë u shtua edhe presidenti i Komisionit Europian, Juncker. Gjermani i Europës së bashkuar u shfaq komod me kryeministrin shqiptar, të cilin dikur thoshte hapur se nuk e simpatizonte, për të thënë atë që veshët e Metës, Bashës dhe mbështetësve të tyre, nuk duan të dëgjojnë. Se zgjedhjet duhet të mbahen në datën e përcaktuar.

Dekreti i Metës. Çfarë është presidenti për ju?

Megjithëse iu shmang pyetjes direkte për dekretin, presidenti i KE e hodhi poshtë. Jo vetëm atë, por edhe argumentin kryesor të Metës sipas të cilit pak më herët, “zgjedhje si të 30 qershorit bllokojnë integrimin evropian të Shqipërisë”. Për Juncker ndërkohë pasqyra është e përmbysur: mosmbajtja e zgjedhjeve në 30 qershor, do të çonte në një krizë të vërtetë institucionale dhe politike Shqipërinë dhe do të vononte procesin e saj të integrimit evropian. Një referencë e qartë ndaj hapjes së negociatave që sipas Juncker duhet t’i jepen Shqipërisë do të ndodhë “në qershor, ose jo më vonë se në vjeshtë”. Jo për faj të Shqipërisë, por të ngritjes së parlamentit të ri evropian pas zgjedhjeve të Majit.

Zoti Juncker tha se “zgjedhjet lokale në Shqipëri duhet të mbahen në datën e përcaktuar. Njerëzit nuk mund të ndalohen. Këto zgjedhje duhet të mbahen nëse jo do të shtynin perspektivën Europiane të Shqipërisë”.

Juncker në fund të intervistës bëri një gjest që vuri dukshëm në siklet kryeministrin Rama, duke u zgjatur e puthur atë. Por Rama mund të skuqet, por më mirë një puthje sesa dru nga Junkcer apo jo? Për këtë, pyesni Ilir Metën.

Shfuqëzimi i 30 qershorit, dekreti i Metës publikohet në Fletoren Zyrtare

Dekreti për shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit të firmosur ditën e hënë live në media nga Presidenti Ilir Meta është botuar edhe në Fletoren Zyrtare.

Në dekret shkruhet se në  mbështetje  të  nenit  1/3,  3,  4/2,  15,  45,  86/1, 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, presidenti shfuqizon datën 30 qershor 2019, si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve dhe ky dekret hyn në fuqi menjëherë pas publikimit në fletoren zyrtare.

Gjithashtu neni 2 cilëson se dekreti i dërgohet për zbatimin Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e cila merr masat për të njoftuar këtë akt në të gjitha subjektet zgjedhore.

Vendimi i Metës, PS: Lajthitje antikushtetuese, mendon për pakicën

Menjëherë pas konferencës për shtyp të presidentit Meta, ku ky i fundit doli hapur kundër qeverisë dhe ndërkombëtarëve, ka reaguar kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe deputetja socialiste Blerina Gjylameti.

Balla tha se vendimi i Metës është një lajthitje antikushtetuese që do e marrë përgjigjen të enjten në parlament. “Zoti President ju nuk keni asgjë në dorë lidhur me datën e zgjedhjeve të dekretuar prej Jush. ZGJEDHJET DO Të MBAHEN MË 30 QERSHOR, në respekt të plotë të dekretit të nxjerrë prej Jush në respekt të detyrimit kushtetues që keni. Ndërsa çdekreti Juaj është një lajthitje antikushtetuese, që meriton të gjithë vëmendjen e Parlamentit, të cilën do ta keni të plotë të enjten, ku do të miratojmë edhe Rezolutën përkatëse lidhur me lajthitjen në fjalë.” – shkruan Balla

Ndërsa Gjylameti tha se Meta mendon vetëm për pakicën dhe jo për shumicën e shqiptarëve që duan të votojnë. ‘Ai mendon vetëm për pakicën e shtëpisë, jo për shumicën e shqiptarëve që duan të votojnë dhe të zgjedhin drejtuesit e tyre lokalë në të drejtën e tyre kushtetuese. Mesa duket Presidentit nuk është në terezinë e lartësisë së detyrës që përfaqëson, por më shumë tek interesat e ngushta të një pale… Ndoshta ka ardhur koha që Presidenti të reflektojë! SHBA dhe BE folën qartë, ndërsa shqiptarët dhe Shqipëria e ka bërë zgjedhjen me kohë.”

Balla: Nuk tërhiqemi nga vendimi për të shkarkuar Metën

Pas një takimi me delegacionin e Bundestagut gjerman, kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla tha për mediat se 2019 do të jetë viti i hapjes së negociatave për Shqipërinë. Interesimit të gazetarëve nëse do të ketë tërheqje për shkarkimin e presidentit Meta, Balla tha se Partia Socialiste është e vendosur ta shkarkojë atë pas aktit antikushtetues që ka ndërmarrë.

“PS nuk është tërhequr aspak për të shkarkuar presidentin Meta. Më vjen keq që nuk lexohet siç duhet Rezoluta e Kuvendit. Presidenti i Republikës ka bërë një akt antikushtetues. Akti i paprecedent i presidentit nuk ka asnjë vlerë juridike. Duhet të lemë Kuvendin që të bëjë detyrën që i takon. Ditën e enjte, Kuvendi i Shqipërisë do të bëjë një debat dhe në fund do të dalë në përfundim. Përballë një akti antikushtetues, duhet një hap ligjor që të dënojë antikushtetueshmërinë. Presidenti mund të ketë shumë dëshira, por jo gjitha dëshirat mund t’i shndërrojë në dekrete” tha Balla.

Meta njofton një tjetër konferencë për shtyp pasditen e sotme

Pas vendimit për të çdekretuar datën e zgjedhjeve, Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë pasditen e sotme një tjetër konferencë për shtyp.

Zyra e shtypit pranë Presidentit, njofton mediat që konferenca për shtyp do të zhvillohet të martën në orën 16.00.

“Të nderuar kolegë!

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të zhvillojë sot një konferencë për shtyp në ora 16:00, në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit.

Ftohet media të jetë e pranishme, edhe me transmetim LIVE!

Ju faleminderit për bashkëpunimin!”, njofton Presidenca.

Një ditë më parë, Meta firmosi live para kamerave dekretin e ri që anulon dekretin e vjetër për zgjedhjet e 30 qershorit, duke e lënë vendin pa një datë për zgjedhjet.

Në një fjalim prej 40 minutësh Meta dha argumentet e tij se pse po e merrte këtë vendim, ndërsa midis rreshtave përdori gjuhën e liderit të opozitës.

Ndërkaq maxhoranca ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit duke thënë se ai ka shkelur kushtetutën me këtë vendim.  

BE, “shuplakë” Metës: Të respektohet Kushtetuta, të realizohen zgjedhjet

Zëdhënësja e shefes për Politikën e Jashtme të BE-së, Maja Kocijançiç ka deklaruar të hënën se qytetarëve shqiptarë duhet t’u jepet e drejta për të votuar për të siguruar vazhdimësinë e qeverisjes lokale. Reagimi erdhi pas vendimit të presidenti Meta për dekretin e anulimit të zgjedhjeve më 30 qershor.

Kocijançiç përsëriti gjithashtu se opozita është zëvendësuar në parlament duke e bërë atë funksional, ndërsa bëri thirrje që  të gjitha palët që të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike.

“Ne po ndjekim zhvillimet. Kjo është një çështje që institucionet shqiptare duhet ta trajtojnë në përputhje me legjislacionin dhe jurisprudencën ekzistuese, në respekt të plotë të parimeve kushtetuese dhe demokratike.

Siç është thënë tashmë, ne konsiderojmë se vendimi për heqjen dorë nga mandatet parlamentare dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale pengon funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Kjo ka qenë një zgjedhje e qëllimshme e partive opozitare. Përfaqësuesit e opozitës janë zëvendësuar në Parlament, i cili funksionon plotësisht.

Tani është thelbësore që të garantohet e drejta kushtetuese e qytetarëve shqiptarë për të votuar në zgjedhjet lokale dhe për të siguruar vazhdimësinë e qeverisjes lokale. Ne përsërisim thirrjen tonë nga të gjitha palët që të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike”. – tha Kocijançiç në një deklaratë për A2 CNN.

Rama i jep zgjidhje Metës: Ja si vendi nuk shkon në përplasje civile

Kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë sot pas firmosjes live të dekretit për mosmbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor. Në fakt përgjigja e Ramë ka qenë një shpërndarje e twitter-it të Elisa Spiropali ku i tregohen presidentit dy mënyra se si vendi të mos shkojë në përplasje civile.

“Ilir Meta ka vërtetë hallin e shpërthimit të dhunës dhe konfliktit civil në Shqipëri? Po e kishte dhe e ka shumë të thjeshtë: Le të bindë Monikën të mos hakërrehet dhe Saliun të mos ndërseje Lulin rrugëve deri në 30 qershor e ja ku e shpëtoi Shqipërinë!”

Skip to toolbar