Pengoi 30 qershorin “pa Bashën”, tani Meta do 13 tetorin “edhe pa PD”

Presidenti Meta anuloi zgjedhjet e 30 qershorit për shkak se nuk merrte pjesë Basha e Kryemadhi ndërsa tani është gati të shkojë në zgjedhjet e 13 tetorit edhe pa Bashën dhe të zhvillojë atë që ai e ka kundërshtuar prej kohësh zgjedhje monopartiake. Në konferencën e së enjtes, presidenti Meta tha se ai nuk imponon askënd të marrë pjesë në zgjedhje dhe se në zgjedhje nuk shkohet me pahir, por me vullnet të lirë (i njëjti argument që përdorte dhe Rama para zgjedhjeve të 30 qershorit). Meta thotë se 13 tetori u jep mundësi partive të reja që të regjistrohen, por nuk thotë se cilat janë këto parti të reja.

“Presidenti nuk ka asnjë mundësi që t’i imponojë askujt pjesëmarrjen me pahir, merret pjesë me dëshirë dhe vullnet. Me siguri mund të them që në 13 tetor edhe sikur partitë e opozitës përsëri të vijojë me riorganizmet e tyre të brendshme dhe çështje të tjera, unë jam i sigurt dhe do të punoj që të paktën partitë e reja të kenë kohë të regjistrohen në mënyrë të ligjshme për kandidatë në 61 bashkitë që të kemi zgjedhje dhe jo votime”, tha Meta ku u pyet për qëndrimin e kreut të PD-së. Sipas tij, askush nuk i ndalon partitë të kthehen në OJQ, duke mos marrë pjesë në zgjedhje.

Kujtojmë se presidenti Meta dekretoi në 10 qershor anulimin e datës së zgjedhjeve më 30 qershor dhe argumenti i përdor prej tij ishte se Basha dhe Kryemadhi, pra opozita, nuk merrnin pjesë në zgjedhje dhe për t’i dhënë një shans të dytë opozitës ai dekretoi datën 13 tetor. Ndërsa tani Meta është i gatshëm t’i pranojë zgjedhjet e 13 tetorit edhe nëse Basha nuk merr pjesë në to.

Presidenti u përpoq të zhvlerësonte edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për 30 qershorin. Sipas tij edhe nëse Kushtetuesja rrëzon dekretin për 30 Qershorin, vendimi i pavlefshëm për shkak se vendimet e Gjykatës Kushtetuese vlejnë për të ardhmen dhe nuk kanë efekt prapaveprues.

“Askush nuk duhet të ketë iluzione se çdo vendim i Kushtetueses kur të bëhet funksionale mund të japë legjitimitet 30 Qershorit. Dekretet e Presidentit janë në fuqi. Çdo vendim i Kushtetueses për dekretet e Presidentit ka fuqi për të ardhmen dhe jo për të shkuarën, janë akoma në fuqi dhe nuk e kthejnë më 30 Qershorin e këtij viti”, është shprehur Meta duke bërë kështu edhe një interpretim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij “13 Tetori është e vetmja datë Kushtetuese për zgjedhje vendore në Shqipëri. Përgjegjësinë për këtë e kam marrë unë. Gjykata Kushtetuese nuk ka mundësi të legjitimojë 30 Qershorin, pas e ka të pamundur, pasi dekreti ka qenë në fuqi dhe 30 qershori ka ikur. Ajo mund të bëjë interpretimin si duhet apo mund të veprojë, dhe kjo ka efekt për të ardhmen”, tha Meta.

Gjatë fjalës së tij presidenti përsëriti edhe një propozimin e vjetër për të zhvilluar 3 procese zgjedhore në 13 tetor si e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën dhe për të garantuar çeljen e negociatave me BE-në në tetor të këtij viti. Ai i bëri thirrje Ramës që të reflektojë dhe të takohet në çdo moment që ka dëshirë me të.

Kujtojmë se edhe ky propozim i Metës është antikushtetues njëlloj si dekreti i tij për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor. Vendimi është dhënë nga Kolegji Zgjedhor. Në argumentet e tij ai e cilëson nul dekretin e presidentit për 30 qershorin dhe aty rrëzohet edhe 13 tetori për shkak se vendimi i marrë nga presidenti është në kapërcim të afateve kushtetuese si dhe në kundërshtim me kompetencat e dhëna nga Kushtetuta. Dekretet që firmosen në kundërshtim të hapur me kushtetutën quhen nul dhe nuk kanë asnjë fuqi ligjore. Ndërkohë që faktori ndërkombëtar i ka njohur zgjedhjet e 30 qershorit. Përsa i përket 13 tetorit Meta nuk ka as mbështetjen e Bashës, për të cilin u fut në “vallen” e paligjshmërisë dhe shkeljes së kushtetutës dhe për këtë shkak po shkarkohet nga kuvendi, i cili për herë të parë në historinë e Shqipërisë do të votojë shkarkimin e një presidenti./Realstory.al

Basha, tradhti Metës për 13 tetorin dhe zgjedhjet presidenciale

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është tërhequr nga mbështetja e dekretit të presidentit Meta për zhvillimin e zgjedhjeve në 13 tetor (dekret ky antikushtetues dhe i rrëzuar nga Kolegji Zgjedhor). Aleatët e PD-së, si Mediu, Duka e Kryemadhi janë shprehur në mbështetje të propozimit të presidentit për 3 procese zgjedhore në 13 tetor, ndërsa Basha jo. Nga Korça ku ka zhvilluar një takim me strukturat e PD-së, në vazhdën e fushatës brenda partisë, (për të cilën realstory ka shkruar disa herë) Basha ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare në të njejtën ditë me zgjedhjet vendore, pa përmendur zgjedhjet presidenciale dhe pa përmendur datën 13 tetor, të cilën Meta e kërkon me ngulm.

 “30 qershori provoi se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë një proces të lirë e të ndershëm zgjedhor. Kërkesat tona janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje legjitime vendore të mbikqyrura nga një qeveri tranzitore dhe çuarja para drejtësisë e gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëve”- tha zoti Basha.

Kreu i opozitës u shpreh i sigurt e vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. “Largimi i Edi Ramës si kryeministër është i padiskutueshëm. Hetimi dhe gjykimi i politikanëve të kapur duke vjedhur votat është i padiskutueshëm. Prandaj ne i qëndrojmë deri në fund zgjidhjes politike përmes parimeve dhe jo Pazarit.  Edi Rama kërkon Pazar. Gjithë jeta e tij politike është Pazar. Kur nuk ka Pazar, shpërfytyrohet, çmendet. Kur nuk ka Pazar, përpiqet me lojën e vjetër “përça e sundo”. Nuk ka Pazar me Edi Ramën. Mercenarët dhe të shiturit tek ai dhe oligarkët e tij nuk e përçajnë dot as PD, as Opozitën. Fuqia jonë është bashkimi më i madh popullor në 3 dekada pluralizëm, është shumica 85% “Rama ik”.- tha zoti Basha në Korçë.

Një ditë më herët, kryeministri Rama u shpreh qartë se është i hapur për dialog me opozitën, por pa diskutuar vullnetin e popullit të shprehur me votë. Ai madje tha qartë se nuk do harxhojë asnjë sekondë kohë duke pritur Bashën apo Kryemadhin por do përqendrohet tek pushteti i fituar më 30 qershor, ndërsa Bashës i bëri thirrje të përgatitet për zgjedhjet e 2021se të tjera s’ka për të patur. Pa Rama përjashtoi çdo hapsirë për marrëveshje apo Pazar, siç e quan Basha për zgjedhje të parakohshme./Realstory.al

Fact Checking/ Meta thyen rekord me dekretet, në 2 vjet kthen më shumë se Nishani në 5 vjet

Kushtetuta i njeh presidentit të drejtën për t’u shprehur përmes dekreteve. Pra nëse presidenti bie dakord me propozimet e kryeministrit apo projektligjet e qeverisë ai vendos t’i dekretojë ato dhe nëse nuk bie dakord vendos t’i kthejë mbrapsht për rishqyrtim në Kuvend. Shpeshherë Kryeministri Rama kohët e fundit thotë shprehjen se “u desh të bëhej Ilir Meta president, që të na dukej Bujar Nishani burrë shteti”. Ndoshta kryeministri i referohet sjelljes së presidentit në raport me dekretet. Për të mos i hyrë në hak as Metës dhe askujt, Realstory bëri një kontroll të fakteve për të parë se sa projektligje kanë kthyer mbrapsht presidentët ndër vite dhe si ka qenë raporti i tyre me maxhorancën në fuqi në këtë drejtim.

Ajo që zbuluam konfirmon “luftën” që Meta i ka shpallur maxhorancës qeverisëse. Në dy vjet të qëndrimit të tij në postin e Presidentit ka kthyer mbrapsht më shumë projektligje se sa ka kthyer ish presidenti Bujar Nishani në 5 vjet.

Kështu në dy vjet Meta ka kthyer mbrapsht 17 dekrete, ndërsa Nishani në 5 vjet ka kthyer 15 dekrete.

Referuar webit zyrtar të presidentit të republikës, në arkivën e dekreteve ka të dhëna të plota për presidentin Meta dhe paraardhësin e tij Bujar Nishani, ndërsa puna e presidentëve të tjerë përveç një jetëshkrimi të shkurtër është fshirë. Krahasuar me gjetjet tona për ish presidentin Bamir Topi dhe Alfred Moisiu, dekretet e kthyera nga Meta janë shumëfish më shumë se ata.

Ajo që bie në sy është se shumica e dekreteve të Metës janë kthyer më shumë gjatë muajve të fundit, një tjetër fakt se dekretet janë përdorur prej tij si armë e ftohtë kundër qeverisë. Kështu nga nëntori i vitit 2017 e deri në korrik të 2018 është kthyer vetëm një projektligj, ai për Noterinë. Ndërsa në korrik të 2018 presidenti vendosi të kthejë mbrapsht projektligjin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Këtë projektligj e ka kthyer edhe më vonë, ndërsa së fundi u bë palë me opozitën dhe për herë parë një presidenti shkoi në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar shpalljen antikushtetues të këtij drafti të qeverisë.

Por “lufta” mes Metës dhe qeverisë ka nisur me dekretet e ministrave, fillimisht me Sandër Lleshajn dhe më pas me Gent Cakajn. Kjo ishte pikënisja e përdorimit “të fuqisë”së dekreteve. Fillimisht Meta nuk e firmosi propozimin e Ramës për Sandër Lleshajn ministër të Brendshëm me argumentin se ai nuk kishte hequr dorë nga gradat ushtarake. Por më pas u bind dhe e dekretoi. Dhe rasti i dytë ishte me Gent Cakajn të cilin refuzoi ta dekretonte në kundërshtim të hapur me Kushtetutën, pasi në dispozitat e saj thuhet qartë dhe prerë që presidenti duhet të dekretojë propozimet e Kryeministrit për ministrat dhe nuk ka asnjë nen që t’i japë të drejtë presidentit që të mos dekretojë ministrat. Kjo hapi një debat të gjërë dhe u soll në vëmendje qëndrimi i ish presidentit Nishani në dekretimin e Fatmir Xhafajt në postin e Ministrit të Brendshëm, i cili në argumentet e tij përdorimi pikërisht këtë arsyetim që Kushtetuta nuk i njeh kompetencë presidentit që të mos dekretojë propozimet e kryeministrit për ministrat e kabinetit të tij.

Pastaj “qershia mbi tortë” e konfliktit president-qeveri ka qenë dekreti i famshëm për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Një akt i paprecedentë i presidentit Meta që nuk gjen të ngjashëm, në asnjë qëndrim të paraardhësve të tij në atë post.

Në bazë të Kushtetutës presidenti dekreton datën e zgjedhjeve por nuk ka të drejtë ta anulojë atë, aq më tepër pa asnjë marrëveshje me partitë politike dhe përtej afateve kushtetuese.

Por Meta nuk ndalet me kaq, vetëm tre ditë para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit ai del me një tjetër dekret, atë të shpalljes së zhvillimit të 3 palëve zgjedhjeve në 13 tetor. Dekret ky i shpallur kryekëput në kundërshtim me Kushtetutën, afatet dhe kompetencat e tij si president. 

Nëse bëjmë një krahasim me presidentët e tjerë mund të themi se Meta i ka përdorur dekretet për të hapur konflikte me qeverinë dhe pse jo për të nxitur kaos, siç ndodhi në rastin e dekretit për anulimin e zgjedhjeve. Dekreti i cili megjithëse është cilësuar nul nga Kolegji Zgjedhor, vazhdon ende sot të prodhojë konflikte, dhe të përdoret nga kryebashkiakët e djathtë si argument për të mos liruar zyrat.

Gjithsesi, presidenti e di shumë mirë se dekretet e tij nuk kanë fuqi ligjore, kjo për faktin e ata zhvlerësohen shumë lehtë nga maxhoranca me forcën e kartonit. Nuk duhet as shumicë e cilësuar për të rrëzuar një dekret presidencial, mjafton një shumicë normale, vota të cilat PS i ka të garantuara. Pra Meta i përdor dekretet thjeshtë për protagonizëm politik.

Më poshtë kemi listuar projektligjet e kthyera mbrapsht në vite nga presidentët Meta, Nishani dhe shumë më pak Topi e Moisiu./Realstory.al

Presidenti Meta kthen 17 dekrete:

23 korrik 2019

Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 42/2019 – Arsyet e kthimit për rishqyrtim të ligjit:

D E K R E T “PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 42/2019 ‘PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 107/2014 “PËR PLANIFIKIMIN DHE ZHVILLIMIN E TERRITORIT”, TË NDRYSHUAR”’

15 korrik 2019

Presidenti Meta dekreton kthimin e ligjit për rezervat materiale të shtetit nr. 36/2019

D E K R E T “PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 36/2019 “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9900, DATË 10.4.2008, “PËR REZERVAT MATERIALE TË SHTETIT” Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës, D e k r e t o j Kthimin për rishqyrtim në Kuvend…

15 korrik 2019

Presidenti Meta dekreton kthimin e ligjit për vetëqeverisjen vendore nr. 38/2019

D E K R E T “PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 38/2019 “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 139/2015 “PËR VETËQEVERISJEN VENDORE”” Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës, D e k r e t o j Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të…

15 korrik 2019

Presidenti Meta dekreton kthimin e ligjit nr. 37/2019

D E K R E T “PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 37/2019 “PËR DISA SHTESA NË AKTIN NORMATIV, ME FUQINË E LIGJIT, NR. 4, DATË 9.7.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PRIVATIZIMIN DHE DHËNIEN NË PËRDORIM SHOQËRIVE TREGTARE DHE INSTITUCIONEVE SHTETËRORE TË NDËRMARRJEVE APO OBJEKTEVE TË VEÇANTA,…

12 korrik 2019

Presidenti Meta dekreton refuzimin e emërimit të akademikut Skënder Gjinushi si kryetar i Akademisë së Shkencave.

 D E K R E T “PËR REFUZIMIN E EMËRIMIT TË AKADEMIKUT SKËNDER GJINUSHI SI KRYETAR I AKADEMISË SË SHKENCAVE” Në mbështetje të neneve 57 pika 7, 92/g, 93, të Kushtetutës, neneve 3, 6 paragrafi 6, 6/1 germa “c”, 11 të ligjit nr. 9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë…

26 qershor 2019

Presidenti Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 26/2019 – Arsyet e kthimit për rishqyrtim të ligjit

D E K R E T PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 26/2019 “PËR SHËRBIMIN PËRMBARIMOR GJYQËSOR PRIVAT”. Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës, D e k r e t o j Kthimin për rishqyrtim në Kuvend, të ligjit nr. 26/2019, “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat”,…

10 qershor 2019

Presidenti Meta dekreton shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 të Presidentit të Republikës “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”-Arsyet e shfuqizimit

D E K R E T PËR SHFUQIZIMIN E DEKRETIT NR. 10928, DATË 05.11.2018 TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS “PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE” Në mbështetje të nenit 1/3, 3, 4/2, 15, 45, 86/1, 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës…

6 maj 2019

Presidenti Meta dekreton rrëzimin e propozimit të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë për shkarkimin nga detyra të Rektorit të Universitetit të Tiranës, z. Mynyr Koni-Arsyet e rrëzimit të propozimit

D E K R E T PËR RRËZIMIN E PROPOZIMIT TË MINISTRIT TË ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË REKTORIT TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS, Z. MYNYR KONI Në mbështetje të neneve 57 pika 7, 92/g, 93, të Kushtetutës, nenit 39, pika 8, 10 të ligjit…

19 prill 2019

Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 20/2019 – Arsyet e kthimit për rishqyrtim të ligjit

D E K R E T PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 20/2019 “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 12/2018, “PËR VLERËSIMIN KALIMTAR DHE PERIODIK TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT, GARDËS SË REPUBLIKËS DHE SHËRBIMIT PËR ÇËSHTJET E BRENDSHME DHE ANKESAT NË MINISTRINË E BRENDSHME”. Në mbështetje të neneve…

15 janar 2019

Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën” – Arsyet e kthimit për rishqyrtim të ligjit

D E K R E T PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 111/2018 “PËR KADASTRËN” Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës, D e k r e t o j Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, me qëllim rishqyrtimin e tij, sipas arsyetimit…

14 janar 2019

Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 110/2018 “Për noterinë” – Arsyet e kthimit për rishqyrtim të ligjit.

D E K R E T PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 110/2018 “PËR NOTERINË” Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës, D e k r e t o j Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 110/2018 “Për noterinë”, me qëllim rishqyrtimin e neneve…

20 dhjetor 2018

Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 94/2018 – Arsyet e kthimit për rishqyrtim të ligjit.

D E K R E T PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 94/2018 “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR” Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës, D e k r e t o j Kthimin…

13 dhjetor 2018

Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019” – Arsyet e kthimit për rishqyrtim të ligjit

D E K R E T PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 99/2018 “PËR BUXHETIN E VITIT 2019”. Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës, D e k r e t o j Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”. Nr….

11 tetor 2018

Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018, datë 20.09.2018 – Arsyet e kthimit të ligjit

D E K R E T PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 37/2018, DATË 20.09.2018 “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR VLERËSIMIN, NEGOCIMIN DHE LIDHJEN E KONTRATËS ME OBJEKT “PROJEKTIMI DHE REALIZIMI I PROJEKTIT URBAN DHE GODINËS SË RE TË TEATRIT KOMBËTAR””. Në mbështetje të neneve 85, pika…

31 korrik 2018

Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 39/2018 – Arsyet e kthimit të ligjit.

D E K R E T PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 39/2018 “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR”. Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës, D e k r e t o j Kthimin

27 korrik 2018

Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 37/2018

D E K R E T PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 37/2018 “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË PËR NEGOCIIMIN DHE LIDHJEN E KONTRATËS ME OBJEKT “PROJEKTIMI DHE REALIZIMI I PROJEKTIT URBAN DHE GODINËS SË RE TË TEATRIT KOMBËTAR”. Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93,…

22 nëntor 2017

Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 98/2017

D E K R E T PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 98/2017 “PËR TARIFAT GJYQËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”. Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës, D e k r e t o j Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 98/2017 “Për tarifat gjyqësore…

Presidenti Bujar Nishani kthen 15 projektligje:

19 tetor 2016

Presidenti Nishani dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 93/2016

D E K R E T PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 93/2016 “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9640, DATË 9.11.2006, “PËR DHOMAT E TREGTISË DHE INDUSTRISË”, TË NDRYSHUAR”. Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës, D e k r e t o…

14 tetor 2016

Presidenti Nishani dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 92/2016

D E K R E T PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 92/2016 “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10463, DATË 22.09.2011, “PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE”, TË NDRYSHUAR. Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës, D e k r e t o…

6 maj 2016

Presidenti Nishani dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 43/2016

D E K R E T PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 43/2016 “PËR MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”. Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës, D e k r e t o j Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare…

4 prill 2016

Presidenti Nishani dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 19/2016

D E K R E T PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 19/2016 “PËR MASAT SHTESË TË SIGURISË PUBLIKE”. Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës, D e k r e t o j Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 19/2016 “Për masat shtesë të…

1 prill 2016

Presidenti Nishani dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 22/2016

D E K R E T PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 22/2016 “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.97/2013,”PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË””. Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës, D e k r e t o j Kthimin për rishqyrtim në Kuvend…

29 dhjetor 2015

Presidenti Nishani dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 133/2015

D E K R E T PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 133/2015 “PËR TRAJTIMIN E PRONËS DHE PËRFUNDIMIN E PROCESIT TË KOMPENSIMIT TË PRONAVE”. Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës, D e k r e t o j Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit…

14 gusht 2015

Presidenti Nishani dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 80/2015

D E K R E T PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 80/2015 “PËR ARSIMIN E LARTË DHE KËRKIMIN SHKENCOR NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”. Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës, D e k r e t o j Kthimin për…

10 gusht 2015

Presidenti Nishani dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 93/2015

D E K R E T PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 93/2015 “PËR TURIZMIN” Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës, D e k r e t o j Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 93/2015 “Për turizmin”. Nr. Dekretit 9205 Tiranë, më 07.08.2015 PRESIDENTI I REPUBLIKËS BUJAR…

11 prill 2015

Presidenti Nishani dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 23/2015

D E K R E T PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 23/2015 “PËR SHËRBIMIN E JASHTËM TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË” Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës, D e k r e t o j Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 23/2015 “Për…

16 janar 2015

Presidenti Nishani dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 181/2014

D E K R E T PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 181/2014 “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9665, DATË 18.12.2006, “PËR HUAMARRJEN SHTETËRORE, BORXHIN SHTETËROR DHE GARANCITË SHTETËRORE TË HUAS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93…

9 janar 2015

Presidenti Nishani dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 177/2014

D E K R E T PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 177/2014 “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8588, DATË 15.3.2000, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS SË LARTË TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93…

19 dhjetor 2014

Presidenti Nishani dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 154/2014

D E K R E T PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 154/2014 “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT”. Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës, D e k r e t o j Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 154/2014…

22 gusht 2014

Presidenti Nishani dekreton kthimin e ligjit nr. 115/2014

D E K R E T PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 115/2014 “Për ndarjen administrativo – territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë” Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës, D e k r e t o j Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të…

16 maj 2014

Presidenti Nishani dekreton kthimin e ligjit nr. 45/2014

D E K R E T PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 45/2014 “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9049, DATË 10.4.2003, “PËR DEKLARIMIN DHE KONTROLLIN E PASURIVE, TË DETYRIMEVE FINANCIARE TË TË ZGJEDHURVE DHE TË DISA NËPUNËSVE PUBLIKË”, TË NDRYSHUAR””. Në mbështetje të neneve 93…

8 nëntor 2013

Presidenti Nishani dekreton kthimin e ligjit nr. 161/2013

D E K R E T PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 161/2013 “PËR MIRATIMIN E AKTIT NORMATIV ME FUQINË E LIGJIT, NR. 5, DATË 30.9.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 152/2013 “PËR NËPUNËSIN CIVIL””. Në mbështetje të neneve 93 dhe 85, pika…

Dekreti i parë 7 gusht 2012

Në 24 korrik 2012, zoti Bujar Nishani betohet në Kuvendin e Shqipërisë si President i Republikës.

Presidenti Bamir Topi:

10/02/2008

D E K R E TPËR KTHIMIN PËR RISHQYRTIM TË LIGJIT NR. 9895, DATË 10.04.2008 “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9482, DATË 03.04.2006 “PËR LEGALIZIMIN, URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE”, TË NDRYSHUAR.

02.12.2008

Presidenti Topi dekreton kthimin dhe shqyrtimin edhe njëherë në Kuvend të ligjit nr.10 019, datë 18.11.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”.

13/08/2010

Presidenti Bamir Topi nuk dekreton per ligjin per pronat dhe e kthen atë për rishqyrtim në kuvend.

14.04.2011

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka refuzuar dje që të dekretojë ndryshimet e bëra nga mazhoranca në ligjin për akcizat

Gusht 2011

Topi nuk dekreton ligjin për Piramidën

14.10.2011

Topi nuk dekreton ligjin për mbetjet

Presidenti Alfred Moisiu

Presidenti Moisiu nuk dekreton ligjin për legalizimet e ndërtimeve pa leje

17/03/2006 Presidenti Moisiu nuk dekreton ligjin per legalizimet e ndertimeve pa leje. E rikthen ne parlament per rishqyrtim

Basha e “tradhtoi” për Soros, Meta: Mua nuk më paguan bileta avioni

Presidenti Ilir Meta nuk ka guxuar t’i përmendë as emrin miliarderit George Soros të cilin rreth një muaj më parë e akuzonte për instalimin e një shteti paralel dhe të kapur në Shqipëri, ndërkohë që i dërgoi kreut të PD-së, Lulzim Basha një mesazh ndoshta të koduar teksa kujton bileta avioni të paguara nga Soros.

I pyetur në konferencën e së martës në lidhje me një porosi që Basha u ka dhënë të vetëve që në asnjë rast të mos komentojnë akuzat e Metës ndaj Soros, presidenti tha se nuk ndërhyn në debate e brendshme të partisë. Në këtë kuadër Meta, këtë herë i distancuar nga akuzat, nuk i përmend emrin Sorosit, dhe flet për bileta avioni të paguara prej tij, që duket si një mesazh dërguar lidershipit të PD-së.

“Unë nuk ndërhyj në asnjë debat të brendshëm të asnjë force politike. Nuk kam asnjë detyrim ndaj këtij emri që ju përmendni dhe fondacioneve dhe perandorive të tij. Nuk kam përfituar asgjë, asnjë biletë avioni që të kem ndonjë brerje ndërgjegje. Do mbroj sovranitetin e vendit tim. Unë për çështjen e integrimit evropian mos u lodhni të shkoni te asnjë ambasador evropian, vetëm unë flas ndershmërisht”, u shpreh Presidenti Meta.

Kujtojmë se dokumenti i shpërndarë anëtarëve të kryesisë së PD-së dhe ish deputetëve të Grupit Parlamentar të PD-së u publikua nga realstory.al dhe ky dokument fakton tradhtinë që PD po bën ndaj Metës dhe faktin se Soros nuk mbështet vetëm maxhorancën sikurse akuzon presidenti por edhe lidershipin e PD-së.

Një tjetër mesazh që Meta i dërgoi Bashës ishte dhe ai për zhvillimin e zgjedhjeve në13 tetor për të cilin Basha duket se është distancuar. Presidenti tha se ata që nuk e njohin si data le t’i shohin zgjedhjet si spektatorë. Ndërkaq edhe LSI ka nisur të distancohet nga Basha dhe është shprehur gati që të futet në zgjedhjet e 13 tetorit sikur dhe aleatë të tjerë të PD, si Mediu. Megjithëse në fakt është një datë antikushtetuese dhe që ka rënë me vendim të prerë të Kolegjit Zgjedhor.

Gjithsesi presidenti u shfaq kaotik në qëndrim dhe u hodh në shumë çështje. Fillimisht shpalli nismën e tij për krijimin e forumit “Unë jam arbëresh”, pastaj kaloi tek tërmeti apokaliptik, tek dekreti për 3 palë zgjedhje në 13 tetor, tek negociatat me BE-në dhe tek garantimi i Ramës së ai është mirë me shëndet.

Ndërsa Rama i kujtoi klinikën duke nënkuptuar se presidenti nuk është mirë me shëndet, Meta e garantoi se është aq mirë sa do t’i ngjitet Korabit. “Po të kem problem shëndetësor shkoj te doktori. Sa i takon parametrave të mi, janë në përmirësim. Jam gati për të ngjitur Korabin”, tha Meta, ndërsa bëri ironi me kryeministrin kur tha se ai është lider lokal dhe nuk e mban veten si lider global. Ironi kjo që megjithëse nuk e përmendi, lidhej me bisedën telefonike 60 minutëshe mes Ramës e Macron, për të cilën kryeministri tha shkurt se kanë biseduar ashtu siç bëjnë gjithmonë për Europën dhe Rajonin.

Ndërsa Meta teksa theksoi disa herë që e mban veten për lider lokal theksoi dhe njëherë thirrjen që në 13 tetor të zhvillohen 3 palë zgjedhje duke bërë parashikimin se nëse nuk ndodh kjo, nuk do të ketë çelje të negociatave me BE-në./Realstory.al

Rama mesazh Bashës, përgjigje Metës: Sulmet e tij, klinikisht shqetësuese

Nuk ka asnjë negociatë mes Ramës e Bashës për zgjidhjen e krizës në vend dhe as ndonjë nismë të ndërkombëtareve për të vendosur ura komunikimi mes tyre. Kryeministri Rama pasi tha këtë të martën në një konferencë të gjatë për shtyp, që zgjati fiks 2 orë, i dërgoi dhe një mesazh të qartë kreut të opozitës. “Nëse vazhdon kështu do të paketosh edhe zgjedhjet e 2021”. Kryeministri është i vendosur të mos i plotësojë opozitës kushtin parësor atë të largimit të Ramës nga drejtimi i qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme. Por ai është shprehur gati për dialog në respekt të kushtetutës dhe pa diskutuar në asnjë moment vullnetin e popullit të shprehur me votë. Ndërsa shtoi se nuk do të humbasë asnjë sekondë kohë për t’u marrë me Bashën dhe Kryemadhin.

“Kjo situatë nuk mund të vazhdojë të marri energjitë tona për këtë çështje. Jemi të gatshëm, të dialogojmë në çdo moment me opozitën, por nuk jemi të gatshëm që të dialogojmë për vullnetin e popullit të shprehur në votë. Nuk harxhoj kohën time dhe të njerëzve me këtë muhabet çdo ditë.

Ka shumë gjëra të rëndësishme për mua se sa të pres Bashën apo Kryemadhin që të kandisen për të folur. Është puna e tyre. Fokusi im nuk është kjo loja macja me miun e atyre që zgjodhën një rrugë  që për mua ka qenë e qartë që në fillim. Ja kam thënë në parlament kjo rrugë do t’ju çojë me keq se ç’jeni.

2021 është shumë më afër sesa i duket atyre. Nëse ata vazhdojnë kështu dhe disa muaj, 2021 e kanë paketuar me duart e tyre”, është shprehur Rama, teksa i bën thirrje Bashës të nisë të mendojë për zgjedhjet e 2021 se zgjedhje të tjera nuk ka.

Rama gjithashtu deklaroi se as në ëndrrën e tij me të keqe nuk e kishte menduar që opozita të katandisej në këtë situatë dhe se për të është shumë e vështirë të qeverisë me një opozitë të tillë.

“As në ëndrrën më të keqe nuk e kam parë opozitën të katandiset kështu. Është shumë më e vështirë të qeverisësh me një opozitë që këmbëngul çdo ditë të vrasë veten, se sa me një opozitë që këmbëngul të vrasë ty me ide, me ritëm. Është më e vështirë se është një boshllëk që të pengon të gjesh forcat e nevojshme të bësh punën”, tha Rama.

Ndërsa përsa i përket sulmeve të presidentit, për kapjen e reformës në drejtësi, kryeministri është shprehur se këto sulme janë klinikisht shqetësuese, ndërsa sqaroi reforma në drejtësi është bërë nga SHBA dhe BE dhe se deklaratat e Metës për “deep state” janë në rastin më të mirë qesharake dhe në atë më te keqin çmenduri e presidentit.  

“Nëse unë kam kapur SHBA dhe BE, atëherë s’keni çfarë bëni e keni humbur këtë betejë. Pra ka një forcë të errët deep. Unë kam kapur SHBA dhe BE. Janë gjëra qesharake dhe janë klinikisht shqetësuese në rastin me të keq. Nuk është çështje frike, apo Mic Sokolësh. Aty ku hyn drejtësia ne hapim rrugën. Jo tani të dalim me rroba banjo dhe të sulmojmë ambasadën amerikane.

Kjo është çështje veprash. Unë kam qenë që ditën e parë për të bërë një reformë në drejtësi ku ne të miratojmë çdo gjë që komisioni dhe ekspertiza ndërkombëtare do të na sillte në tavolinë”, është shprehur Rama.

Deklarata e tij vjen si përgjigje e akuzave të bëra në vazhdimësi nga presidenti Meta i cili ka akuzuar  ambasadën e SHBA dhe Ramën se kanë kapur reformën në drejtësi duke krijuar një shtet paralel.

Siç duket kryeministri ka vendosur të mos merret më as me opozitën dhe as me presidentin, por të përqendrohet te pushteti i fituar në 30 qershor, ku mori drejtimin e 60 bashkive në vend dhe synimi i tij janë fitorja e një tjetër mandati, ajo e zgjedhjeve të 2021.  

Rama: S’ka negociata me Bashën, i pres në dialog

Kryeministri Rama ka mohuar që të ketë një iniciativë të ndërkombëtarëve për një komunikim me Bashën për zgjidhjen e krizës politike. Ai ripërsëriti ftesën për dialog për kreun e opozitës, por shtoi se nuk ka kohë për t’i pritur.

“Asnjë komunikim me Bashën përmes ndërkombëtarëve. Situata nuk mund të vijojë të marrë energjitë e mia dhe tonat për këtë çështje. Ne e kemi dhënë qëndrimin, jemi gati të dialogojmë në çdo moment me opozitën jashtë parlamentare, por jo të negociojmë asgjë që lidhet me vullnetin e popullit të shprehur me votë. Nuk jam gati të harxhoj kohën me këtë muhabet çdo ditë. Ka gjëra më të rëndësishme për mua sesa të pres Bashën apo Kryemadhin që të kandisen për të folur”, deklaroi Rama.

Madje, ai kërkoi në distancë nga lideri i opozitës se duhet të nxitojë, pasi viti 2021 nuk është larg, duke nënkuptuar se ai nuk tërhiqet për zgjedhje të parakohshme. “Nuk kam asnjë paragjykim asnjë kusht, duan të ulen dhe të diskutojnë të ardhmen, 2021 është shumë afër sesa i duket atyre dhe nëse ata vijojnë kështu, edhe disa muaj, 2021 e kanë paketuar sërish me duart e tyre”, deklaroi Rama para gazetarëve në konferencën për bilancin e qeverisë.

“Kapja e drejtësisë”, Rama: Nëse kam kapur SHBA e BE, betejën e keni të humbur

Kryeministri Rama, në konferencën përballë gazetarëve, ka zgjedhur që çdo pyetjeje për Ilir Metën t’i përgjigjet me batuta, duke i çuar mesazhe ironike kreut të shtetit, që nga teatri e ngritja e SPAK, ndërsa ka theksuar se për shkarkimin e Presidentit, mazhoranca po pret mendimin e Komisionit të Venecias. Po ashtu, ai u është përgjigjur akuzave të Metës dhe opozitës për kapjen e drejtësisë, duke u shprehur se nëse është kapur drejtësia prej tij, atëherë ka kapur SHBA-në dhe BE-në dhe në këto kushte opozita e ka të humbur betejën.

“Ne e kemi çuar çështjen për trajtim nga Komisioni i Venecias për të pasur një proces të mirëkuptuar dhe të qartë për të gjithë komunitetin e miqve dhe partnerëve. Do të presim edhe raportin edhe pastaj do të gjykojmë mbi bazën e raportit, nuk mund të them nëse kështu apo ashtu”, tha Rama ndërsa shtoi me ironi se “nuk ishim të detyruar ta çonim te Komisioni i Venecias”, por sipas tij tani do pritet mendimi i tyre.

Më tej, kreu i qeverisë ironizoi Presidentin Ilir Meta edhe për alarmin për tërmetin apokaliptik, ndërsa iu përgjigj pyetjet për Teatrin Kombëtar. I pyetur se përse shumica nuk pret vendimin e Kushtetueses për ligjin për Teatrin ai tha me batutë se “Për të njëjtën arsye që nuk presim dot tërmetin”.

Po ashtu, Rama i dërgoi një mesazh kreut të shtetit dhe opozitës, të cilët e akuzojnë për kapje të drejtësisë. “Është shumë e vështirë të qeverisësh me një opozitë që këmbëngul çdo ditë të vrasë veten sesa me një opozitë që këmbëngul të të vrasë ty politikisht me ide, figura dhe ritëm. Sepse një opozitë inekzistente është një boshllëk që të pengon të gjesh të gjitha forcat që të bësh punën maksimalisht mirë. Nëse unë kam kapur SHBA-të, BE-në, atëherë nuk keni se çfarë bëni e keni humbur këtë betejë. Të thuash që mund të kapen SHBA-BE se ka një forcë të errët dhe se e gjithë kjo mund të ndodhë në Shqipëri, janë qesharake në rastin më të mirë, dhe shqetësuese në rastin më të keq. Kjo nuk është çështje frike dhe trimërie, as çështje Mic Sokolash, çështje veprash. Fjalët janë njëra anë, veprat janë ana tjetër. Unë kam qenë i vendosur për reformën në drejtësi. Ju keni parë shembull, aty ku hyn drejtësia ne hapin rrugën. Nuk është çështja të them, kam, s’kam frikë, jam trim, të dal me rroba banje, ti vërsulem ambasadës amerikane”, deklaroi Rama, duke kujtuar sulmet që Meta i bëri ambasadorëve të huaj në vendin tonë.

Rama: Asgjë personale me Arben Malajn!

Grupi i PS-së ka kërkuar shkarkimin nga Bordi Mbikëqyrës të BSH-së të Arben Malajt. Kryeministri Rama tha se nuk ka asgjë personale. “E para lidhet me grupin parlamentar, pyesni deputetët që kanë kërkuar largimin e zotit Malaj. Ju se besoni jeni të lirë, por unë nuk lexoj, përveçse në raste të rralla që m’i rekomandon Fuga. Se cfarë mund të ketë thënë Malaj, nuk ma kanë rekomanduar për lexim. Nuk kam asgjë personale me askënd, as me atë dhe as më askënd. As me Bashën, por kam dicka personale, që e kam pozitive, por nuk di si ta ndihmoj”, tha Rama.

Arsyeja e largimit të Bushatit nga Shkodra

Rama u është përgjigjur interesimit të gazetarëve edhe për largimin e Ditmir Bushatit si koordinator i Shkodrës, pasi e hoqi edhe si Ministër i Jashtëm. “Për sa i përket Bushatit, nuk më rezulton që Ditmiri të ketë bërë ndonjë kritikë shqetësuese apo… mbase më ka shkëputur, por nuk ka lidhje. Organizimi i ri kërkon disa ritme energji dhe aftësi që bëjnë që të ketë disa ndryshime. Shkodra është prioritet për mua. Jam i vendosur që të bëjmë ndryshimin që kemi bërë në të tjera zona dhe pas këtij mandati të Valtrinit të jetë si në Vlorë. Vendosja e Valdrinit aty është se më duhet një person që të jetë aty çdo ditë, çdo natë si drejtues” deklaroi kreu i qeverisë, ndërsa pyetjes nëse do të ketë ndryshime në qeveri në shtator, kryeministri Rama e mohoi- “Jo, në parim jo, por nëse shfaqet një nevojë apo situatë që nuk e di sot, pastaj është diçka tjetër”.

Qeveria e re greke, Rama: Negociatat? Gjithçka mund të ndodhë

Kryeministri Rama ka komentuar ndryshimin e qeverisë në Greqi, por edhe për vendimin për negociatat në tetor, ku ka deklaruar se nuk përjashton asnjë version për vendimin. “Kemi bërë diskutime, negociata që janë çështje të së shkuarës. Me qeverinë e re duam të kemi vazhdim të dialogut për çështjet, miqësi, mirëkuptim, respekt. Është me rëndësi të intensifikojnë edhe për të vendosur pikat mbi ‘i’ për disa aspekte lidhur me të drejtat e minoritit grek në Shqipëri. Minoriteti është i shikuar si pjesë integrale e padyshim e bashkëjetesës sonë dhe pasuri. Për sa i përket negociatave. Vendimmarrja e Tetorit nuk ka lidhje me Shqipërinë, por dinamikat e brendshme në BE, është politik, nuk ka lidhje me vlerësim teknik objektiv. Gjithçka mund të ndodhë në tetor, nuk përjashtoj asnjë version”, tha ai.

Kryeministri Rama i është përgjigjur edhe deklaratave greke se ai kishte lidhje gjaku greke. “E para e punës, kam në dejet e mia një miks dhe nuk do të isha aspak i mërzitur nëse do të kisha edhe një pjesë të gjakut grek, por nuk kam asnjë qelizë, se kam pasur këtë, ndërkohë që kam ca rrjedha të tjera, ashtu sikur kam edhe rrjedha të brendshme nga Shkodra, në Mirditë në Berat, Vuno në Vlorë. Ortodoksët shqiptarë janë shqiptarë dhe grekët ortodoksë janë grekë. Gjithmonë qëllimi ka qenë marrëdhënia më të mira të mundshme”, u shpreh Rama.

Kavaja me skenar si Devolli, PD rrethon bashkinë, Sakja: Nuk iki, zbatoj dekretin

Militantët e PD-së në Kavajë kanë rrethuar godinën e Bashkisë dhe ashtu sikurse ndodhi të hënën në Devoll, edhe të martën në Kavajë po ndodh i njëjti skenar, ai i bllokimit të marrjes së zyrës nga kryebashkiaku i ri i Kavajës, i zgjedhur në zgjedhjet e 30 qershorit.

Kryebashkiaku demokrat i Kavajës, i cili nuk mori pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, Isa Sakja shprehet se nuk do ta lirojë zyrën, ndërsa jashtë godinës janë mbledhur mbështetës të opozitës.

Sakja ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat duke u shprehur se ai do të respektojë dekretin e presidentit që është në fuqi, ndërsa thotë se në 30 qershor nuk ka patuar zgjedhje. “Sot do të jem në detyrë. Vazhdoj detyrën, nuk mund të lë bashkinë kur vetëm 5 përqind e qytetareve të Kavajës kanë votuar”.

PS-ja ka vepruar si në rastin e Devollit, ku pavarësisht kundërshtimit të demokratëve, këtë paradite është konstituuar Këshilli Bashkiak i Kavajës, proces i realizuar në zyrat e nënprefekturës. Në Këshillin Bashkiak janë betuar këshilltarët e rinj, që do të marrin detyrën, përkatësisht 29 nga PS, 1 nga G99 dhe 1 nga Partia Socialiste e Moderuar.

Kryebashkiakët e djathtë janë duke zbatuar dokumentin e shpërndarë nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, dokument i cili është publikuar të shtunën nga realstory dhe ku lidershipi i PD-së thotë se do të mbështesë kryebashkiakët e djathtë për të mos liruar zyrat. Në dokument shkruhet se PD nuk mund ta llogarisë sesi do të reagojë populli në këto raste, duke nënkuptuar mbrojtjen me dhunë të godinave të bashkive. Gjatë të hënës nënkryetari i PD-së, Edi Paloka bëri thirrje për dhunë ndaj policisë duke iu referuar situatës në Devoll. Paloka i bënte thirrje njerëzve që të silleshin me policët njëlloj siç duhet të silleshin me një grabitës. Ky është skenari i përgatitur dhe i planifikuar nga lidershipi i PD-së fill pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Parashikime Fake”, por Meta i besoi sizmologut grek

Presidenti Ilir Meta ka hedhur pas krahëve krizën politike dhe fërkimet me qeverinë duke marrë një rol krejtësisht të ri dhe të papritur për të gjithë: atë të sizmologut. Meta parashikon një “tërmet apokaliptik” për Shqipërinë dhe duket vërtet i shqetësuar nga ky fakt, aq sa i ka drejtuar një letër zyrtare dhe tepër “serioze” kryeministrit Rama, ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka duke i kërkuar informacion në lidhje me tërmetet që pritet të godasin Ballkanin dhe Shqipërinë.

Me një letër, sa të çuditshme aq edhe qesharake që në fakt të gjitha bazat e saj i ka në një deklaratë të një sizmologu grek, Akis Tselentis, i cili ka folur në një deklaratë për mediat duke thënë se gadishulli i Ballkanit do të preket nga një tërmet i fuqishëm shkatërrimtar nga momenti në moment.

Po kush është Akis Tselentis? Dhe më e rëndësishmja çfarë shkaktuan deklaratat e tij në Athinë?

Akis Tselentis, drejtori i Institutit Gjeodinamik grek, ka deklaruar në një intervistë televizive se një tërmet i madh pritet të godasë Greqinë. “Ne kemi një gjigant pranë nesh. Në një moment, ai do të shpërthejë dhe pastaj në rajon do të ketë mjerim. Duhet të jemi gati. Gjithashtu një tërmet më i lartë se 6 i shkallës Rihter do të prek vendin gjatë dy muajve të ardhshëm pranë zonës së Prevezës.” – ka thënë Akis Tselentis

Këto parashikime kanë shpërthyer një debat të ashpër midis sizmologëve grekë.  Gerasimos Papadopoulos, një sizmolog dhe anëtar i Komitetit Special të Shkencës për Vlerësimin e Rrezikut Sizmik, ngriti dyshime mbi hartën e Tselentis për tërmet, duke thënë se parashikimi i tij mbulon gjysmën e Greqisë.

‘Harta Tselentis’ është e paqartë, nuk mund të marrë masa për gjysmën e vendit,” shpjegoi Papadopoulos në një intervistë me Newsit.

Ndërsa presidenti i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen e Tërmeteve, Efthymios Lekkas i cilësoi parashikimin e Tselentis për një tërmet apokaliptik si “papërgjegjshmëri  kriminale”.

Shteti është i gatshëm të merret me një tërmet të madh, por nuk e dimë kur do të ndodhë. Askush nuk mund t’i parashikoj ato. U bëj thirrje qytetarëve që të mos i kushtojnë vëmendje  parashikime të papërgjegjshme.” – tha Lekkas.

Kur asnjë sizmolog tjetër në Greqi nuk i mbështeti deklaratat e Akis Tselentis, Meta pse i besoi deklaratat e tij për “tërmetin apokaliptik”? / RealStory.al

Metës nuk i soset durimi: Do presim dhe pak

Presidenti Meta gjithmonë është shprehur se ai është një njeri i duruar. Këtë e ka bërë të dituar gjatë deklaratave të ndryshme për mediat në lidhje me zgjidhjen e krizën politike, uljen e palëve në dialog, apo edhe ftesën që i ka bërë e kryeministrit Rama për tu takuar në Presidencë, ftesë e refuzuar prej tij.

Të njëjtën thirrje “se po pret ende me durim” Meta e ka shprehur sërish përmes një foto dhe një mesazhi të koduar. Gjatë ditës së diel, Meta ka postuar një foto nga një bahçe me domaten  në të cilën shkruan: “Përshëndetje miq! Domatet duan ende kohë për t’u pjekur. Do durojmë edhe ca!”.

Nuk dihet qartë se për çfarë po duron Meta ekzaktësisht që Rama të shkoj në takim me të apo që palët të ulen në tryezën e dialogut dhe t’i japin fund krizës politike.

Prej kohësh është vënë re një mënyrë tjetër komunikimi i presidentit Metës, ku gjatë fundjavës gjithmonë zgjedhje të postoj foto nga plazhi apo vendet të ndryshme ku ai ndodhet, duke përcjell mesazhe të koduar për aktorët e tjerë të politikës shqiptarë po edhe ndërkombëtarëve.

Përshëndetje miq! Domatet duan ende kohë për t'u pjekur. Do durojmë edhe ca!

Gepostet von Ilir Meta am Sonntag, 28. Juli 2019

Meta, protagonizëm me dekrete, kthen mbrapsht ligjin për zhvillimin e territorit

Presidenti Ilir Meta ka vendosur t’i kthejë maxhorancës një tjetër ligj në kuvend dhe bëhet fjalë për ligjin për zhvillimin e territorit. Gjatë të shtunës presidenti ka firmosur 3 dekreti dhe ka kthyer mbrapsht për rishqyrtim një tjetër ligj.

Argumenti i kthimit për rishqyrtim të projektligjit ‘Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’, është se “drafti nuk është konsultuar me ministritë e tjera apo me grupet e interesit.

“Për më tepër përvec se procesi i konsultimit publik dhe i bashkërendimit të detyrueshëm institucional nuk është kryer, Këshilli i Ministrave ka kërkuar dhe Kuvendi i Shqipërisë e ka pranuar duke realizuar shqyrtimin e projektligjit me procedurë të përshpejtuar.

Nuk rezulton e arsyetuar se përse është shmangur procesi i konsultimit publik dhe i bashkërendimit institucional dhe cila është nevoja urgjente e shfaqur për shqyrtimin e këtij projektligji me procedurë të përshpejtuar.” , shkruhet në argumentet e presidentit.

Po kështu presidenti kërkon shqyrtim të nenit 8 i cili rregullon procesin e ndryshimit të projekteve ndërtimore gjatë fazës së zbatimit të tyre. Këto dispozita aplikohen si për investime publike shtetërore ashtu dhe për investime me karater privat.

“Presidenti i Republikës çmon se, neni 8 i ligjit nr. 42/2019, i paraqitur për shpallje, është jo i plotë dhe i paqartë në formulim.

Sipas kësaj dispozite në procesin e rishikimit të projektit, nuk parashikohet dhënia e pëlqimit apo konsultimi me pronarët e trojeve mbi të cilin realizohet vepra”, argumenton presidenti.

Duket se presidenti e gjeti një hapësirë për protagonizëm edhe këtë të shtunë të qetë politike. Ashtu siç ka bërë edhe në të kaluarën, presidenti përdor dekretit për të qenë në qendër të vëmendjes, e vetmja gjë që mund të arrijë përmes tyre, për shkak se maxhoranca me fuqinë e kartonëve i rrëzon dekretet e tij dhe vazhdon me miratimin e projektligjeve.

Meta i kërkon ndihmë OSBE për krizën politike, por nuk harron të sulmojë edhe Ramën

I pafuqishëm për të arritur të ulë të gjitha palët në një dialog politik dhe ‘çorba institucionale’ që bëri më dekretet e tij shumta, presidenti Meta ka kërkuar ndihmën e OSBE si institucionin e duhur për të zgjidhur krizën në vend. Ka qenë vetë Presidenca që ka zbardhur letrën që Meta i ka dërguar  Presidentit të Asamblesë së OSBE-së, Georgo Tsereteli si dhe ministrit të Jashtëm të Sllovakisë Miroslav Lajčák, që ka kryesimin e radhës të OSBE.

Në letër theksohet se Meta i kërkon zyrtarisht OSBE të ndërmjetësojë një dialog politik në Shqipëri për t’i dhënë fund krizës politike dhe të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm të saj. Pavarësisht kërkesës për ndihmë, Meta nuk ka harruar as të sulmojë Ramën duke thënë se po tenton të marrë në dorë të gjitha institucionet e pushtetit duke e bërë situatën edhe më të rrezikshme për demokracinë.

Do të doja t’i kërkoja zyrtarisht OSBE-së që të ndërmjetësojë një dialog politik gjithëpërfshirës në Shqipëri, me qëllim arritjen e një zgjidhje të gjithanshme, e cila të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm e krizës aktuale politike, institucionale dhe sociale në vend. OSBE-ja është institucioni i duhur për ta ndihmuar Shqipërinë në këto çaste kritike. Shqipëria aktualisht po përjeton një situatë të rrezikshme dhe të pashembullt politike, ku shumica qeverisëse në pushtet kërkon të shtijë në dorë politikisht të gjitha institucionet e kontrollit dhe balancimit të pushtetit, ndërsa opozita kërkon delegjitimitetin e institucioneve.” – shkruhet në letër

Presidenti Meta gjithashtu thekson se sipas tij zgjidhja e vetme e krizës vjen me mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe gjithëpërfshirëse. Madje ka bërë thirrje që kjo të ndodh sa më shpejtë në mënyrë që të mos ndikojë negativisht në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE por edhe në kryesimin radhës të OSBE.

Nga këndvështrimi im, zgjidhja e vetme e kësaj krize është mbajtja e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe gjithëpërfshirëse, gjithashtu të domosdoshme për kredencialet demokratike të Shqipërisë, të cilës i është besuar kryesimi i ardhshëm i Organizatës sonë.” – shkruhet në letër.

Sipas Metës 13 tetori do të ishte datë ideale e zgjedhjeve të lira, datë e dekretuar prej tij vetë dhe pa konsultim politik, që erdhi pas çdekretimit të 30 qershorit.

Lexoni letrën e plotë:

Shkëlqesi,

Ishte kënaqësi të takohesha me ju në Tiranë, respektivisht  më 3 qershor dhe 25 korrik. Teksa Shqipëria po përjeton një krizë institucionale dhe përfaqësuese serioze e në të njëjtën kohë, po përgatitet të marrë kryesimin e OSBE-së, e vlerësoj sinqerisht vëmendjen e madhe me të cilën organizata juaj dhe ju personalisht, po ndiqni zhvillimet që po ndodhin dita-ditës në vendin tonë.

OSBE-ja mundet dhe duhet të luajë një rol më aktiv në këtë drejtim. Gjatë takimit tonë të fundit dhe produktiv me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së në Tiranë, ramë dakord se stabiliteti dhe uniteti kombëtar janë kyçe për përparimin dhe kryesimin e suksesshëm të OSBE-së më 2020-n nga ana e Shqipërisë.

Në këtë kuadër dhe në cilësinë e Presidentit të Republikës, institucioni që përfaqëson unitetin e popullit shqiptar, do të doja t’i kërkoja zyrtarisht OSBE-së që të ndërmjetësojë një dialog politik gjithëpërfshirës në Shqipëri, me qëllim arritjen e një zgjidhje të gjithanshme, e cila të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm e krizës aktuale politike, institucionale dhe sociale në vend. OSBE-ja është institucioni i duhur për ta ndihmuar Shqipërinë në këto çaste kritike.

Siç ju kam njoftuar edhe në disa raste të mëparshme, kriza politike në Shqipëri po thellohet dita-ditës. Tensionet politike dhe shoqërore po rriten, ndërsa polarizimi mes palëve kundërshtare po përshkallëzohet gjithnjë e më tepër. Shqipëria aktualisht po përjeton një situatë të rrezikshme dhe të pashembullt politike, ku shumica qeverisëse në pushtet kërkon të shtijë në dorë politikisht të gjitha institucionet e kontrollit dhe balancimit të pushtetit, ndërsa opozita kërkon delegjitimitetin e institucioneve.

Përshkallëzimi i mëtejshëm i krizës ka gjasa të ndikojë negativisht në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor e më gjerë. Këshilli Evropian pritet që të marrë një vendim më 17-18 tetor 2019 për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Mbetet ende i paqartë nëse do të merret një vendim pozitiv apo jo. Për më tepër, çdo përshkallëzim i krizës do të kompromentonte rëndë kredencialet e Shqipërisë si kryesuese e radhës e OSBE-së dhe aftësinë e saj për të drejtuar këtë organizatë në mënyrë të efektshme vitin e ardhshëm.

Nga këndvështrimi im, zgjidhja e vetme e kësaj krize është mbajtja e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe gjithëpërfshirëse, gjithashtu të domosdoshme për kredencialet demokratike të Shqipërisë, të cilës i është besuar kryesimi i ardhshëm i Organizatës sonë.

OSBE-ja, si një forum për dialog dhe bashkëpunim, luan një rol kyç në promovimin e paqes dhe sigurisë në hapësirën euroatlantike. Mbështetja e saj ndaj rrugëtimit të Shqipërisë drejt demokracisë dhe shtetit të së drejtës përgjatë tri dekadave të shkuara ka qenë shumë e rëndësishme. OSBE-ja ishte në fakt, organizata e parë shumëpalëshe, në të cilën Shqipëria aderoi pas rënies së sistemit komunist. Në këtë prizëm, besoj se është në interesin më të mirë të OSBE-së që të angazhohet në mënyrë aktive për të zgjidhur dhe kapërcyer krizën në Shqipëri. Duke vepruar në këtë mënyrë, OSBE-ja do të forconte besueshmërinë e saj si një organizatë efektive rajonale e sigurisë dhe do të përfitonte nga investimi afatgjatë që është bërë për paqen dhe stabilitetin në Shqipëri dhe në tërësi, për Ballkanin Perëndimor.

I nderuar Kryetar i OSBE-së,

I nderuar Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së,

Dëshiroj t’ju informoj se kërkesa ime për ndërmjetësim të OSBE-së i është dërguar edhe Presidentit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Kjo e fundit është e përfshirë fort dhe e përkushtuar në promovimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, e në veçanti në Shqipëri. Duke pasur parasysh rolin dhe rëndësinë e dimensionit parlamentar, besoj se Asambleja Parlamentare e OSBE-së duhet të përfshihet në një përpjekje të përbashkët ndërmjetësuese për zgjidhjen e krizës në Shqipëri.

Me pritjen që kjo kërkesë të shqyrtohet me kujdes!

Sinqerisht,

Ilir META

Skip to toolbar