Juventus vijon të tregojë se mbetet pretendent kryesor për të fituar kampionatin në Itali. Të hënën, skuadra e Sarrit mundi pastër 4-0 Cagliarin duke marrë tre pikë të rëndësishme që e mbajnë në vendin e parë në Serie A me 45 pikë. Ishte Ronaldo që hapi serinë e golave në pjesën e dytë, teksa tundi rrjetën në të 49`. Portugezi dyfishoi në të 67` nga pika e bardhë e penalltisë, duke i lënë radhën Higuain që gjeti golin e tretë për Juven nët ë 81`. Por, vetëm një minutë më ps Cristiano Ronaldo gjeti dhe golin e katërt për skuadrën e tij.
Me goleadë fitoi dhe Atalanta e Berat Gjimshtit, që mundi Parmën. Golat për skuadrën bergameze u shënuan nga Gomez, Freuler, Gosens dhe dygolëshi i Ilicic në pjesën e dytë i dha fitoren 5-0 Ataltanës ndaj Parmës. Kështu, skuadra e Gasperinit shkon 34 pikë dhe mban vendin e pestë në renditje me 1 pikë më pak se Roma, dhe 5 më pak se Lazio e vendit të tretë, por që ka ende një ndeshje për të luajtur.
Ndërkohë, Milani nuk e nisi mbarë këtë vit as me Ibrahimovic. Kuqezinjtë barazuan 0-0 në shtëpi ndaj Sampdorias, ndërsa nënshkrimi i ri i “djallit”, Zlatan Ibrahimovic u aktivizua në pjesën dytë duke zëvendësuar Piatek. Por as hyrja e tij në fushën e lojës nuk ndryshoi asgjë. Milan mbetet në vendin e 12 me 22 pikë ndërsa Sampdoria në vendin e 16 me po kaq pikë. Në takimin tjetër, Bologna barazoi 1-1 me Fiorentinën.