Milani firmos me “Lojtarin më të mirë” të Kupës së Afrikës

SPORT


Milani ka transferuar nga Emoli mesfushorin Ismaël Bennacer, i cili ka firmosur një ka firmosur një kontratë deri në vitin 2024 me kuqezinjtë. Ai është lindur në Arles, Francë më 1 dhjetor të vitit 1997, duke nisur karrierën me klubet e Arles-Avigon në Ligue 2. Në verën e vitit 2015 francezi me orgjinë nga Algjeria, u transferua tek Arsenal, ku luajti gjithsej 23 ndeshje me ekipin U-23. 

Në janar të të vitit 2017, ai u transferua në huazim tek ekipi i Tours në Ligue 2, duke luajtur 16 ndeshje dhe shënuar një gol. Më pas, Bennacer u bashkua me Empolin. Mesfushori ka luajtur fillimisht me kombëtaren e Francës U-18 dhe U-19, dhe më pas ka zgjedhur të luajë për kombëtaren e vendit të tij të orgjinës, në vitin 2016.


Ai ka luajtur 16 ndeshje me ekipin kombëtar, duke përfshirë dhe 7 paraqitje në Kupën e Afrikës këtë sezon. Madje, në këtë turne, Ismaël Bennacer u shpall dhe “Lojtari i Turneut”, duke ndihmuar ekipin e tij të ngrejë trofeun e Kupës së Afrikës pas 29 vjetësh.




Skip to toolbar