Vendoset data kur nis viti i ri akademik 2019 – 2020

Ministrja e Arsimit Besa Shahini përmes një urdhri të firmosur prej saj, informon se viti akademik 2019-2020 për arsimin e lartë do të nis në datën 14 tetor dhe do të përfundojë më 30 shtator (përfshirë këtu edhe sezonin e vjeshtës).

Ministrja ka përcaktuar edhe sezonin e pushimeve për studentët që do të përkojë me periudhën nga 23 dhjetori 2019 deri më 3 janar 2020.

Protesta, studentët kopjojnë PD dhe ndryshojnë kërkesat

Dhjetra studentë kanë protestuar para ministrisë së arsimit paraditen e kësaj të mërkure. Organizimi i kësaj proteste ishte paralajmëruar ditë më parë, teksa vetëm në fillim të kësaj jave, këshillat studentore zhvilluan një takim në Universitetin e Korçës, ku vendosën të rikthehen në protesë. Studentët pretendojnë se janë gënjyer nga qeveria lidhur me ‘paktin për universitetin’.

Megjithatë, ndryshe nga protestat e muajit dhjetor ku pati një bojkot masiv të auditoreve, në protestën e sotme ka pasur një pjesëmarrje jo shumë të lartë. Studentët kanë parashtruar një listë me pesë kërkesa, ndryshe nga kërkesat e protestave të kaluara, ku studentët shfaqën më shumë kërkesa.

Kërkesat e protestës së sotme:

1-Rrëzim të Ligjit të Arsimit të Lartë

2-Arsim cilësor në të dyja ciklet e studimit

3-Rankimin e programeve sipas modeleve bashkëkohore

4-Rritje e peshës së përfaqësimit në institucionet e arsimit të lartë

5- Autonomi reale e IAL  dhe jo e diktuar nga bordet qeveritare

Pra, nga sa shihet nga kërkesat e paraqituara sot nga studentët, nëse i krahason ato me tetë pikat e panegociueshme të protestës studentore të muajit dhjetor, vrehet me lehtësi se kërkesat janë të ndryshme.

Gjatë kohës që mbahej protesta, studentët kanë hedhur flakadanë në drejtim të ministrisë, ndërsa nuk kanë munguar as gjuajtjet me mjete të forta. Për pasojë ka pasur disa xhama të thyer në dritaret e ministrisë.

Më herët, Kryeministri Edi Rama publikoi një video mesazh në faqen e tij në facebook, ku tregonte me shifra mbajtjen e premtimit për përmbushjen e kërkesave të studentëve.

Kërkesat e studentëve në dhjetor:

1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.

2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.

3-Rritja nga 10 % në 50 %  e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.

4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.

5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)

7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.

8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.

Skip to toolbar