Protesta e heshtur, Manastirliu pas takimit me mjekët: Jemi në anën e së njëjtës llogore

“Kemi vendosur që takimet dhe tryezat e punës të nisin javën që vjen. Ura e komunikimit me mjekët dhe personelin mjekësor është e konsoliduar prej kohës”- kështu u shpreh Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në përfundim te takimit me sindikaten e mjekeve.Për mediat ministrja tha se ura e komunikimit mes dy palëve tashmë është e konsoliduar prej kohësh.

“Ne kemi diskutuar shumë konkretisht për pikat që përfaqësuesit e sindikatës kanë përcjellë. Kemi një rrugë të gjatë përpara për të adresuar në mënyrë afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjate kërkesat e sindikatës. Kemi vendosur që takimet dhe tryezat e punës të nisin javën që vjen. Ura e komunikimit me mjekët dhe personelin mjekësor është e konsoliduar prej kohës. Mjekët dhe infermierët, ministrinë e shëndetësisë e kanë shtëpinë e tyre të dytë.

Ne jemi të bindur se dhe në këtë situatë pandemia, forcat jonë e madhe janë mjekët dhe infermierët do t’i dëgjojmë dhe për pikat që ata kërkojnë. Janë 4 pikat që do të diskutohen. Janë çështje që do të diskutohen edhe me ekipet më të vogla në tryezat teknike. Janë çështje që adresojnë situata të ndryshme. duhen vlerësuar dhe në kuadër eksperiencat dhe praktikat ndërkombëtare që të bëjmë më të mirat. Platformat e bashkëpunimit që ne e kemi të ngritur, mos të harrojmë se një vit e ca më parë, ndryshimet në kodin penal janë realizuar.

Ky është bërë falë vullnetit të qeverisë. Ne jemi në të njëjtën anë të llogores. Ne jemi këtu dhe po adresojmë kërkesat e mjekëve. Fakti që jemi të dy, si përfaqësues, do të jemi së bashku dhe jemi së bashku në çdo moment të vitit, tregon vullnetin për të bërë më të mirën për shoqërinë. Ne jemi këtu për konsolidimin e kësaj platforme dhe kemi një rrugë të gjatë për të bërë në kuptim të të gjithë elementeve që duan mjekët.”, tha ministrja.

Protesta e mjekëve, Manastirliu: Dera ime e hapur për të diskutuar. Nuk besoj se është pakënaqësi

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur në “Real Story” në News24 edhe për paralajmërimin e mjekëve për protestë. Manastirliu tha se janë në komunikim të vazhdueshëm dhe se dera e saj është e hapur për të gjithë mjekët dhe infermierët.

Por përse nuk u lanë mjekët të protestojnë?

“Sindikata e mjekëve i është drejtuar Policisë së Shtetit me një kërkesë dhe nuk dua të komentoj institucionet ligjzbatuese mbi atë çfarë ato kanë detyrë të bëjnë.

Mjekët dhe infermierët më njohin sikurse dhe i njoh në punë të përditshme me ta, unë jo vetëm i vlerësoj për punën e madhe që ata bëjnë përgjatë gjithë vitit për sakrificën e madhe mbinjerëzore dhe profesionalizmin e treguar por dera ime është e hapur për çdo mjek e infermier për të diskutuar, dialoguar. Siç ka qenë dhe do të jetë. Nuk ka asgjë që ne nuk e themi me njeri-tjetrin. Diskutojmë kërkesat e tyre…”, tha ministrja.

Manastirliu tha se nuk beson se është pakënaqësi e mjekëve. “S’do doja t’i jepja ngjyrim emocional të tepruar, jemi në komunikim intensiv, kemi ngritur ura bashkëpunimi, jemi në një llogore dhe punojmë për të njëjtin qëllim. Ashtu sikurse premtimet i kemi mbajtur në çdo ditë të punës sonë, deklarata e kryeministrit pak ditë më parë që tregon realisht vlerësimin maksimal për punën e personelit mjekësor për rritjen historike të pagave që do të ketë ky personel është prova më e mirë për vlerësimin që i japim.

Nuk përmendet paga dhe shpërblimet. Pikat e tjera do të diskutohen në këtë takim. Dera jonë e hapur dhe jemi me ta për gjithë mbështetjen që meritojnë. Urat e bashkëpunimit janë shumë solide sepse e kemi treguar me fakte dhe jo me fjalë atë që kemi bërë për personelin shëndetësor”, deklaroi Manastirliu.

Paralajmëruan protestë para QSUT, mjekëve iu refuzohet kërkesa. Policia: S’lejohen grumbullimet në kohë Covid-i

Mjekët kanë paralajmëruar ditën e nesërme një protestë në oborrin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Mësohet se bluzat e bardha kanë kërkuar leje në polici për të vijuar protestën, ndërsa iu është refuzuar.

Nga ana tjetër policia në përgjigjen e saj pohoi se nuk lejohen grumbullimet në kohë Covid-i. Nga ana e tyre, mjekët kanë kërkuar rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit. “Të bëhet sigurimi i jetë së personelit shëndetësor”, thanë mjekët.

Basha takon mjekët, u premton paga të reja me shifra të majme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha premtoi rritje të pagave të mjekëve kur PD të vijë në pushtet. Në një takim që zhvilloi sot me ekspertë të shëndetësisë, Basha tha se mjekët do ta kenë rrogën 1200 euro, ndërsa infermierët 700 euro. Ai akuzoi qeverinë për keqmenaxhim të këtij sektori duke e cilësuar atë si një ndër më të korruptuarit.

 “Pa zgjedhje të lira nuk mund të këtë bashkëjetesë demokratike dhe as Bashkim Europian.  Do të kem mundësinë për një shpalosje të plotë të programit për nxjerrjen e shëndetësisë nga kolapsi ku ndodhet. Keq menaxhimi i çoi shëndetësinë në gjendje kome. Sot shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetësinë dhe shëndetësia bën shërbim më të keq.

Shëndetësia në Shqipëri renditet e fundit në Ballkan. Sistemi shëndetësor në Shqipëri është primitiv. Në tre vitet e fundit Shqipëria renditet e fundit për cilësinë në shëndetësi. Mos të flasim  pastaj për Check-Up, i cili na i nxjerrë burrat me barrë dhe gratë me probleme me prostatën. Sektori i farmaceutikës në Shqipëri dhe Ballkan ka njohur një korrupsion të madh në këto vite. I gjithë sistemi është në kolaps, sepse ka asgjësuar perspektivën e zhvillimit të paktën për momentin.

Rrogat më të ulëta në rajon.  Rrogat më të larta nuk kapin as gjysmat e rajonit. Rajoni i ka rritur, ndërsa ne nuk kemi indeksuar as për inflacionin. Ky është një nivel që nuk është parë as në vitet 70. Numri i specialiteteve disa herë më i ulët, pagat katastrofë.  Të gjithë dështimin mundohen t’ia faturojnë bluzave të bardha. Mjekët dhe infermierët përpiqen t’u shërbejnë  qytetarëve, por po e bëjnë shërbimin  si në spitale lufte. Spitalet e rretheve kanë mbetur vetëm në godina. Shërbim shëndetësor  është i varfër, pak mjekë dhe pak ilaçe.  Këto probleme nuk zgjidhen sa hap dhe mbyll sytë, por kemi nisur  një diskutim me të gjitha grupet për të hartuar politikat e duhura dhe përmirësimin e sistemit shëndetësor.  Me ardhjen e PD në pushtet paga minimale e doktorëve do të arrijë 1200 euro në muaj dhe për infermierët në 700 euro në muaj. Ky është realiteti në Kosovë. Ky është synimi  dhe objektivi. Këto do të jenë pagat minimale në sektorin shëndetësor.  Unë zotohem sot këtu para jush se këtë objektiv do ta bëjmë realitet”- tha Basha.

Gjykata liron mjekët, familjarët e 25-vjeçares protestojnë me foshnjen jetime

Gjykata e Elbasanit ka liruar nga masa e arrestit dy mjekët e spitalit të Elbasanit, të akuzuar si shkaktarë të vdekjes, pas lindjes së foshnjes së saj, të 25 vjeçarjes Rexhina Debrova.

Gjykata vendosi masën “Detyrim Paraqitje”  për dy mjekët e Elbasanit, kardiologun Mehmet Ibaj dhe reanimatorin Niko Thano.

Ndërsa jashtë dyerve të gjykatës familjarët e Rexhinës së ndjerë kanë protestuar me foshnjen vetëm disa ditëshe në krahë.

Rexhina Debrova 25-vjeç ndërroi jetë pas lindjes në maternitetin e Elbasanit.  Spitali i Elbasanit ka dhënë një  deklarate për mediat, ku shprehet se 25-vjeçarja “u paraqit në spital më datë 22.04.2019 në orën 10:25 paradite. Pacientja ka ardhur me urgjencë në spital, me barrë të vonuar 42-javëshe dhe është futur në sallë, ku mjekët asistuan lindjen e fëmijës, i cili erdhi në jetë në orën 11:50”.

Më tej në deklaratë thuhet se foshnja e ardhur në jetë u reanimua dhe gëzon shgëndet të plotë, ndërkohë që sa i përket punës së stafit mjekësor, thuhet se ka dhënë trajtimin e duhur, por nëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperator trombemboli pulmonare, e papajtueshme me jetën.

Familjarët akuzojnë mjekët e spitalit për neglizhencë në trajtimin e këtij rasti.

Skip to toolbar