Mungesa e mjekëve në rrethe, qeveria miraton bonus deri në 2 mijë euro

Largimi i mjekëve nga vendi për kushte më të mira pune dhe vlerësimi drejt vendeve të Europës ka sjellë mungesa të mjekëve dhe specialistëve sidomos në rrethe dhe spitalet rajonale. Kjo ka bërë që qeveria të marrë vendime vlerësuese dhe stimuluese për bluzat e bardha duke miratuar një bonus deri në 2 mijë euro në muaj përveç pagës, për të gjithë mjekët që do të japin shërbimet dhe kontributin e tyre në rrethe. Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së qeverisë të mërkurën, ku theksohet se ky bonus do të jetë mujor përveç pagës që kanë.

“Për raste të veçanta të mungesës së mjekut specialist në shërbime të ndryshme të spitaleve rajonale e bashkiake, ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, brenda numrit të përgjithshëm të personelit spitalor, urdhëron kontraktimin, për një periudhë të caktuar, të mjekëve specialistë, sipas nevojave. Këta mjekë të specialiteteve të ndryshme, përveç pagës, trajtohen financiarisht me një bonus deri në 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë në muaj. Vlera e bonusit përcaktohet, rast pas rasti, nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ky bonus, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, trajtohet sipas shkronjës “e”, të pikës 2, të kreut II, të vendimit nr.77, datë 28.1.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor”, të ndryshuar” shkruhet në vendimin e qeverisë.

Eksodi i bluzave të bardha ka krijuar shqetësim për mungesën e tyre në rrethe sidomos të specialistëve, duke bërë që shumë pacientë t’i drejtohen qyteteve të mëdha për problemet shëndetësore që kanë. Një pjesë e konsiderueshme e mjekëve synojnë shtetin e Gjermanisë si destinacion të preferuar, kjo për shkak të lehtësisë së procedurave dhe njohjes së diplomave dhe kualifikimet që kanë bërë mjekët në çfarëdo vendi.

Përveç pagës dhe rritjen së tyre në karrierë, një tjetër shqetësim që ka çuar në largimin e mjekëve është edhe mosmbrojtja dhe respektimi i figurës së tyre, ku janë të shpeshta rastet e dhunimit duke krijuar një imazh negativ për ta dhe uljen e besueshmërisë te pacientët.

Elbasan, sjell në jetë fëmijën, por largohet vetë

Një 25-vjeçare ka humbur jetën në momentin që pritej të ishte më i bukuri pët të. Një orë pasi solli në jetë fëmijën e saj, 25-vjeçarja ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në maternitetin e Elbasanit.

Sipas mjekëve, pas lindjes janë vënë re probleme me zemrën dhe është kërkuar ndihmë nga reparti i kardiologjisë. Familjarët kanë akuzuar mjekët, pasi sipas tyre u paraqitën me vonesë duke mos arritur ta shpëtonin në kohë 25-vjeçaren.

Çështja ka kaluar nën hetimin e policisë për përcaktimin e plotë të shkaqeve të vdekjes.

Skip to toolbar