17 vjeçarja shqiptare Mrikë Nikçi dhe i ati ngjiten në majën e Everestit

Mrikë Nikçi vetëm 17 vjeçe dhe babai i saj Arianiti, janë ngjitur në majën e malit më të lartë në botë, Everest, mëngjesin e kësaj të hëne. Lajmin e ka dhënë vetë alpinistja shqiptare, që ka vendosur një rekord të ri në pushtimin e “çatisë së botës”, në lartasin 8848 metër mbi nivelin e detit. Babë e Bijë kanë arritur të ngjiten në Everest, gjatë ekspeditës së këtij vitit.

E vetë quajtur “Mrikë Masorja”, alpinistja kosovare ka shkruar lajmin e ngjitjes në Everest në faqen e saj personale në internet. “Ekspedia ‘Everest 2019’ përfundoi me sukses. Mrika dhe Niki në majën më të lartë në botë”.

 “Mrikë Malsorja si 17 vjeçare, njëherazi alpinistja më e re nga të gjitha pjesëmarrësit botëror në ekspeditën ‘Everest 2019’, dhe si shqiptarja më e re, së bashku me babain Arianit Nikçi, sot më 27 maj ora 06:10 (ora lokale e Nepalit), të mëngjesit realizuan me sukses ngjitjen në majën më të lartë në botë, Everest në8848 metër lartësi mbidetare”, shkruan alpinistja kosovare.

Tashmë, Babë e bijë janë duke zbritur kreshtën jugore të malit, e cila është dhe pjesa më e vështirë e Everestit. Fatmirësisht deri tani gjithçka ka shkuar mirë për dy alpinistët shqiptarë, që janë duke zhvilluar ekspeditën e ngjitjes së Everestit.

Gjatë këtyre ditëve në këtë ekspeditë kanë humbur jetën më shumë se 8 alpinistë nga vende të ndryshme të botës, për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe problemeve me oksigjenin. Më herët, Everestin e kanë ngjitur edhe alpinistë të tjerë nga Shqipëria e Kosova.

Skip to toolbar