Kryeqyteti shqiptar u kthye në qendër të vëmendjes ndërkombëtare mbrëmjen e të shtunës. Amerikani I cili konsiderohet si një ndër artistët me ndikim në muzikën moderne Kanye West performoi për herë të parë në Tiranë duke ndezur skenën dhe elektrizuar publikun.
Artisti solli hitet të karrierës së tij ndër vite ndërsa të pranishmit e shoqëruan me këngë dhe duartrokitje. Skenografika e veçantë dhe efektet vizuale krijuan një eksperiencë të paharrueshme për të pranishmit.
Shfaqja në “Eagle Stadium” ngritur në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës posaçërisht për këtë rast u ndoq nga shumë vendas e të huaj. Ngjarja pritet të mbetet një nga eventet më të rëndësishme muzikore të ketij viti ne Shqiperi.
