Astronautja amerikane vendos rekord të ri në hapësirë

Astronautja amerikane Christina Koch vendosi të shtunën një rekord të ri për fluturimin më të gjatë në hapësirë të kryer nga një grua. Rekordi i mëparshëm ishte 288 ditë dhe ishte vendosur nga ish-komandantja e Stacionit Hapësinor Peggy Whitson mes viteve 2016-2017. Dyzet vjeçarja Christina Koch, me profesion inxhiniere elektrike nga Livingstoni i Montanës mbërriti në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor më 14 Mars. Zonja Koch pritet të qëndrojë aty plot 328 ditë, ose afro 11 muaj, përpara se të kthehet në Tokë. Misionet janë zakonisht gjashtë muajore, por NASA njoftoi në muajin prill se do ta zgjasë misionin deri në shkurt.

Rekordi amerikan për fluturimin më të gjatë në hapësirë është 340 ditë i vendosur nga astronauti Scott Kelly mes viteve 2015-2016. Rekordi botëror është 15 muaj i vendosur në vitet 1990 nga një astronaut rus në ish-stacionin hapësinor Mir.

Misioni i zgjatur i Christina Koch-ut do të ndihmojë NASA-n të mësojë më shumë në lidhje me efektet e fluturimeve të gjata në hapësirë, të dhëna këto të nevojshme sipas zyrtarëve të NASA-n, për të mbështetur misionet e ardhshme për kërkime më të thelluara në hapësirë, në Hënë dhe Mars./voa/

Video/ Astronautët e NASA luajnë baseball në hapësirë

Për të luajtur baseball duhet një fushë e gjelbërt, një shkop, një top dhe dy lojtar. Në SHBA ky sport është shumë i dashur, aq sa pjesëtarët e ekipit të NASA-s po e praktijkojnë këtë edhe në hapësirë.

Në një video të publikuar nga CNN, shihen tre pjesëtar të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, që stërviten në mungesë të gravitetit duke luajtur baseball.

Njëri nga pjesëtarët, me një shkop jo të zakonshëm të lojës së baseball, gjuan topin në mungesë të gravitetit, i cili pritet nga një pjesëtare femër e stafit të NASA në hapësirë.

Gjuajtja e topit shkon për mrekulli, ndërsa video është bërë virale në rrjet duke u shpërndarë nga mijëra njerëz në pak orë.

NASA alarmohet nga ngrohja globale: Nuk do ketë më tokë të akullit

Islanda e cilësuar si “Toka e zjarrit dhe akullit’ për shkak të pranisë së madhe të vullkaneve dhe akullnajave, rrezikon të mbetet vetëm “toka e zjarrit”, pasi akulli po shkrinë me shpejtësi skëterre.

Ka qenë NASA ajo që ka dhënë alarmin përmes publikimit të disa fotove ku vetëm në 30 vitet e fundit duket shkrirja e një akullnaje të madhe që njihej me emrin Okjökull ose ndryshe OK.

Akullnaja Okjökull dikur ishte 16 km² dhe mbulonte një mal tepër të madh, ndërsa tani është zhdukur plotësisht. Ajo ishte shpallur zyrtarisht “vdekur” në 2014, të cilat Islanda i kushtoi edhe një pllakë përkujtimore.

Ngrohja e temperaturave globale ka sjell shkrirjen masive të akullnajave, ndërsa situata po bëhet edhe më e keqe vit pas viti.

Akullnajat formohen nga dëbora që bëhet e ngjeshur me kalimin e viteve duke u kthyer në akull. Ajo ndikon edhe në peshën e gravitetit dhe shkrirja e tyre sigurisht që do të sjell pasoja edhe në të.  “Në 200 vitet e ardhshme, të gjithë akullnajat pritet të ndjekin të njëjtën rrugë” thotë NASA.

Skip to toolbar