Lajçak ndan detyrat: Kosova asociacionin, Serbia njohjen

KOSOVA


Bashkimi Europian ka shqyrtuar disa element të marrëveshjes përfundimtare në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë gjatë vitit 2020. Këtë e konfirmon ndërmjetësuesi, Miroslav Lajçak, në një intervistë për median serbe, NOVA, duke saktësuar se gjithçka ndryshoi kur në pushtet erdhi Albin Kurti në Kosovë.

“Me ndryshimin e qeverisë në Prishtinë ndryshoi edhe qasja e Kosovës ndaj bisedimeve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, u shpreh ai.


Por Lajçak konfirmon se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve është një pjesë e rëndësishme për të arritur tek zgjidhja përfundimtare, pavarësisht se kritikon palët për mungesën e zbatimit të saj.

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Europian liston disa prej detyrave urgjente që duhet të adresojnë palët në dialog. Për Kosovën thotë se duhet të nisë me formimin e asociacionit me draft-statutin europian. Ndërsa Serbia të përmbushë detyrimet e saj të shumta paralelisht, duke filluar me njohjen e simboleve të Kosovës, dokumenteve dhe institucioneve.

Lajçak pyetet për përshtypjet lidhur me sjelljen e Kurtit dhe Vuçiçit në dialog, por jep një përgjigje diplomatike, duke thënë se të dy kanë një mandat të fortë për të marrë vendime të vështira politike. “Nuk kam dyshim se të dy duan integrimin në BE. Përndryshe, cila është alternativa? Konfliktet? Dhuna?”, thekson ndër të tjera Lajçak.




Skip to toolbar