Rindërtimi në Vorë/ Rama hap dyert e apartamenteve të reja pas shkatërrimit nga tërmeti

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë të shtunë në Vorë, ku falë rindërtimit u hapën dyert e 404 apartamenteve të reja pas shkatërrimit nga tërmeti.

Ai ka takuar nga afër qytetarët, të cilët e kanë falenderuar, duke thënë se ndihen shumë të kënaqur.

Jemi shumë të kënaqur, mirëseerdhët. Pa hile nuk kanë asnjë vërejtje nga njerëzit”, i tha një nga qytetarët kryeministrit.

Ajo që është e rëndësishme për të thënë sot është se këto janë shtëpitë tuaja dhe ju nuk keni asnjë borxh dhe asnjë kredi, i keni pronat tuaja. Vetëm mirëmbajeni, jo vetëm shtëpinë brenda, por dhe ambientin jashtë, për të mirën e të gjithëve”, u shpreh Rama.



Skip to toolbar