Shpërndanin drogë në Tiranë, Gjykata lë në burg 20 të arrestuarit (EMRAT)

AKTUALITET


Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli”.

Operacioni u zhvillua nga Antidroga e Tiranës më 2 maj.


Të arrestuarit janë Rei Ramushi, Emiljano Birja, Abdullah Zyberi, Albjo Shkira, Kevin Nazari, Amarildo Jashari, Florjan Çepa, Ibez Zebi, Florjan Miha, Erol Bardhoshi, Andrin Bajraktari, Emiljano Maksutaj, Hamza Firi, Albi Bulku, Maringlen Kolaj, Armando Disha, Klodjan Lena, Altmir Mustafaraj, Gentjan Agaj, Flori Lime.

Grupi merrej me shitjen e lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis. Hetimet kanë nisur që në muajin janar. I përfshirë në këtë grup është dhe Enea Sulejmani.

Sulejmani, i cili u kap gjatë muajit mars duke transportuar një kilogram lëndë narkotike të llojit kokainë, në Tiranë.

Mësohet se në momentin e ndalimit, Sulejmani nuk i është bindur thirrjes së policisë dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e efektivëve dhe duke i përplasur, me qëllim shmangien automjetin e shërbimit të policisë.

I gjendur përballë kësaj situate, një prej policëve ka qëlluar me armë dhe plumbi e ka kapur në pjesën e kofshës.




Skip to toolbar