“Ai mund të jetë një artist fantastik, por si qenie njerëzore ai është armiku im. Përzgjedhja e tij për Nobel është shqetësuese” Kjo shprehje ka karakterizuar të gjithë zërat kritik të shkrimtarëve dhe profesorëve ndërkombëtarë për fituesin e çmimit Nobel në Letërsi, Peter Handke. Dhënia e çmimit Nobel për shkrimtarin austriak Peter Handke ngjalli polemika të shumta, ndërsa nuk mungojnë edhe kritikat nga kolekët e tij.
Të gjithë vlerësojnë Handken për aftësitë e
tij si shkrimtarë, por askush nuk pëlqen vlerat e tij njerëzore dhe kjo pasi ai
ka qenë një adhurues dhe përkrahës i madh i Milosheviçit, duke përkrahur idenë
e spastrimit të shqiptarëve, apo duke sugjeruar publikisht që myslimanët e
Sarajevës kishin masakruar veten e tyre dhe kishin fajësuar serbët, dhe mohuan gjenocidin
e Srebrenicës si dhe duke nderuar kriminelin Milosheviç gjatë funeralit të tij.
Për shkrimtarin Salman Rushdie “Handke ka një dritë shkëlqyese si shkrimtar ,
por të ndërthurur me një verbëri etike shkuese në atë që ai përkrah.”
“Ai
është një shkrimtar i shkëlqyeshëm dhe do ta meritonte Nobelin, nëse nuk do të
kishte vendosur të vepronte si një propagandist për regjimin gjenocid të
Milosheviçit. Më shumë se kurrë ne kemi nevojë për intelektualë publik, të
cilët janë në gjendje të bëjnë një mbrojtje të fortë të të drejtave të njeriut
përballë indiferencës dhe cinizmit të udhëheqësve tanë politikë. Handke nuk
është një person i tillë.” është shprehur koleku i tij, shkrimtar Hari
Kunzru. Ndërsa për filozofin slloven dhe kritik i gjatë i Handke, Slavoj Žižek
tha “Në vitin 2014, Handke kërkoi që
Nobeli të shfuqizohej dhe fakti që ai e mori atë tani dëshmon se ai kishte të
drejtë.”
Shkrimtari
slloven Miha Mazzini tha se ndihej i ofenduar nga naiviteti i Handke për
regjimin e Milosheviçit, ndërsa novelisti Jennifer Egan, president i letërsisë
dhe organizatës së të drejtave të njeriut Pen America, tha “ Pen nuk komenton përgjithësisht për çmimet
letrare të institucioneve të tjera … shpallja e sotme duhet të jetë një
përjashtim. Jemi të zhgënjyer nga zgjedhja e një shkrimtari që ka përdorur
zërin e tij publik për të nënvizuar të vërtetën historike dhe të ofrojë ndihmës
publik për autorët e gjenocidit”
Reagimet kundër fituesit të çmimit Nobel Peter
Handke, u bënë dhe shumë figura të politikës si në Shqipëri dhe në Kosovë, mes
tyre dhe kryeministri Rama, i cili e ka kritikuar ashpër përzgjedhjen, duke e
cilësuar si një veprim që të bën të vjellësh mbi Çmimin Nobel.