Vrau 2 persona në Patos, digjet shtëpia e Martin Skëndaj

Shtëpia e Martin Skëndaj, autor i vrasjes së dy personave pak ditë më parë në Patos, është përfshirë nga flakët këtë të premte. Sipas Balkanweb, shtëpia e Skëndaj e ndodhur në fshatin Kuqar është djegur në rrethana ende të paqarta.

Zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin, por shtëpia është shkrumbuar e tëra.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, pasi dyshohet se familja Skëndaj është larguar nga shtëpia pas ngjarjes së pak ditëve më parë.

Martin Skëndaj vrau dy të rinj, njëri prej të cilëve komshi i tij. Shkak i ngjarjes së rëndë ishte motra e Skëndaj, e cila kishte një lidhje dashurie me një nga viktimat.

Patos, viktima denoncoi tre ditë më parë autorin

Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e dyfishtë që ndodhi në qytetin e Patosit. Sipas Neës 24, viktima Manol Rapaj kishte bërë tre ditë më parë kallëzim penal ndaj autorit të vrasjes Martin Skëndaj, pasi Skëndaj dhe babai i tij e kishin pasur një debat me 22-vjeçarin. Ata pretendonin se Rapaj kishte ngacmuar motrën e Martin Skëndaj.

Sipas denoncimit të bërë në polici, Rapaj kishte thënë se në momentin kur ata kishin shkuar për t’u sqaruar, kishin pas me vete edhe mjete prerëse. Pas denoncimit, materialet i kishin kaluar Prokurorisë së Fierit për kanosje.

Ndërkohë, banorët e lagjes ku banonin viktima dhe autori, janë shprehur se i njihnin për çuna të urtë dhe se më parë nuk kishin dëgjuar për konflikte. “Nuk di asgjë për konflikt mes tyre, vetë si person nuk kam dëgjuar gjë. Shumë të mirë ishin të dy, edhe viktima, edhe ish-polici i burgut. Unë isha në punë, kur erdha në shtëpi e pashë në televizor”, është shprehur një banor në Patos.

Një sipërfaqe me ullinj e shkurre digjet nga zjarri në Patos

Flakët e zjarrit kanë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe shkurre në fshatin Siqecë të Patosit.  Zjarri ka rënë gjatë mesditës të së mërkurës, teksa ende nuk dihet nëse është shkaktuar nga temperaturat e larta apo ka qenë i qëllimshëm.

Megjithatë, pasi është vënë re prania e zjarrit në një sipërfaqe me ullinj në fshatin Siqecë, banorët e zonës kanë lajmëruar zjarrfikëset. Ndërhyrja e tyre ka qenë vendimtare për të neutralizuar dhe shuar flakët, të cilat kanë djegur disa bimë ulliri dhe një sipërfaqe me shkurre.

Zjarri ka krijuar panik për banorët e këtij fshati, pasi flakët kanë qenë afër zonës së banuar. Ditët e fundit në shumë zona të vendit janë regjistruar disa vatra zjarri, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe pyjore dhe kultura bujqësore. Fatmirësisht, zjarret nuk kanë shkaktuar dëme në banesa apo jetë njerëzish.

Rama vazhdon fushatën: Mos ndiqni katër të marrët!

Kryeministri Rama ka vijuar fushatën elektorale në qytetin e Patosit, ku nuk ka hezituar të përmend edhe faktin se bashkitë opozitare kanë vendosur të ndjekin dhe zbatojnë dekretin e presidentit Meta për shfuqizimin  e zgjedhjeve më 30 qershor, duke ju drejtuar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për largimin e KZAZ-ve dhe listave emërore.

Pra qytetarëve Rama tha se “kryebashkiakëve demokratë nuk duhet të ndiqni pas katërshen e marrosur, por ti referoheshin ligjit, përndryshe do të bëheshin viktima të tij. Akti i Metës për të bërë në marrëzi në mes të fushatës elektorale, për të fshirë firmën e tij me firmën e tij është si t’i frysh konfliktit civil dhe jo ta qetësosh atë.”

Kryeministri argumentoi edh enjë herë se pse zgjedhjet nuk mund të shtyhen duke e cilësuar këtë fakt si një të keqe më të madhe se mbajtja e tyre pasi “ në këtë mënyrë do të futej në fuqi rregulli që prish të gjitha rregullat se një parti mund të kërkojë të shtyjë zgjedhjet sa herë që t’i teket.”

“Kushtetuta nuk mund te argumentohet sikur po lexon filxhan apo sikur po lexon gazetën” tha Rama, i cili u ndal edhe në reformën në drejtësi, duke e cilësuar si frikën më të madhe të Metës, Saliut, Monikës dhe Lulit. “Katërshja kërkon të mbjell frikë, për të fshehur frikën e tyre më të madhe. Ato janë futur në errësirë dhe nuk mund të dalin dot më.’

Aksidentohet një 49-vjeçare, humb jetën në spitalin e Fierit

Një shtetase 49-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një mjet, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, në askin rrugor Fier-Ballsh.

Sipas njoftimit të Policisë së Fierit, ngjarja ka ndodhur këtë të enjte paradite, teksa e aksidentuara është shtetasja Sadete Bregasi.

Kjo e fundit ka qenë në rrugë, ndërsa një 46-vjeçar, me inicialet J.F., e ka aksidentuar viktimën teksa ishte duke drejtuar mjetin.

49-vjeçarja është transpotuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por ka humbur jetën në këtë të fundit.

Ndërkohë, policia ka bërë ndalimin e shoferit të mjetit, i cili është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje në lidhje me rrethanat e aksidentit.

Mbi 46 vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Plagos veten me thikë, policia shpëton 35 vjeçarin në Patos

Policia ka arritur të shpëtojë një 35 vjeçar sot në qytetin e Patosit i cili kishte plagosur disa herë veten me thikë dhe ishte mbyllur në tualet. Mësohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Policia njofton se ai tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Informacion paraprak

Në datën 16.05.2019, rreth orës 09:00, në Patos, shtetasi L.Xh, 35 vjeç,(i cili dyshohet se vuan nga sëmundja mendore) pasi ka mbyllur derën e banesës nga brenda, ka tentuar të vetvritet me një mjet prerës (thikë).

Falë ndërhyrjes së forcave të policisë dhe FNSH Fier u bë i mundur neutralizimi dhe shoqërimi i tij drejt Spitalit Rajonal Fier ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Skip to toolbar