“Më shqyen bluzën dhe pantallonat…”, 22-vjeçarja rrëfen si i shpëtoi përdhunimit

Rovena Zekaj, e cila 3 ditë më parë u tentua të përdhunohej nga një 36-vjeçar në Elbasan, ka treguar ngjarjen se si nisi dhe si arriti t’i shpëtonte përdhunimit. 22-vjeçarja tha për mediat se ajo shpëtoi për çështje fati dhe gjithçka nisi kur 3 djem me makinë nisën ta ngacmonin kur po shkonte nga universiteti në shtëpi.

“Ka qenë e tmerrshme. Isha rrugës duke u kthyer për në shtëpi, disi larg universitetit. Në një makinë, tip “Golf”, ishin tre persona të cilët zbritën nga makina. Si fillim ata filluan të flisnin dhe shanin me fjalë të pista, por nuk mendova se e kishin me mua. Më pas kuptova që diçka nuk po shkonte dhe për këtë arsye, nuk u ndala në rrugicën që të çon në banesën time, por diku tjetër për të humbur gjurmët. Ata vazhduan sërish, shanin dhe më kërconin, aty u binda që çdo gjë ishte drejtim meje. Mora targën e makinës dhe thirra policinë.” tregon 22-vjeçarja

Rovena tha se pas marrjes së policisë, 3 djemtë ikën dhe u rikthyen sërish më vonë, me një tjetër makinë dhe njëri prej tyre e ka ndaluar dhe ka tentuar që ta përdhunojë.

“Ata sa kanë parë se unë kam marrë targën dhe thirra policinë, u larguan dhe u kthyen përsëri me një makinë me targë tjetër, një makinë blu. Sa isha duke kaluar rrugën unë pashë që një person ishte duke më ndjekur. Nuk ishte djalë i vogël, ishte një burrë. Më kapi nga krahu dhe prej fyti dhe më vuri në tokë. Ka hipur sipër meje dhe ka filluar të më prekë.  Ishte e neveritshme, nuk kisha forcë ta përballoja. Tentoi të ma shqyente bluzën dhe nisi të më zbërthente pantallonat, ishte e tmerrshme. Më ka shpëtuar vetëm fakti që është ndezur një dritë aty pranë.” rrëfeu 22-vjeçarja

Në lidhje me ngjarjen policia e Elbasanit arrestoi 36-vjeçarin Olsi Çanga, por gjykata e la të lirë ditën e premte duke vendosur detyrim paraqitje për mungesë provash.

Refuzimi çmend 36-vjeçarin, tenton të përdhunojë të renë

Një 36-vjeçar ka tentuar të përdhunojë një vajzë 14 vite më të vogël se ai. Ngjarja ndodhi në qytetin e Elbasanit, ndërsa policia arrestoi në flagrancë shtetasin me iniciale O.C., 36 vjeç.

36-vjeçari ka tentuar të kryejë marrëdhënie me forcë me një 22-vjeçare, por fatmirësisht është parandaluar në kohë nga policia.

Vajza, e cila ishte emigrante në Itali kishte darkuar me 36-vjeçarin me iniciale O.C. si dhe dy meshkuj të tjerë ku kishin konsumuar dhe alkool për disa orë në një lokal në Elbasan.

Pas darkës, 36-vjeçari e kishte ftuar vajzën të kalonin natës së bashku por është përballur me refuzimin e saj. Pasi kanë dalë nga lokali, ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë por vajza ka arritur të shpëtojë dhe ka njoftuar policinë.

Autori u vu në pranga dhe do përballet me veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë.

Tiranë, përdhunoi adoleshenten, arrestohet 55-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një adoleshente është përdhunuar nga një 55-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinuat ku viktimë e dhunës seksuale ra një 17-vjeçare. Ajo e denoncoi rastin në polici, duke bërë që efektivët blu të vënë në pranga 55-vjeçarin.

Nuk dihet lidhja mes të dyve apo identiteti i tyre, po agresori do të përballet me akuzën për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur ”.

Tentoi të përdhunojë turisten në Himarë, arrestohet 18-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia në plazhin e Himarës, ku një i ri ka tentuar të përdhunojë një turiste.

Policia ka arrestuar në flagrancë një 18-vjeçar me iniciale D.L., i cili ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë me një turiste italiane. Ngjarja ka ndodhur në plazhin mes Himarës dhe Dhërmiut, ndërsa ngjarja është parandaluar në kohë nga policia.

18-vjeçari i arrestuar do të gjykohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë dhe “Ngacmimi seksual”.

Divjakë, përdhunoi mbesën dhe u fsheh në pyll, arrestohet xhaxhai

Policia e Divjakës ka arrestuar një 45-vjeçar, i cili akuzohet se ka përdhunuar mbesën e tij 16-vjeçare.

Pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 16 vjeçe se shtetasi F.J., 45 vjeç, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj, policia është vënë në kërkim të tij. Pas disa orë kërkimesh bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e 45-vjeçarit, i cili ishte fshehur në një pyll të zonës së Divjakës.

Ajo që e bën edhe më tragjike ngjarjen është se autori është xhaxhai i 16-vjeçares. Autori dhe viktima i përkasin komunitetit rom.

Banorët e zonës janë të shokuar për vajzën, ndërsa shtojnë se 45 vjeçari ishte person problematik. Xhaxhai monstër, dy javë më parë kishte dalë nga burgu ku kishte kryer dënimin për veprën penale të konsumimit, prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Banorët e Grabjanit kërkojnë dënimin maksimal për autorin e kësaj ngjarje makabre.

Gjirokastër, dhunon seksualisht turisten minorene, arrestohet 22-vjeçari belg

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 22-vjeçar nga Belgjika, pasi akuzohet për dhunim seksual ndaj një minorene.

22-vjeçari me iniciale R. Symakani kishte ardhur për pushim në Shqipëri dhe sipas policisë ai ka abuzuar me një turiste minorene, po belge. Ka qene vajza e re ajo që ka bërë denoncimin në Policinë e Gjirokastrës, ku më pas është bërë edhe arrestimi i autorit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjirin e Gjipesë.

Abuzonte seksualisht me fëmijët, arrestohet kreu i një sekti fetar

Kreu i një organizate ndërkombëtare fetare është arrestuar në SHBA për akuzat e trafikimit të qenie njerëzore, dhunim seksual të fëmijëve dhe krime të tjera. Naason Joaquín García, i cili ishte kreu i kishës La Luz del Mundo (Drita e Botës), u arrestua në aeroportin e Los Anxhelosit, së bashku me 3 gra që akuzohen si bashkëpunëtore të tij.

Plot 26 krime rëndojnë ndaj të arrestuarve për periudhën 2015 dhe 2018 në Kaliforninë e Jugut, mes të cilave prodhim të imazheve të abuzimit seksual të fëmijëve dhe përdhunimin me forcë të të miturit.

García, i njohur si “Apostulli”  është kreu i një organizate fetare  me seli në Meksikë, që pretendon se ka pagëzuar më shumë se 5 milionë njerëz rreth globit si ndjekës të saj.

Vjazat e mitura të përdhunuara kërcënoheshin me fjalët se “nëse do të shkonin kundër dëshirave të “Apostullit” ata do të shkonin kundër Perëndisë.” Ndërsa vetë organizata La Luz del Mundo i ka hedhur kategorikisht poshtë akuzat duke thënë se García do të shpallet i pafajshëm.

Skip to toolbar