Refuzimi çmend 36-vjeçarin, tenton të përdhunojë të renë

AKTUALITET


Një 36-vjeçar ka tentuar të përdhunojë një vajzë 14 vite më të vogël se ai. Ngjarja ndodhi në qytetin e Elbasanit, ndërsa policia arrestoi në flagrancë shtetasin me iniciale O.C., 36 vjeç.

36-vjeçari ka tentuar të kryejë marrëdhënie me forcë me një 22-vjeçare, por fatmirësisht është parandaluar në kohë nga policia.


Vajza, e cila ishte emigrante në Itali kishte darkuar me 36-vjeçarin me iniciale O.C. si dhe dy meshkuj të tjerë ku kishin konsumuar dhe alkool për disa orë në një lokal në Elbasan.

Pas darkës, 36-vjeçari e kishte ftuar vajzën të kalonin natës së bashku por është përballur me refuzimin e saj. Pasi kanë dalë nga lokali, ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë por vajza ka arritur të shpëtojë dhe ka njoftuar policinë.

Autori u vu në pranga dhe do përballet me veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë.




Skip to toolbar