Shpërfillja e dekretit nga KQZ, PD-LSI: Anëtarët e saj shpërdoruan detyrën

Nëkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas vendimit të KQZ-së për të mos marrë në konsideratë dekretin e Ilir Metës. Vasili e cilëson këtë akt të KQZ si “puç institucional”. Sipas Vasilit, me aktin e kësaj të hëne, KQZ ka konsumuar vepër penale, duke përdorur edhe ironi për këtë.

KQZ e krimit të organizuar konsumoi veprën e rëndë të puçit institucional duke refuzuar dekretin e Presidentit për zgjedhjet. Anëtarët e rilindjes në KQZ u vetëngarkuan me përgjegjësi shumë të rëndë penale nga e cila nuk i shpëton dot as Edi Rama dhe askërkush. Meqë kanë zgjedhur të shkojnë në burg për Edi Ramën, udhë të mbarë”, shkruan Vasili.

Në sinkron me LSI-në, të paktën për nga koha, ka ardhur dhe reagimi i Partisë Demokratike, me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi. Në një koment në Facebook, Bardhi shkruan se vendimi i anëtarëve të KQZ është shpërdorim i turpshëm i detyrës.

Mos u habisni! Mos u skandalizoni nga shpërdorimi i turpshëm që po i bëjnë detyrës disa anëtarë militantë të PS në KQZ! Këta që marrin përsipër të shqyrtojnë dhe të refuzojnë një dekret presidencial, janë ekzaktësisht të njëjtët militantë që pohuan përpara Gjykatës Kushtetuese se Kushtetuta mund të ndryshohet edhe me vendim qeverie. Po të njëjtët, sot, thonë se Dekreti i Presidentit të Republikës shpallet i pavlefshëm me vendim të degës së Partisë Socialiste në KQZ”, shkruan ndër të tjera Bardhi.  

Paralajmërimi i Palmer, Vasili: Amerika i ka hequr vizën Ramës

Pas paralajmërimit  të  Zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit në SHBA, Matthew Palmer, i cili tha se nëse në protestën e së shtunës do të ushtrohet dhunë, përgjegjës do të jenë organizatorët e saj dhe se kush tenton të cenojë zgjedhjet nuk do të shkelë më në SHBA, ka ardhur edhe reagimi i nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili i cili thekson se vetë Departamenti i Shtetit Amerikani i ka vënë vizën Ramës duke faktuar lidhjen e qeverisë me krimin.  Sipas Vasilit në raporti thuhet se krimi dhe narkotrafiku kanë kapur nivelet e qeverisjes dhe kjo i bën ato të aftë për të vepruar pa frikën e ndëshkimit. Ai e mbyll deklaratën e tij duke thënë se “shyqyr që Amerika është kaq e qartë dhe është ajo që është dhe i ve emrin shkaktarit të vetëm të shkatërrimit të Shqipërisë dhe ky emër është Edi Rama.”

Në raport thuhet se “Korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve. Korrupsioni zyrtar, thuhet aty, është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar. Raporti thotë se shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri. Raporti thotë se shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri. Në pjesën e raportit për pastrimin e parave, Departamenti i Shtetit thotë se gjatë vititt 2018 qeveria e Shqipërisë nuk bëri përparim të rëndësishëm për parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare. Si shkak për këtë, raporti e ve gishtin te korrupsioni, rritja e rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare.‘ – shkruan Vasili

Amerika dhe Departamenti Amerikan i Shtetit ja ka hequr perfundimisht vizen Edi Rames!!Per SHBA- ne Edi Rama…

Gepostet von Petrit Vasili am Samstag, 8. Juni 2019

Shpërthen Vasili: Rama është kriminel

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka dalë në konferencë për shtyp nga ambientet e partisë së tij pas përfundimit të protestës së shtatë kombëtare të opozitës. Vasili tha gjatë fjalës së tij se pas ditës së sotme Edi Rama shënoi orët e fundit të tij.

“Edi Rama shënoi orët e fundit e tij. Ai do të na khejë në monizëm me vetëm një parti. Ai sot u kthye në vendin e krimit në Lezhë ku pak ditë më parë ka firmosur 300 milionë euro grabitje. Të majtë dhe të djathtë nuk e duan monizmin”, u shpreh Vasili.

Më tej ai shtoi se sot të majtë dhe të djathtë nuk e duan më Edi Ramën Kryeministër, ndaj, sipas Petrit Vasilit, shqiptarët do të luftojnë dhëmbë për dhëmbë me kriminelët.

“Ndaj sot jemi të gjithë pa asnjë kthim prapa. Rama është një kryeministër i paligjshëm në çdo ditë që rri. Shqiptarët do luftojnë dhëmbë për dhëmbë me kriminelët që janë në pushtet dhe me kryekriminelin, Edi Rama. Mirënjohje pa fund për qytetarinë që treguat. Prandaj ashtu si ishim këtë herë akoma më shumë në protestën tjetër do i japim fund kësaj krize, që shqiptarët nuk e meritonin kurrë”, tha ndër të tjera Vasili.

Vasili publikon videon e Ramës në 2006, por pse situata sot është ndryshe dhe zgjedhjet nuk shtyhen

Në një konferencë për shtyp, ish deputeti i LSI-së, Petrit Vasili publikoi një video të kryeministrit Rama në vitin 2006 kur kërkonte shtyrjen e zgjedhjeve vendore të 20 janarit 2007.

Në video Rama shfaqet duke deklaruar se: “Kushtetuta nuk është tabu. Është një qenie e gjallë, mund të ndryshojë kur palët bien dakord”.

Referuar kësaj deklarate Petrit Vasili u shpreh në konferencën e së shtunës se në 2019 Rama nuk i shtyn zgjedhjet sepse nuk do zgjedhje.

“Rama nuk do të bëjë zgjedhje. Modelin e PS që nuk bën zgjedhje do t’ua imponojë shqiptarëve. Ai ka vetëm një synim. Kërkon që në Shqipëri të ketë monizëm. Të ketë votime, por jo zgjedhje”, u shpreh Vasili.

Por pse situata nuk është e ngjashme me vitin 2007 dhe pse sot nuk mund të shtyhen zgjedhjet.

Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2007 u shtynë me afro një muaj nga 20 janari

2007, data e dekretuar fillimisht nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu. Pas një periudhe të zgjatur të përplasjeve politike midis dy poleve kryesore politike, më në fund më 12 janar u gjet një zgjidhje politike e krizës, që mundësoi të nesërmen miratimin e ndryshimeve në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor. Më 14 janar, Presidenti Moisiu rishpalli datën e zgjedhjeve për më 18 shkurt.

Në atë kohë nuk ishte e përcaktuar në Kushtetutë periudha zgjedhore. Më vonë me ndryshimet që u miratuan në Kushtetutë në Shqipëri u përcaktuan dy periudha të qarta zgjedhore. Kështu sipas Kodit Zgjedhor data e zgjedhjeve në Shqipëri është e përcaktuar në nenin 8 të tij. Pra zgjedhjet në Shqipëri mund të zhvillohen në dy periudha zgjedhore, konkretisht nga 15 marsi deri më 30 qershor ose nga 15 shtatori deri më 30 nëntor.

Pra në 2007 megjithëse u shtynë zgjedhje, çdo veprim ishte në përputhje me kushtetutën dhe nuk u shkel asnjë nen i saj. Ndërsa tani, në rast se shtyhen zgjedhjet përtej datës 30 qershor, jo vetëm shkelet kushtetuta por edhe të administrata vendore kthehet në kaos për shkak se të zgjedhurve vendor u përfundon mandati në gusht.

Petrit Vasili Konferencë për shtyp !

N/kryetari i LSI-së z. Petrit Vasili konferencë për shtyp nga selia e LSI-së

Gepostet von Lëvizja Socialiste për Integrim am Samstag, 1. Juni 2019

VOA: Petrit Vasilit i është refuzuar viza në SHBA

Gjatë intervistës me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila ndodhet për një vizitë pune në SHBA, Zëri i Amerikës zbuloi se Petrit Vasilit i është refuzuar viza nga autoritetet amerikane.

Sipas informacioneve të VOA autoritetet diplomatike amerikane i kanë refuzuar vizën zotit Vasili, ndërsa Kryemadhi tha se nuk beson se kjo është e vërtetë, por se “nuk e ve dorën në zjarr për askënd”.

Ky informacion i VOA vjen pas qëndrimeve të ashpra të opozitës shqiptare ndaj institucioneve, të cilat kulmuan më djegien e mandateve parlamentare dhe organizimin e protestave të dhunshme në Tiranë. Refuzimi i vizës së zotit Vasili shihet si një sinjal i qartë i mosaprovimit të linjës opozitare nga ana e Uashingtonit, që ka bërë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e 30 qershorit.

Gazetarja: Znj. Kryemadhi në Kosovë dhe në vendin tuaj ambasada Amerikane po përdor mosdhënien e vizave si një masë ndëshkimore për zyrtarë të korruptuar. Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se ka rreth 170 politikanë shqiptar që i janë refuzuar vizat, është prekur LSI-ja nga kjo?

Kryemadhi: Nuk di të kem ndonjë informacion, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ambasadën Amerikane për çdo politikanë të korruptuar dhe për pjesëtarët e LSI-së që është pjesë e kësaj liste dhe mendoj që është një nga gjërat më të mira, ne e kërkuam dhe Vetting-un në politikë, ku ne si LSI kemi ngritur komisione Vetting-ut brenda në parti, mendoj që politika shqiptare duhet të pastrohet njëherë e përgjithmonë nga e kaluara e errët e çdo kandidati.

Gazetarja: Sipas burimeve tona, nënkryetari i LSI-së Z. Petrit Vasili është refuzuar viza, mund ta konfirmoni ju këtë gjë?

Kryemadhi: Jo, nuk besoj se i është refuzuar viza, z. Vasili, sepse në qoftë se ka njeri më me pa probleme është z. Vasili, megjithatë unë nuk e vendos dorën në zjarr as për fëmijët e mi dhe as për bashkëshortin tim. Ajo që dua të them është që në çdo rast, çdo ndarje e informacionit në raste të tilla me ambasadën amerikane dhe me LSI-në ne do të jemi të gatshëm, por mos harrojmë vetëm një gjë që z. Vasili ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të mirë me z. Lu për sa i përket Reformës në Drejtësi dhe ka qenë një nga njerëzit, i cili ka nxitur dhe ka realizuar përfundimin e komisionit AD-HOC të Reformës në Drejtësi në Shqipëri

Vasili: Reforma në arsimin e lartë, dështim i qeverisë

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili është bërë pjesë e replikave me ministren e Arsimit lidhur me kërkesën për shkarkimin e Mynyr Konit.

Në një postim në “Facebook”, Vasili e ka akuzuar ministren se flet një shqipe të çalë dhe se reforma në arsimin e lartë ka futur në krizë të gjithë arsimin e lartë anë e mbanë vendit dhe jo një universitet të vetëm. Vasili e ka cilësuar Paktin për Universitetin një dështim të qeverisë dhe jo zgjidhje për krizën e arsimit të lartë në Shqipëri.

“Ministresha e Arsimit me shqipen e çale si logjika e saj, shpjegon pikëllimin e saj se presidenti nuk paska pranuar propozimin e saj për heqjen e nje rektori. Kujtesa e çale e Ministreshes ashtu si shqipja e saj nuk ndricon gjekundi, ndaj hajt ta ndihmojmë me sa mundemi: Manifestimet e studenteve u shtrine ane e mbane vendit ne te gjitha universitetet dhe jo ne nje universitet te vetem. Reforma ne arsimin e larte e refuzua dhe kundërshtua shume fort dhe pa asnje kompromis nga studentet ane e mbane vendit. Manifestimet e studenteve filluan perpara Ministrise se Arsimimit per dite e jave te tera dhe protestuesit vinin nga te gjithe universitetet ane e mbane vendit. Shkollepaku, qe ka mbi vete Ministresha perzuri edhe ministreshen e meparshme te arsimit nga detyra si pergjegjese per reformen e deshtuar kryq e themel dhe per nje thes me budalleqe qe tha per te mbrojtur deshtimin. Reforma ne arsimin e larte si nje turp i vertete ka futur ne krize te gjithe arsimin e larte ane e mbane vendit dhe jo nje universitet te vetem.” – shkruan Vasili

Vendosja e vizave nga Holanda, reagon opozita

Pas votimit të mocionit për heqjen e përkohshme të vizave për shqiptarët në Zonën Shengen në Parlamentin e Holandës, kanë qenë të shumtë edhe opozitarët shqiptarë që kanë reaguar ndaj këtij lajmi aspak të mirë për Shqipërinë.

Në një deklaratë për mediat ish Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha kërkoi nga ministri Cakaj, ministri Lleshja dhe kryeministri Rama të bashkëpunojnë me Holandën dhe të pastrojnë imazhin e Shqipërisë.

“Ky vendim i paprecedentë, të cilin e kam paralajmëruar shumë kohë më parë, që pas konkluzioneve të Këshillit në Qershorin e kaluar, po vendos në rrezik një të drejtë të qytetarëve tanë, të fituar 10 vjet më parë për të lëvizur të lirë në hapësirën Shengen. I bëj thirrje Ministrit të Jashtëm, të komanduar në mënyrë antikushtetuese të mos merret më me targat dhe pasaportat diplomatike, por në mënyrë urgjente të kërkojë dialog me palën holandeze për të frenuar këtë fenomen, që mund të marrë përmasa të papërshkrueshme në debatin e ardhshëm të Këshillit, pra të vendeve anëtare. I bëj thirrje Ministrit të Brendshëm të ndalë menjëherë arrestimet e qytetarëve që protestojnë paqësisht në të drejtën e tyre, dhe të merret seriozisht me të gjitha instancat që ai drejton, për të luftuar krimin e organizuar që nuk ka destabilizuar tashmë jo vetëm Shqipërinë, por është prezent përtej kufijve tanë. I bëj thirrje të nisë urgjentisht bashkëpunimin me institucionet e rendit të Holandës dhe të vendeve të tjera anëtare, për të goditur në partneritet këtë fenomen që po cënon rëndë të drejtat e të gjithë qytetarëve shqiptarë. I bëj thirrje Kryeministrit të ndalë arrogancën, memet, fyerjen dhe përçmimin që po i bën në mënyrë të përditshme Shqipërisë dhe shqiptarëve, të gjejë urgjentisht një rrugëdalje dhe zgjidhje për këtë vendim, i cili do të mbajë peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.” – ka thënë Gjosha

Ndërkohë nënkryetari i PD-së, Edi Paloka e cilësoi ngjarjen tepër të keqe dhe u bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen dhe të mos lejojnë të rikthehen ditët e zeza të radhëve të gjata në nëpër ambasada.

“Nuk ka kaluar shume nga koha kur në tentativë për të shkuar drejt perëndimit, qindra jetë shqiptarësh humben në ujërat e ftohta të detit apo rrëpirat e maleve. I kemi harruar! Kemi harruar radhët e gjata neper ambasada! Prindër qe prisnin me muaj për një vize sepse i kishte marre malli për fëmijët emigrant. Vize qe ne shumicën e rasteve as nuk arrinin ta merrnin ne se nuk paguanin sekserë e matrapazë jashtë e brenda ambasadave…” – shkruan Paloka

Çdo dite vetem lajme te keqija per shqiptaret, dhurate e nje qeverie dhe nje kryeministri qe jo vetem po shkatrron te…

Publiée par Edi Paloka sur Mardi 16 avril 2019

Ndërsa Petrit Vasili e konsideroi vendimin e Holandës si një tjetër ditë të zezë për shqiptarët nën qeverisjen Rama.

“Kryeministri dhe qeveria nuk e luftojnë krimin, por mbështeten tek ai dhe përdoren prej tij. Opozita po kërkon me forcë largimin e kryeministrit sepse çdo ditë që ai rri në karrige është ditë e zezë për shqiptaret. Sot shqiptaret morën lajmin më të keq qe mund te mendohej. Ka vetëm një fajtor, ai është kryeministri që po çon vendin drejt greminës. Asnjë hap pas për largimin e tij si shpëtimin e vetëm te Shqipërisë nga të tjera mënxyra dhe nga të tjera lajme të zeza”- shkruan Vasili.

Lajm shume i hidhur,Holanda,Parlamenti i saj votoi sot,qe shqiptareve tu vendosen vizat.Shqiptaret per shkak te…

Publiée par Petrit Vasili sur Mardi 16 avril 2019
Skip to toolbar