Naftë kontrabandë me jaht, arrestohen 2 rusë në Sarandë dhe 5 hajdutë lokalesh

Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion të gjerë kundër paligjshmërisë dhe veprave të ndryshme penale, duke arrestuar të paktën 7 persona në kushtet e flagrancës. Nëpërmjet një komunikate për mediat, Policia e Vlorës ka njoftuar se ka arrestuar dy shtetas rusë, të cilët po mundoheshin të transportonin naftë kontrabandë në Sarandë. Sipas policisë, mësohet se dy shtetasit rusë, emrat e të cilëve jepen me inicialet M.SH., 47 vjeç dhe K.V., 43 vjeç, janë arrestuar të shtunën në jahtin e tyre.

Dy shtetasit rusë, mësohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me jahtin e tyre,  jashtë pikës doganore të Sarandës, në vendin e quajtur “Berdenes”, kanë transportuar 1477 litra naftë, duke iu shmangur detyrimeve doganore dhe ligjore. Ndërkohë, policia e vlorës ka vënë në pranga tre persona. Konkretisht P.XH., 23 vjeç, K.Xh., 21 vjeç dhe D., 31 vjeç, të tre banues në Dhërmi. Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë për “Vjedhje në bashkëpunim”. Të tre këta shtetas, janë kapur pasi kanë vjedhur 50 mijë lekë të rinj në lokalin e shtetases V.C., në Dhërmi.

Gjithashtu, për vjedhje me dhunë dhe shitje të lëndëve narkotike, në Ksamil është arrestuar një i ri 18-vjeç, me inicialet P.S. Ky shtetas, në bashkëpunim me shokun e tij, kanë kanosur me thikë shtetasin D.P., duke i marrë 2500 mijë lekë të rinj. Në momentin e arrestimit, 18-vjeçarit i është gjetur në trup një sasi lënde narkotike kabaisë, dhe një dorezë metalike prej hekuri. Po për akuzat e vjedhjes, në Sarandë është arrestuar një shtetas nga Tirana. Ai është 39-vjeçari me inicialet E.G., i cili dyshohet se në një supermarket në lagjen nr.4 Sarandë, ka vjedhur një kompresor ajri me vlerë 20.000 lekë të rinj.

Dhunuan efektivët, policia sqaron ngjarjen e Vlorës, praga 4 personave

Policia e Vlorës ka dalë me një komunikatë zyrtare lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të dielës, ku dy policë u dhunuan nga katër persona. Sipas policisë, mësohet se dy efektivë të partullës kanë skuar në një loka, në afërsi të Portit të Vlorës për të arrestuar një shtetas. Bëhet fjalë për 36 vjeçarin, emrin e të cilit policia e jep me inicialet A.C.

Ky person do të shoqërohej në komisariat pasi dyshohej për një vepër penale. Por gjatë kohës që efektivët Blu kanë kërkaur të shoqërojnë 36-vjeçarin, kanë hasur në kundërshtimin e tre personave të tjerë, shokë të këtij personi. Ata kanë goditur dhe dhunuar dy efektivët e policisë, të cilët janë dëmtuar fizikisht dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në ndihmë të punonjësve të policisë kanë shkuar shërbimet e tjera të policisë, të cilat kanë bërë shoqërimin e personave në ambientet e Policisë. Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët e  Seksionit për Hetimin e  Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë është bërë  arrestimi në flagrancë i shtetasve: A.C., 36 vjeç banues në Vlorë, D.M.,25 vjeç, S.N., 23 vjeç dhe K.M., 22 vjeç, të gjithë banues në vlorë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Skip to toolbar