Naftë kontrabandë me jaht, arrestohen 2 rusë në Sarandë dhe 5 hajdutë lokalesh

AKTUALITET


Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion të gjerë kundër paligjshmërisë dhe veprave të ndryshme penale, duke arrestuar të paktën 7 persona në kushtet e flagrancës. Nëpërmjet një komunikate për mediat, Policia e Vlorës ka njoftuar se ka arrestuar dy shtetas rusë, të cilët po mundoheshin të transportonin naftë kontrabandë në Sarandë. Sipas policisë, mësohet se dy shtetasit rusë, emrat e të cilëve jepen me inicialet M.SH., 47 vjeç dhe K.V., 43 vjeç, janë arrestuar të shtunën në jahtin e tyre.

Dy shtetasit rusë, mësohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me jahtin e tyre,  jashtë pikës doganore të Sarandës, në vendin e quajtur “Berdenes”, kanë transportuar 1477 litra naftë, duke iu shmangur detyrimeve doganore dhe ligjore. Ndërkohë, policia e vlorës ka vënë në pranga tre persona. Konkretisht P.XH., 23 vjeç, K.Xh., 21 vjeç dhe D., 31 vjeç, të tre banues në Dhërmi. Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë për “Vjedhje në bashkëpunim”. Të tre këta shtetas, janë kapur pasi kanë vjedhur 50 mijë lekë të rinj në lokalin e shtetases V.C., në Dhërmi.


Gjithashtu, për vjedhje me dhunë dhe shitje të lëndëve narkotike, në Ksamil është arrestuar një i ri 18-vjeç, me inicialet P.S. Ky shtetas, në bashkëpunim me shokun e tij, kanë kanosur me thikë shtetasin D.P., duke i marrë 2500 mijë lekë të rinj. Në momentin e arrestimit, 18-vjeçarit i është gjetur në trup një sasi lënde narkotike kabaisë, dhe një dorezë metalike prej hekuri. Po për akuzat e vjedhjes, në Sarandë është arrestuar një shtetas nga Tirana. Ai është 39-vjeçari me inicialet E.G., i cili dyshohet se në një supermarket në lagjen nr.4 Sarandë, ka vjedhur një kompresor ajri me vlerë 20.000 lekë të rinj.




Skip to toolbar