Në kuadër të operacionit “Plazh i lirë”, policia e shtetit ka liruar 4500 m2 plazh në zonën e Shëngjinit dhe Velipojës dhe ka çuar 6 persona në procedim penal për zaptim në mënyrë të kundraligjshme.
Nga këto janë liruar 3500 m2 plazh në Shëngjin
dhe 1000m2 në Velipojë, ndërkohë që janë sekuestruar rreth 450 shezlongë dhe
250 çadra.
Procedohen penalisht 6 shtetas, nga të cilët 4 në Shëngjin dhe 2 në Velipojë.
Procedohet përsëri për “Shpërdorim detyre” shtetasi A. N., Drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë, për katër rastet e fundit të konstatuara në Shëngjin.
Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e
Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Task –
Forcën të ngritur nga Prefekti i Qarkut Lezhë , proceduan penalisht 4 persona
për veprat penale “Fshehja e të
ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, konkretisht:
M. Gj., L. P., F. N. dhe GJ. GJ., pasi këta
shtetas kishin zaptuar plazhin në Shëngjin, duke vendosur rreth 350 shezlongë dhe 150 çadra pa
kontratë përdorimi (qira) me Bashkinë Lezhë.
Në Velipojë, Policia e Shkodrës e mbështetur
nga FNSH, ka liruar një hapësirë publike rreth 1000 m2 të zaptuar në mënyrë të
kundërligjshme nga dy shtetas, pronarë të subjekteve që ushtronin veprimtari në
zonën e plazhit në fshatin Pulaj – Plazh.
Gjatë operacionit, u sekuestruan rreth 100
çadra dhe 100 shezlongë, që shtetasit XH. B. e E. S., kishin vendosur në mënyrë
të kundërligjshme para lokaleve në administrim, duke zënë hapësirën publike dhe
duke mos paguar taksat për to.
Policia njofton se operacioni vijon në të gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim përfitimin.
Ka ndërruar jetë në spital pronari i lokalit në
Vlorë, Arben Beqiraj i cili u qëllua me armë në lokalin e tij gjatë të dielës në
një breshëri plumbash ku mbetën të plasur djali dhe nipi i tij.
Arben Beqiraj u plagos në lokalin e tij pasi
dy persona të cilët janë identifikuar nga polica dhe janë vënë në kërkim, hapën
zjarr me armë, në zonën e plazhit të vjetër. Bashkë me të u plagosën edhe Egert
Beqiraj dhe Nesim Hodaj të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Viktima ka ndërruar jetë rreth orës 01:00 pas
mesnate në spitalin e Vlorës. Ai kishte në trup 6 plumba, në pjesën e barkut,
në duar dhe në këmbë. Një prej plumbave e ka kapur Arben Beqirajn në pjesën e
kraharorit duke i shkaktuar atij plagë të rënda. Kjo ka bërë që ai të humbasë
jetën.
Dy autorët e identifikuar, me iniciale SH.L
dhe E.XH janë konfliktuar fillimisht me fjalë me pronarin e lokalit, ndërsa më
pas janë përdorur grushtet nga të dyja palët.
Pas konfliktit fizik dy autorët kanë shkuar
tek makinat e tyre të parkuara jashtë lokalit nga ku kanë marrë një
kallashnikov dhe një pistoletë me të cilat kanë qëlluar drejt Beqirajt, djalit
dhe nipit të tij.
Dy persona të dyshuar si autorë të kësaj
ngjarjeje janë larguar në drejtim të Pyllit të Sodës. Policia bën të ditur se
po punohet për kapjen e dy autorëve nga policia e Vlorës dhe FNSH-ja e Fierit. Ndërkohë
janë shoqëruar rreth 20 persona të cilët kanë qenë të pranishëm në vendin e
ngjarjes.
Polici e Shtetit ka arrestuar dy shtetas në
Rinas, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas një komunikate për
shtyp shpërndarë për mediat, policia njofton se Shërbimet e Policisës kufitare
kanë arrestuar një shtetas me inicialet A.P., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ky shtetas,
i moshës 40-vjeç, ishte shpallur në kërkim na autoritetet italiane dhe Interpol
Roma, pasi rezulton i dënuar. Gjykata e Venecias ka lëshuar një urdhër-arresti
për shtetasin e sipërpërmendur, pasi ka
kryer konsumimin e veprës penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim
trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
Gjithashtu po në Rinas nga shërbimet e
Policisë Kufitare u bë kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi drejt
Kosvës i shtetasit kosovar R.Xh., 39
vjeç. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim
ndërkombëtar nga UNMIK, pasi autoritetet gjyqësore kosovare, kanë
lëshuar urdhër-arresti për kryerjen e
veprës penale “Mashtrimi”.
Policia e Shtetit ka liruar 3000 m2 plazh
publik në Velipojë dhe Pogradec, i zaptuar në mënyrë të paligjshme nga biznese
private. Në kuadër të aksionit “Plazhi i lirë”, që nisi në Ksamil tre ditë më
parë, policia e shtetit ka nisur procedimin penal për 12 pronarë subjektesh, 9
në plazhin e Velipojës dhe 3 në Pogradec, të cilët akuzohen për veprën penale “Fshehje
e të ardhurave” dhe “Zënia e hapësirës publike”.
Konkretisht, Policia e Shkodrës në bashkëpunimin me FNSH Shkodër, liron dhe vë në dispozicion të pushuesve rreth 3000 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme. Për këtë arsye janë proceduar penalisht 9 pronarë subjektesh në Velipojë, nga të cilët: 8 pronarë të subjekteve tregtare për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe 1 shtetas për veprën penale “Zënia e hapësirave publike”.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e
Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër proceduan penalisht për
veprat penale “Fshehja e të adhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”
shtetasit me inicialet: E. E., Gj. Rr., P. N., K. M., K. Gj., N. R., N. U. dhe
L. F., të cilët në plazhin publik Velipojë kryenin aktivitetin e tyre në mënyrë
të paligjshme. Po në vijim të operacionit u procedua penalisht për veprën
penale “Pushtimi i tokës”, shtetasi Gj.
F., pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se ky shtetas kishte zënë me
çadra plazhi e shezlongë hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet
përkatëse.
Operacioni ka vijuar dhe në Pogradec, ku janë
proceduar penalisht për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, 3
shtetas, të cilët ushtronin aktivitetin privat të tyre, pa dokumentacionin
përkatës.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e
Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim e zbatim të planit
të masave për evidentimin, ndëshkimin e paligjshmërisë dhe konkretisht goditjen
e rasteve kundër informalitetit, proceduan penalisht shtetasit me inicilaet:
E.M., 31 vjeç, A.M., 46 vjeç dhe SH.R., 22 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë
kontrolleve që shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë ushtruar në
aktivitetet e shtetasve të lartpërmendur (plazhe private), në Pogradec, janë
konstatuar një pjesë e shezlongëve pa dokumentacionin përkatës.
Policia e Shtetit ka vijuar edhe gjatë të shtunës
operacionin “Plazh i lirë” duke liruar hapësirat e zaptuara nga
privatët në mënyrë të paligjshme në Durrës e Lezhë ndërkohë që ka bërë padi për
drejtorët e Tatimeve në Durrës e Lezhë për shpërdorim detyre.
Policia njofton se i ka kthyer pushuesve 3500
m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga disa
shtetas.
Në kuadër të këtij operacioni 7 persona janë vënë
në procedim penal në Durrës. 3 prej tyre janë pronarë të subjekteve tregtare dhe akuzohem për veprat
penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Zënia e hapësirave
publike”.
Në procedim penal është edhe Drejtori i
Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Durrës, për veprën
penale “Shpërdorim detyre”.
Në vijim të operacionit u proceduan penalisht
edhe shtetasit: Sh.T., P.Gj., banues në Tiranë dhe D.I., banues në Shijak, pasi
nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra
plazhi e shezlongë hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet
përkatëse.
Ndërsa në Lezhë, janë proceduar penalisht tre
shtetas, njëri prej tyre me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave
Vendore në Bashkinë Lezhë.
Gjatë operacionit u proceduan penalisht dy
shtetas P. GJ. dhe D.D., të cilët kishin zaptuar hapësirën publike para
lokaleve të tyre, në mënyrë të kundërligjshme duke vendosur shezlongë dhe çadra
pa kontratë përdorimi.
Policia njofton se operacioni do të vijojë në
gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo
hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin.
Partia Demokratike akuzoi të enjten Ministrinë
e Brendshme se “tenderi prej 30 milionë eurosh për uniformat e policisë është
një aferë korruptive pasi shkurtohet afati në kundërshtim me ligjin për të favorizuar
klientët e qeverisë”.
Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar
ministria e Brendshme që i cilëson të pavërteta këto akuza të PD-së ndërsa
thekson se përfaqësesit e saj nuk njohin ligjin.
Ministria e Brendshme ka deklaruar se e gjitha
kjo është bërë për të përgjysmuar koston ekonomike për operatorët ekonomikë të
interesuar të cilët nuk janë të detyruar të sjellin paraprakisht kampione apo
monstra të mallrave.
“Duke qenë se, për këtë procedurë prokurimi
janë ngritur publikisht disa pretendime të pavërteta, të cilat burojnë
kryesisht nga mungesa e njohurive të legjislacionit të prokurimit publik,
sqarojmë të gjithë të interesuarit, se:
Së pari, “Procedurë e kufizuar” është një prej
llojeve të procedurave të parashikuara nga ligji për prokurimin publik, përmes
së cilës çdo operator ekonomik mund të kërkojë të marrë pjesë (Faza e parë – Parakualifikimi),
por vetëm operatorët ekonomikë të përzgjedhur në fazën e parë, mund të
dorëzojnë oferta teknike dhe ekonomike (Faza e dytë – Ftesa për Ofertë).
Ndarja në dy faza paraqet kosto më të ulëta
ekonomike për operatorët ekonomik të interesuar, të cilët nuk janë të detyruar
të përgatisin ofertat ekonomike dhe teknike që në fazën e parë (p.sh.
kampione/mostra të mallrave), si dhe kosto më të ulëta administrative për
organin qendror blerës.
Së dyti, afati kohor në dispozicion të
operatorëve ekonomik për paraqitjen e kërkesave për pjesëmarrje në Fazën e parë
– Parakualifikimi, i përcaktuar në dokumentet e tenderit dhe njoftimin e
kontratës është 25 ditë, nga 20 ditë që është afati minimal ligjor”, sqaron
ministrja e Brendshme duke përgënjeshtruar akuzat e PD-së.
Ditën enjte ish deputetja e PD-së, Lealba
Pelinku ndërsa denoncoi si aferë korruptive këtë procedurë të Ministrisë së
Brendshme tha se PD “do ta ndjekë me vëmendje këtë tender dhe do të denoncojë
çdo akt korruptiv që fut duart e Ministrit të Brendshëm apo të kujtdo tjetër në
30 milionë euro para publike”.
Policia e Tiranës ka arrestuar një drejtues
mjeti në zonën e “Don Boskos”, pasi ka tentuar të korruptojë një efektiv
policie. Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë së Shtetit, mësohet se gjatë një
aksioni të policisë rrugore, në zonën e “Don Boskos”, kanë ndaluar një shtetas
për t`i kryer testin e alkolit.
Personi, emri i të cilit jepet me inicialet
A.B., gjatë kohës që i ka dhënë dokumentacionin efektivëve Blu, ka futur mes
dokumenteve një kartmonedhë me vlerë 2000 lekë të rinj, me qëllim shmangien e
testit të alkolit.
Në këto kushte, efektivët e Policisë Rrugore,
kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, për veprën penale:
“Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Gjatë
javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve janë evidentuar dhe
goditur edhe dy raste të tjera të mitëdhënies.
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka bërë të hënën
thirrje për dhunë ndaj policisë. Duke iu referuar mbrojtjes së godinës së
bashkisë së Devollit nga efektivët e policisë, Paloka shkruan se ata po mbrojnë
hajdutin dhe se qytetarët e Devollit duhet të sillen ndaj tyre, njëlloj siç
sillen me një grabitës.
“I shihni këta me uniforme ku shkruan
“Policia”? Janë në bashkinë e Devollit! Po nuk janë aty për të kapur hajdutin e
Ramës që ka hyrë duke thyer derën, natën, kur të zotët e shtëpisë nuk ishin
aty.
Këta edhe pse mbajnë uniforma, janë pjesë e
bandës. Janë aty për të mbrojtur hajdutin me urdhër të kryehajdutit.
Grabisin prona publike, grabisin prona private
dhe as nuk fshihen më! Grabisin me dhunë!
Silluni me ta siç do silleshit me një grabitës
që ju ka hyrë në shtëpi po pa njoftuar “policinë që nuk duam””, shkruan Paloka
në një status në rrjetet sociale që është shpërndarë për mediat nga zyra e
shtypit e PD-së.
Pra ky është qëndrimi zyrtar i PD-së. Dhunë ndaj policëve. Pasi sulmuan me molotov dhe plagosën dhjetëra policë gjatë protestave të dhunshme për të penguar 30 qershorin, PD kërkon një tjetër valë dhune dhe nxit militantët të sulmojnë policinë për të mos lejuar marrjen e zyrave nga kryebashkiakët e rinj. Kujtojmë se ndërkombëtarët reaguan ashpër ndaj akteve të dhunës nga opozita para zgjedhjeve të 30 qershorit. SHBA tha se partitë që nxisin dhunën do të cilëson si organizata të dhunshme dhe do ndërpresim çdo marrëdhënie me ta. Këto thirrje të SHBA-së bënë që opozita të heqë dorë nga protestat e dhunshme para zgjedhjeve të 30 qershorit, por duket se tani pas zgjedhjeve po zbaton një skenar që përfshin akte dhune, sulm ndaj institucioneve dhe policisë.
Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e
Vlorës mbrëmjen e të dielës. Dy punonjës të patrullës së Policisë së Vlorës janë
goditur nga 4 persona, të cilët ishin duke u konfliktuar me njëri-tjetrin.
Ngjarja ka ndodhur në qytet, teksa policia ka
ndërhyrë për të shuar sherrin që kishin nisur katër personat në një lokal.
Por uniformat Blu janë gjendur përballë
grushteve duke marrë disa goditje dhe për pasojë disa plagë të lehta në fytyrë.
Mësohet se pas kësaj situate, dy prej personave të përfshirë në sherr dhe që
kanë goditur policët, janë vënë në pranga.
Policia e Vlorës nuk ka dhënë sqarime për rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që lajmi është
publikuar nga mediat.