Sherr mes të rinjve në Berat, bëjnë për spital 26 vjeçarin

AKTUALITET


Një 26 vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri mes të rinjve në Lapardha të Beratit.

Pas një konflikti për motive ende të paqarta, tre persona kanë plagosur një 26-vjeçar me iniciale E.B.


Raportohet se i riu është dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka proceduar penalisht tre autorët me iniciale M.T, 23 vjeç, R.B,28  vjeç, G.T, 19 vjeç.

Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje, e kryer në bashkëpunim”.




Skip to toolbar