Ataku kardiak, reagon Casillas: Shumë frikë, por tani…

Portieri legjendar i Real Madrid dhe kombëtares së Spanjës, Iker Casillas, pësoi një infarkt miokardi mëngjesin e sotëm gjatë stërvitjes me klubin e Portos në Portugali.

Skuadra e portierit të njohur ka reaguar zyrtarisht për shëndetin e portierit 37-vjeçar, duke u shprehur se tashmë Casillas ndodhet në gjendje të qendrueshme shëndetësore dhe nën kujdesin e mjekëve në një spital në Porto.

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes, Casillas ka reaguar edhe vetë në rrjetet sociale, duke publikuar një foto i shtruar në spital, të cilën e shoqëron dhe me një koment:

“Gjithçka nën kontroll këtu, frikë e madhe por asgjë serioze. Ju faleminderit shumë për mesazhet dhe dashurinë”, ka shkruar portieri legjendar, fitues i Kupës së Botës dhe dy kampionateve europiane me Spanjën.

Tronditet Porto, Iker Casillas pëson sulm në zemër!

Ish portieri legjendar i Real Madrid, që aktualisht luan me Porton në Portugali, Iker Casillas ka pësuar një sulm kardiak, teksa ishte duke zhvilluar stërvitjen rutinë me ekipin e tij.

Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, 37-vjeçari është dërguar me urgjencë në një spital në Porto, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore.

“Mirror” raporton se portieri ndodhet në gjendje të qendrueshme shëndetësore, megjithëse lajmet janë të pakta nga Portugalia. Megjithatë, pas këtij problemi, sezoni për Iker Casillas mund të quhet i mbyllur.

Iker Casillas ka zgjatue kontratën me klubin e Portos dhe për një vit e gjysmë, çka lë të kuptohet se ai do ta përfundojë karrierën me klubin portugez.

Liverpool prek kualifikimin (video)

Liverpool ka mundur Porton në shtëpi në ndeshjen e parë çerekfinale të Champios League. Skuadra e Jurgen Klop nuk e ka diskutuar për asnjë çast fitoren ndaj portugezve, me Keita dhe Firmino, që realizuan dy golat e fitores për anglezët.

Pesë minuta nga nisja e takimit, Firmino depërton në zonën kundërshtare duke i pasur Keitas një top të bukur. Futbollisti nga Guinea gjuan drejt portës pasi krijon hapësirën e nevojshme.

Topi devijohet nga mbrojtësit miq, duke i ndryshuar trajektoren, ndërsa Iker Kasillas mbetet i pa lëvizur në portë duke parë sferën që përfundon në rrjetë.

Golin e dytë e shënoi vetë Firmino në minutën e 26`, pas një kombinimi perfekt brenda zonës me Alexander-Arnold.

Ky i fundit futet në zonë pasi merr një pas nga 40 metra dhe sheh të vetëm përball portierit shokun e skuadrës, të cilit i pason topin.

Firminos i mjafton vetëm të shtyjë drejt portës, duke i dhënë avantazhin e dyfishtë Liverpool që në pjesën e parë të lojës.

Vendasit kanë dominuar në gjithçka takimin e sotëm, duke bërë një hap të rëndësishëm për kualifikimin në gjysmëfinale, ndonëse do duhet të luhet dhe ndeshja e kthimit ndaj portugezve.

Skip to toolbar