Në fshehtësi të plotë, Lukashenko betohet për herë të 6-të si President i Bjellorusisë

Aleksanëdr Lukashenko është betuar për herë të 6-të si President i Bjellorusisë.

I cilësuar si ‘diktatori’ i fundit në Europë, Lukashenko ka 26 vite në pushtet dhe për herë të parë pushteti i tij po lëkundet nga protestat masive që kanë shpërthyer në një vend si Bjellorusia që vjen nga ish-blloku Sovjetik, i drejtuar qysh atëhere nga regjimi i egër komunist.

Lukashenko është betuar në një ceremoni të fshehtë dhe pa asnjë njoftim. Vetëm media e shtetit bën me dije se ai u betua sot pasi fitoi zgjedhjet e 9 gushtit.

Fillimisht u pretendua se i fitoi me 80% të votave, por opozita e bashkuar më pas nga mijëra qytetarë u derdh në shesh për shkak se akuzonte Presidentin bjellorus për manipulim të rezultatit.
SHBA dhe BE janë bashkuar për të vendosur sanksione ndërkohë që Lukashenko me mbështetjen e Rusisë ka paralajmëruar reciprocitet teksa brenda për brenda ka arrestuar qindra protestuar dhe dëbuar disa prej figurave kryesore të opozitës.

Bloomberg sfidon Trump

Michael Bloomberg njoftoi sot se po kandidon për President të Shteteve të Bashkuara.

Ish kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, një nga njerëzit më të pasur në botë, u bashkua zyrtarisht në fushatën presidenciale demokrate të dielën. Ish republikani 77-vjeçar i njoftoi planet e tij në një faqe elektronike të fushatës.

Ai shkroi: ”Po kandidoj për president për të mposhtur Donald Trump dhe për të rindërtuar Amerikën’.’

Hyrja e Bloomberg-ut në garë, vetëm 10 javë para fillimit të zgjedhjeve paraprake, reflekton shqetësimin e tij se lista aktuale e kandidatëve nuk është e pozicionuar mirë për të mposhtur presidentin Trump.

Investimet masive të Bloombergut në çështjet me përparësi për demokratët si ndryshimet klimatike dhe kontrolli i armëve të mbështetura nga pasuria e tij personale, mund ta bëjnë atë një kandidat të fuqishëm. Ai tashmë ka rezervuar më shumë se 30 milion dollarë në reklama televizive nëpër disa shtete, megjithëse nuk do të marr pjesë në katër zgjedhjet e para paraprake./VOA/

Joe Biden kryeson sondazhet për president. Lajmin e jep kompania e preferuar e Trump

Demokrati Joe Biden kryeson në sondazhet paraprake për zgjedhjet e presidentit të ardhshëm. Këtë e ka konfirmuara vetë kompania e preferuara e sondazheve të presidentit Trump. Në rezultatet e saj ajo ka nxjerr se kandidati kryesor i demokratëve për President i ardhshëm i SHBA-ve, ish-nënpresident Joe Biden, është më lartë në renditje.

Sondazhi i kompanisë Rasmussen ka arritur në përfundimin se 48 % e votuesve kanë përkrahur Joe Biden, ndërsa presidenti Trump ka vetëm 44 % të përkrahjes së votuesve amerikanë.

“Joe Biden është ende demokrati më i suksesshëm në një takim hipotetik në 2020 me Presidentin Trump”, cilësojnë autorët e sondazhit, i cili u zhvilluar ditën e premte.

Edhe disa muaj më parë sondazhet e Rasmussen kanë treguar se në një garë hipotetike për president Biden-Trump,  Biden ka 49 % të përkrahjes dhe Trump vetëm 44 % , pothuajse identike me sondazhin e së premtes.

Biden është duke u përballur me konkurrencë në rritje nga kandidatët e tjerë demokrat për president, por sipas sondazheve ai vijon të jetë kandidatura më e suksesshme.

Kompania Rasmussen është një nga të preferuarat dhe më të besuarat e Trump, pasi në 2018 ai ka shpërndarë sondazhet e saj plot 11 herë duke e falënderuar për votimin e ndershëm. Një analizë CNN zbuloi se sondazhi përfundimtar i përgjithshëm i votimit e kompanisë Rasmussen ishte më pak i sakti nga 32 sondazhet e kryera në 2018.

Një homoseksual, kandidat për Shtëpinë e Bardhë. Është edhe i martuar…

“E pagjasë, e patestuar dhe e paprecedentë!”. Kështu shkruhet në kopertinën e revistës “Time” e cila shkruan se demokratët amerikanë do të kandidojnë në zgjedhje me një kandidat homoseksual. Bëhet fjalë për Pete Buttigieg, i cili është personi i parë i deklaruar gay që bën një përpjekje serioze për Shtëpinë e Bardhë.

Pete Buttigieg është 37 vjeç dhe është i martuar me Chasten Glezman. Më parë ka mbajtur postin e kryebashkiakut të South Bend dhe thotë se eksperienca si kryebahskiak e ka ndihmuar të që të marrë vendimin për të garuar për postin e presidentit të SHBA-së. Ndërkaq janë të shumtë aktivistët që kanë dalë kundër tij, por ama sondazhet deri tani tregojnë se ai është një yll në rritje.

Ajo që duhet theksuar është se në një listë prej 20 kandidatësh, duke përfshirë gjashtë senator, katër kongresmenë, dy guvernatorë dhe dy ish kryetarë bashkish, Bittigieg ka ecur shumë, duke lënë pas edhe kandidatë dhe një influencë të madhe dhe kontribues të PD në Amerikë, si Joe Biden dhe Bernie Sanders.

Revista “Time” shkruan se Buttigieg flet rrjedhshëm tetë gjuhë të huaja, duke përfshirë gjuhën arabe dhe norvegjeze. Platforma e tij është liria, siguria dhe demokracia.

http://time.com/longform/pete-buttigieg-2020/

Një aktore Hollywood-i, kandidate për presidente të SHBA

Nëse Scarlett Johansson vërtetë do të kandidojë për postin e presidentes së SHBA-së, me siguri ajo do të jetë presidentja më e bukur në botë.

Aktorja e njohur e Hollywoodit, ylli i Avengers, Scarlett Johansson ka shprehur ambicien e saj për të kandiduar për postin e presidentes së SHBA-së. Ajo ka folur në një intervistë në për revistën ‘Variety’ ku ka thënë se nuk e përjashton këtë mundësi në të ardhmen.

Që 35-vjecarja kishte një interes të madh për politikën e ka treguar edhe në vitin 2012 ku mbështeti në mënyrë aktive kandidaturën e presidentin Obama, dhe në vitin 2016 Hilary Clinton.

Ajo tha se për momentin nuk e ndien nevojën për një ndryshim në karrierën por deklaroi se në të ardhmen mundet ta bëjë.

“Mbase në të ardhmen. Mendoj se mënyra më e mirë për të ndryshuar gjërat me të vërtetë është në politikën lokale. Në një moment në të ardhmen mund ta ndjejë që të bëj këtë hap, por për momentin jo”, deklaroi Johansson.

CNN e ka të sigurt: Joe Biden do të kandidojë për president

Javën e ardhshme Joe Biden do të shpallë kandidaturën e tij për postin e presidentit të SHBA-së. Lajmin fillimisht e ka dhënë gjiganti mediatik CNN dhe më pas është shpërndarë edhe nga mediat e tjera ndërkombëtare.

Formati dhe data e e zyrtarizimit të tij janë ende të paditura, por ekipi i Biden ka muaj që po përgatit terrenin.

Greg Schultz, njeriu që udhëheq fushatën e Biden u shpreh se çdo gjë po shkon sipas planit. Për Biden kjo do të jetë hera e tretë që kandidon për president. Ai ka garuar edhe në vitin 1988 dhe 2008, por pa sukses.

Skip to toolbar