Rama takon princin arab, njofton për investime të rëndësishme

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një vizitë në Arabinë Saudite, ku po zhvillon takime në Riad.

Me anë të një postimi në Twitter, kreu i ekzekutivit shqiptar njoftoi se është takuar me Princin e Kurorës Muhammed Bin Salman.

Rama shprehet se me Princin arab ka diskutuar mbi ecurinë e përgatitjeve të disa investimeve në sektor si; turizmi, infrastruktura dhe kultura.

“Në Riad me Princin e Kurorës Muhammed Bin Salman, për të diskutuar mbi ecurinë e përgatitjeve të disa investimeve të rëndësishme në turizëm, infrastrukturë dhe kulturë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Twitter.

Festat e çmendura i marrin jetën princit arab

Princi i Emirateve të Bashkuara Arabe ka ndërruar jetë në Londër për shkak të mbidozës. Sheiku Khalid bin Sultan Al Qasimi, 39 vjeç, ishte i biri i sundimtarit të Emirateve të Sharjah dhe pronar i kompanisë së modës “Qasimi”.

Princi ka ndërruar jetë në apartamentin e tij në Londër nga overdoza, pas një feste të çmendur ku të ftuarit konsumonin lëndë narkotike dhe bënin orgji.

39-vjeçari njihej për festat që organizonte shpesh me drogë dhe prostituta. Sipas një burimi të DailyMail ai merrte shpesh metamfetaminë.

Emiratet e Bashkuara kanë shpallur tre ditë zie kombëtare.

“Princi i fjetur” arab lëviz për herë të parë pas 14 vitesh në koma

Një aksident me makinë bëri që princi i Arabisë Saudite, Princi Waleed bin Khaled të bjerë në koma për plot 14 vite. Asnjë lëvizje e vogël nuk ka ndodhur gjatë këtyre viteve, deri disa ditë më parë ku mediat arabe thonë se, për herë të parë, princi lëvizi kokën.

Lajmin e konfirmoi edhe princesha Rima bint Talal, kushërira e tij, e cila postoi një video në Twitter. Princi Waleed është djali i princit Khaled bin Talal.

Skip to toolbar